Si te Siguroni Femijet ne Udhetim

E degjuat historine e ciftit amerikan dhe dy femijeve te tyre, qe po ben xhiron e botes keto dite. Behet fjale per nje histori te tmerrshme me fund te lumtur.

Prinderit ndaluan para nje dyqani dhe shkuan te blejne disa gjera, qe iu duheshin per rruges. Ata i lane dy femijet e tyre te mitur ne makine, pasi nuk do vonoheshin shume. Pasi bene blerjet dolen jashte dhe pane makinen e tyre te bere copash nga nje makine tjeter, qe kishte shkelur semaforin e kuq dhe kishte humbur drejtimin. Imagjinoni tmerrin e prinderve te femijeve te vegjel, qe gjendeshin brenda makines se aksidentuar. Te lebetitur ata vrapuan drejt makines dhe pane se dy engjejt e tyre ishin shendoshe e mire, pasi karriget e tyre te makines i kishin ruajtur nga pasojat e aksidentit. Shikoni se cila ishte pamja e makines pas aksidentit:

Nje pamje e tmerrshme aksidenti, por edhe dy karrige te vogla aspak te demtuara. Te dy prinderit falenderonin zotin qe nuk neglizhuan sistemimin e femijeve neper karriget e tyre te makines perpara se te dilnin nga makina per te blere.

Kjo ngjarje qe vjen nga SHBA na sjell ne mendje nje argument shume te rendesishem per sigurine e femijeve ne udhetim. Teksa shoh kete foto me vijne ne mendje imazhe pafund femijesh te vegjel te ulur tek timoni me babin apo ne vendin e pare te makines te pasiguruar. Eshte nje pamje qe e shoh kaq shpesh neper rruget e Shqiperise dhe cdo here me trishton.

Kur mbesa ime ishte me e vogel dhe udhetonim me te, ajo kishte nje zakon qe kur lodhej nga udhetimi qante shume dhe donte te rrinte ne krahet e nenes se vet. Une stresohesha shume kur i shihja te dyja te ulura mbrapa dhe te pasiguruara. Per fat te mire ajo e ka harruar ate zakon dhe tani i gezohet pamase karriges se saj te bukur te makines. Tani edhe ne jemi me te qete kur udhetojme me te ne makine.

Shikoni sa e shijon mbesa ime udhetimin me karrigen e saj te makines.

Perse duhet te Blejme Karrige per Makine per Femijen

Prinder te dashur, kujdesuni qe femija juaj te jete sa me i sigurt ne makine. Pajisini makinat tuaja me karriget e femijeve sipas moshave. Ka disa argumente qe mbeshtesin nje investim te tille per femijen tuaj:

I. Femija eshte i/e sigurt te rast aksidentesh.

II. Femija mban qendrimin e duhur te trupit dhe te kokes gjate udhetimit.

III. Femija eshte me komod dhe i/e rehatuar kur ulet tek karrigia e destinuar per te. Ai/ajo nuk lodhet gjate udhetimit.

IV. Femija mund te shohe panoramen perreth dhe te shijoje udhetimin.

V. Femija mund te fleje i/e qete gjate udhetimit ne pozicionin e gjumit.

VI. Karrigia e makines eshte nje investim afatgjate.

Blerja e karriges per makine per femije eshte ndoshta shpenzimi me i vlefshem i parave kur vjen fjala per femijet e vegjel (krahasuar me veshjet dhe kepucet, qe duhen blere cdo 3 muaj).

VII. Femija juaj edukohet qysh i/e vogel te qarkulloje gjithnje i/e sigurt me makine, edhe kur te rritet.

Ky eshte propozimi yne per karrige per makine per vajza.
Klikoni mbi foto per te bere tuajen kete karrige me cmim oferte me 34% ulje.

Keshilla te Vlefshme per Zgjedhjen e Karriges se Femijes per Makine

Te dashur miq, mos e neglizhoni sigurine e femijeve tuaj. Ja disa keshilla qe duhet te mbani parasysh kur te zgjidhni karrigen e makines per femijen tuaj.

  • Merrni karrige qe mban femijet deri 36 kg (e thene ndryshe per femije deri 12 vjec). Keto karrige kane shtresa qe sistemojne femijen ne mosha te ndryshme. Kjo ben qe ta blini vetem 1 here te vetme karrigen e makines per femijen tuaj.
  • Blini karrige me disa pozicione, te pakten te kete 3 pozicione: ate te gjumit, te pushimit dhe pozicionin e rregullt kur rri ulur ne karrige.
  • Blini karrige te rehatshme. Duhet te jete e bute kur e prekni me dore.
  • Kontrolloni menyren sesi karrigia e femijes lidhet ne makine. Nese merrni versionin modern te lidhjes me pajisjen e posacme, kontrolloni me pare qe makina juaj e ka ate opsion.
  • Zgjidhni dizenjo qe i pershtatet deshirave te femijeve tuaj.
  • Gjejeni karrigen e femijes, qe doni neper dyqane dhe me pas blijeni KARRIGEN online te njejtin model (me cmim me te leverdisshem), qe te siguroheni qe po merrni nje produkt sipas kerkesave tuaja.
Ky eshte propozimi yne per karrige per makine per djem.
Klikoni mbi foto per te bere tuajen kete karrige me cmim oferte me 34% ulje.

Siguria e femijeve eshte nje nga detyrat tona paresore si prinder, njekohesisht edhe nje nga shqetesimet tona. Ne kemi prekur sigurine e femijeve brenda ne shtepi ne nje artikull te meparshem, ndersa sot menduam te japim kontributin tone per sigurine e femijes gjate udhetimit me makine. Nese keni ndonje pyetje apo opinion ne lidhje me kete teme, mirepresim komentet tuaja.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem edhe per prinder te tjere, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.