Nje Dite e Paharrueshme me Kafshet ne Ferme

Vera tashme ka mberritur dhe cdo gje duket ndryshe nen diellin rrezellites te veres. Nje dite vendosa te shkonim si familje te vizitonim nje ferme; thjesht per te kaluar nje dite fundjave ndryshe nga ato qe kalojme ne qytet apo ne plazh. Qe te jem e sinqerte, me kishte marre malli per pak ajer te fresket te mbushur me oksigjen, qe mund ta gjesh vetem ne fshat. Keshtu, te gjithe bashke vajtem te vizitonim nje ferme vetem 30 minuta larg shtepise tone. Pame shume kafshe, peme te mbushura me fruta te pjekur, panorama te mrekullueshme dhe provuam nje leng trendafili te mrekullueshem. Por mendoj se fjalet jane te varfra per te pershkruar bukurite e asaj dite, ndaj tani do ndaloj se foluri dhe do le fotot qe t’iu tregojne se cfare pame ate dite ne ferme:

Panorama e pare qe na doli perpara syve teksa per shkonim per tek ferma.
Nje fushe me ngjyre te verdhe ishte cfare pame teksa po hynim ne ferme. Aparati fotografik nuk ka arritur te fiksoje plotesisht bukurine e ketij tapeti natyral me lule te verdha qe zbukuronte hyrjen e fermes.
Kafshet dhe zogjte ishin vendosur ne qender te fermes. Te paret qe ne patem fatin te takonim ishin keto pata te mrekullueshme, qe po luanin me njera-tjetren.
Dashi ishte kafsha tjeter qe vizituam ne ferme. Mqs. ishte mjaftueshem nxehte, ai ishte brenda ne stalle duke pushuar. Nga foto duket se nuk ishte shume i kenaqur nga vizita jone.
Me tej takuam dhite. Keto kishin dale te pushonin jashte stalles ne pjesen e hijes. Sic e shihni ne foto, cjapi i mesit po na sfidonte me shikimin e tij. Por ne fakt ato ishin shume te mira me ne.
Surpriza me e madhe per ne ishte te takonim kete dre te mrekullueshem. Ai ishte jashtazakonisht i bukur dhe shume miqesor. Une pata fatin ta ushqeja me doren time, pasi ishte vakti i drekes per te.
Takimi i radhes ishte me kete zoterushin ne foto, lepurushin. Ime bije u dalldis pas tij, ndoshta sepse i ngjante me macen e saj, bardhe e zi. Lepurushi u tregua shume i sjellshem dhe pozoi per ne, ne vend qe t’ia mbathte me te katra.
Kjo shqiponje e vogel ishte surpriza tjeter e madhe gjate vizites tone ne ferme. E gjetem ate teksa rrinte brenda vendit te saj dhe dukej aq e pushtetshme. Shikimi i saj ishte i mbushur plot krenari dhe dukej sikur te depertonte tejpertej.
Ne ferme kishte shume pula e gjela, por pjesa me e madhe e tyre ishte strukur neper hije dhe fotot dolen shume te erreta. Gjithsesi ishte ky lloji i vecante i pulave, qe shetisnin pa problem neper diellin e nxehte. Ime me i quante ‘pula hini’ (besoj per shkak te ngjyres se tyre).
Ne majen e koteceve te pulave ishte te vendosur folete e pellumbave. Kur vajtem ne, ato ishin te boshatisura, pasi pellumbat fluturonin me shpejtesi rreth e perqark. Une arrita ne fiksoj dy prej tyre qe u ulen te pushonin per vetem 1 minute ne toke.
E si mund te quhet qe jemi ne nje ferme pa Balon, qenin e saj. Ai ishte vendosur ne ane te fermes, jashte shtepise se tij, vigjilent per cdo gje qe mund te ndodhte ne ferme.
 Nuk mund te rri pa permendur lulet e mrekullueshme qe zbukuronin vendin e pushimit ne ferme. Ngjyra dhe forma te mrekullueshme, te cilat vetem nena natyre eshte ne gjendje te krijoje. Ato ishin pjese e nje dekori mahnites ne ferme dhe na u nguliten ne mendje nga vizita jone atje.
Ferma ishte shume e pasur me peme frutore dhe kjo peme shege e mbushur me lule ishte nje nder pamjet e mrekullueshme per syte tane.
Keni pare ndonjehere nje peme mani me fruta te pjekura ne te? Kjo ishte pamje jone teksa shkonim drejt parkingut. Frutat ishin lehtesisht te arritshem teksa ecje drejt makines.
Ndalesa jone e rradhes ishte kjo peme kumbulle e ster-ngarkuar me kumbulla te pjekura. Mua me pelqen shume pamja e frutave te pjekur ne peme.
Padiskutim nuk mund te ndodhte qe te mos shihnim dardha te pjekura ne peme ne kete periudhe te vitit.
Ne kthim ndeshem me kete lopen bukuroshe, qe po rrinte ne nje lendine te vogel prane rruges. Shikoni se sa kurioze ishte ne lidhje me prezencen tone.
Ne fund te udhetimit tone, ne patem fatin te kenaqnim syte me kete mrekulli, pikerisht ne dalje te fshatit qe vizituam.
Mendova ta ndaja nje kenaqesi te tille me ju miq te dashur.

Keto ishin disa nga kujtimet tona nga dita qe kaluam ne ferme. Ishte nje dite shume e bukur per time bije, si edhe per ne te rriturit. Ajo eshte ende shume e vogel per te kuptuar gjithcka pa ne ferme, por padiskutim e beri dallimin e nje dite te kaluar mes gjelberimit, pa zhurmat e qytetit te madh; duke thithur ajrin e paster e te fresket te fshatit. Jua rekomandoj te gjitheve ju miq qe te planifikoni te kaloni nje dite bashke me familjen tuaj ne nje ferme (ka plot ferma agroturistike, qe jua ofrojne nje mundesi te tille argetimi per gjithe familjen).

Mos harroni te visheni me rroba te rehatshme dhe mbi te gjitha me kepuce te rehatshme. Ja disa propozime tonat per kepuce komode per cdo anetaret e familjes:

Per kryefamiljarin: Karrimor Bodmin Mid IV Weathertite Men’s Shoes, Black Sea, 11 UK (45 EU)

Per zonjen e shtepise: Under Armour Micro G Pursuit, Women’s Running Shoes, Black (Black/ Elemental/ Mojito Pink (005), 6.5 UK (40.5 EU)

Per Femije te vegjel : Geox Baby Girls’ B Each G Low-Top Sneakers, White (White/Silver C0007), 7 UK Child

Per femije me te rritur: Kid’s Lightweight Running Shoes Boys Girls Breathable Sneakers Casual Walking Shoes Comfortable Tennis Shoes, Navy Blue, 1 UK Childper djem:

Vizita ne ferme i ndihmon femijet tuaj te preknin jeten reale dhe te thjeshte, dhe i ben te kuptojne se pulat nuk rriten ne frigorifer. Eshte nje kohe e kaluar mire dhe shume kujtime te bukura familjare. Kalofshi mire!

Nese u kenaqet duke lexuar kete artikull dhe mendoni se eshte interesant dhe i vlefshem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: InstagramYou TubeFacebookTwitterLinkedInPinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.