Si te Angazhojme Femijet per te Shkarkuar Energjite e tyre

Po lexoja dje ne internet nje artikull, ku nje nene tregonte pervojen e vet me aktivizimin e vogelushit te saj dy vjec e gjysme me ushtrimet e joges. Ajo shpjegonte ne artikull arsyet, qe e shtyne te bente nje gje te tille dhe perfitimet. Pashe disa foto te vogelushit teksa kryente ushtrimet e joges sebashku me te emen. Te jem e sinqerte, reagimin im ndaj kesaj historie ishte shume skeptik. Edhe pse e mirekuptoj irritimin qe vogelushet shkaktojne tek prinderit e tyre, pasi ne kete moshe, ata kane nje energji te jashtezakonshme dhe nje deshire akoma me te madhe per te mesuar gjera te reja. Sillen verdalle gjate gjithe dites, prekin gjithcka, perplasin perdhe cdo gje qe shohin, rendin drejt cdo rreziku te mundshem, dhe bejne nje rremuje te madhe neper shtepi.

Me besoni kur them se une jam nje nga prinderit -‘viktime’ e kesaj situate, dhe nuk kam lene njeri pa pyetur, si live apo online, per ide se si mund ta perballoj me mire dhe me lehte situaten kaotike qe shkakton ime bije. Pergjigja qe marr rendom nga prinder me me shume pervoje se une, eshte: “Mos u shqeteso. Kjo eshte vetem nje faze e zhvillimit te femijes, dhe do te mbaroje se shpejti”. E praaa … Po! Une e di qe kjo eshte vetem nje faze. Shqetesimi im mbetet se si mund t’ia dalim mbane deri ne fund te saj pa pesuar ndonje dem ime bije apo nervat e mia. Tashme shtepia eshte transformuar, dhe nje pjese e mire e sendeve, te cilat i kam zgjedhur dhe rregulluar me doren time, jane hequr fare. Eshte e cuditshme se si uragani im eshte e afte ta transformoje cdo njerin prej tyre ne nje vend teper te rrezikshem loje megjithe masat qe une kam marre per te rritur sigurine e saj ne shtepi.

Ndaj, u thellova me shume ne lidhje me historine, qe po iu tregoja dhe po mendoja se ne fund te dites vendimi i asaj nenes nuk ishte edhe aq i gabuar. Ideja e saj per ta perfshire vogelushin e saj ne seancat e joges, i jepte asaj nje mundesi per ta angazhuar vogelushin ne aktivitete te reja per te, dhe me te cilat ai mund te shpenzoje nje pjese te energjise se tij te pashterueshme. Ne te njejten kohe, ajo po e mesonte te birin, qysh ne vogeline e hershme, me nje stil jete te shendetshem. Edhe vogelushi dukej shume i kenaqur ne foto, dhe besoj eshte pothuajse e pamundur ta besh nje femije te moshes se tij te ‘pozoje’ sikur eshte i lumtur vetem per fotografi.

Ndaj, po mendoja se si mund ta perfshija time bije ne aktivitete, ku une nuk do isha thjesht ‘roja’ i saj, por do isha pjesemarrese. Dhe … degjoni se cfare bera. E mora gocen kur beja ushtrimet e barkut ne tapet. Pasi vesha kostumin tim te joges dhe u shtriva, ime bije u ul siper meje te pjesa e barkut, dhe me sherbente si peshe per t’a palestruar me shpejt barkun. Ajo u kenaq nga levizjet e mia lart e poshte dhe filloi te qeshte si nje engjell me zerin e saj te kristalte. Pse mendoni se mund te vazhdoja ushtrimet abdominale pas kesaj? Sigurisht qe jo, se zemra ime u shkri nga te qeshurat e saj dhe trupi m’u leshua plotesisht nga te qeshurat e mia. Nje situate e ngjashme ndodhi edhe kur po beja ushtrimet e shpines. Ime bije hipi kaluc mbi fundshpinen time dhe luante me floket e mia. Zoti e di cfare dhimbjesh provova, kur ajo m’i terhiqte floket si litare per t’u mbajtur.

Gjithsesi, une nuk hoqa dore. E mora qe te me ndihmonte me heqjen e pluhurave. Morem te dyja nga nje lecke pluhurash ne duar dhe ime bije u argetua duke levizur lodrat e veta nga mobiljet ne toke dhe anasjelltas. Ajo u shkri se qeshuri teksa me shihte mua qe merrja pluhurat ne maje te gishtave dhe kendoja e performoja ‘live’ per te. Sebashku rregulluam krevatet, veshem kepucet e reja vajtem ne supermarket, gatuam dhe shetitem qenin. Jam e sigute qe teksa po lexoni, po rrudhni buzet e po mendoni: “E cfare kane te vecante keto gjera, ne i bejme keto gjate gjithe kohes”. E vecanta eshte: se per here te pare une po perfshija veprimet e zakonshme qe ben ime bije kur luan, tek aktivitetet e mia te perditshme. Pra, ne vend qe te luaja rolin e ‘rojes’ kur ajo luan neper shtepi, une arrita qe per disa ore ne te kalonim kohe bashke dhe te benim punet sebashku.

Ne fund te dites, ne kishim perfituar disa te qeshura engjellore shtese, kaluam nje kohe te bukur bashke, une fitova ca kohe per te ushtruar pasionet e mia (sic eshte ky blog); dhe fillova ta edukoja time bije me aktivitetet per kujdesin per shtepine. Ah! Se harrova t’ua them, ime bije eshte vetem 18 muajshe dhe te gjitha aktivitetet qe permenda i duken te reja dhe argetuese. Sigurisht qe edhe asaj nuk i vajti mundimi kot dhe mqs. e pelqen shume Minnie Mouse fitoi, si dhurate per sjelljen e mire, kete cante te mrekullueshme shpine, qe e mban me vete edhe kur fle -:) Canta eshte shume komode dhe vjen edhe me disenjo te tjera. Klikoni mbi foton per te pare detajet e per ta blere per vogelushet tuaja.

Cante shpine per vogelushe me dizenjo
Minnie-Mouse.
Klikoni mbi foto per ta blere.

Mendova te ndaj me ju kete pervoje timen me shpresen se, sikurse une, edhe ju mund te gjeni ndonje shkendije frymezimi se si ta pasuroni me aktivitete te vlefshme kohen qe kaloni me vogelushet tuaj.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: InstagramYou TubeFacebookTwitterLinkedInPinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.