A duhet Njerezit te kene Qendrim te Prere per Abortin

Sa here hapen diskutime ne lidhje me temen per abortin, degjoj njerez qe kane mendime te paqarta ne lidhje me te. Mendime te ngjashme me ate te presidentit te SHBA te deklaruar para pak kohesh ne media. Presidenti Trump shprehu qendrimin e tij ndaj abortit, duke thene se ishte nje mbeshtetes i jetes me perjashtim te rasteve te perdhunimeve, incestit dhe kur rrezikohej shendeti i nenes. Te them te drejten, me nervozojne pak keto lloj qendrimesh, pasi une mendoj se qendrimi per ceshtje si aborti duhet te jete i prere: Ti e pranon abortin ose je kunder tij! Pike! Ti ose beson se mrekullia e jetes eshte nje dhurate hyjnore e ardhur nga Zoti, ose, ne te kundert, ti beson se kjo ceshtje eshte vendim njerezor, ndaj duhet lene ne doren e prinderve dhe shoqerise per te vendosur.

Ceshtja e Abortit dhe Sfidat e Botes

Ceshtja e abortit behet edhe me komplekse ne situaten e sotme globale. Si kurre me pare, po jetojme ne nje epoke qe planeti po perballet me sfida te rendesishme si: rritja e pakontrolluar e popullsise, pamjaftueshmeria dhe keqperdorimi i burimeve, etj. Zhvillimet teknologjike dhe shkencore kane mundesuar zgjatjen e jetegjatesise se njeriut dhe kjo ben qe keto problematika te theksohen edhe me teper, duke vene ne diskutim mireqenien e planetit dhe te popullsise boterore. Planifikimi familjar eshte gjetur si nje nga zgjidhjet e perdorura per kontrollin e rritjes se popullsise. Por ne fakt, a nuk eshte edhe kjo nje nderhyrje ne vullnetin hyjnor per jeten? A nuk konsiderohet edhe ngjizja e nje jete te re nje bekim qe vjen nga zoti?

Une besoj se diskutimi moral: Vullneti Hyjnor kundrejt Vendimit Njerezor, anon nga ana e ketij te dytit, ne momentin qe njerezit nderhyjne ne vendimin per ngjizjen e jetes. Kushdo qe pranon perfitimet e pilulave kontraceptive, ka dhene nje gjysme-vote edhe per abortin. Qe te dyja jane nderhyrje ne ciklin e jetes, vecse ne faza te ndryshme te procesit.

Debati Publik per Abortin

Ka shume arsye qe renditen per domosdoshmerine e abortit si: problemet ekonomike, te drejtat e njeriut qe kane prinderit, problemet shendetsore, mungesa e angazhimit nga prinderit e ardhshem, preferenca per gjinine e femijes, ngjizja me dhune (perdhunimi), mosha e vogel e prinderve te ardhshem, etj. Disa prej tyre jane argumente shume te forta dhe kane ndikuar ndjeshem opinionet e njerezve, duke i ndare ata ne dy grupe te medha.

Perseri, ne besojme se vendimi ne lidhje me abortin nuk eshte nje vendim qe merret mbi bazen e argumenteve, por duhet bazuar tek vlerat dhe besimi i brendshem i njeriut. Kjo eshte nje ceshtje morale, dhe jo nje ceshtje etike. Aprovimi apo mos-aprovimi me kushte nuk para ndihmon ne nje ceshtje te tille. Ne fund fare, ato qe vendosin duhet te jene vlerat e brendshme te shumices se njerezve. Shumica e popullsise se shtetit te Alabames ne SHBA votoi para pak kohesh qe te pengoje me ligj abortin.

Ne, te FAMILY+ mbeshtesim Jeten. Ne besojme se ‘dashuria per jeten’ eshte vlera me e fuqishme qe duhet te mbizoteroje vendimin ne lidhje me abortin. Duke mbajtur ne mendje kete parim, duhet te gjenden zgjidhje te tjera per problemet e permendura me lart dhe per te ruajtur mireqenien e races njerezore. Mirepresim mendimet tuaja ne lidhje me kete ceshtje permes komenteve tuaja.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Featured image: https://www.publicdomainpictures.net

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) ate me miqte dhe ndjekesit ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

One thought

  1. Shume e drejte njerezit duhet te kene nje vendim te prere ne lidhje me abortin dhe gjithashtu mendoj se duhet te jene me te pergjegjshem per veprimet e tyre.
    Kam pare aq shume prinder te papergjegjshem keto 2 muaj saqe me ka ikur truri fare. Prinder qe fajesojne femijet e tyre per cdo problem ,prinder qe kalojne karrocen me femije para makines pa u siguruar qe rruga eshte pastruar dhe shume te tjera. Femija nuk eshte pergjegjes per asgje dhe duke e bere ate te ndihet i tille me plot goje mund te quhesh shkaterrues i se ardhmes se femijes. Shume faleminderit.💪

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.