A e dini se: Dhuna ne Femijeri eshte Fenomen i Trashegueshem?

E degjuat lajmin e fundit se: Shqiptaret renditen te paret ne Europe per numrin e vrasjeve te bashkeshorteve/numer banoresh? Baza dhe pikenisja e ketij fenomeni te kobshem eshte dhuna ne familje. Te gjithe jemi deshmitare te skenave absurde te dhunes ne familje, si ne media edhe ne jeten reale. Per fat te keq, dhunes ne familje nuk i shpetojne dot as femijet.

Duke qene nje fenomen mjaft i perhapur dhe shqetesues ne shoqerite e sotme, studiuesit jane shtyre per ta studiuar ate nga ana shkencore per te kuptuar shkaqet qe e nxisin, dhe me tej te gjendjen zgjidhje per eleminimin e ketij fenomeni shoqeror.

Ne nje studim te bere nga 6 studiues te kryesuar nga Ryan Bogdan Professori i Associuar prane Univesitetit te Uashingtonit ne St. Louis, SHBA, jane vezhguar 364 prinder dhe 573 femijet e tyre me moshe mbi 18 vjec. Pjesemarresit ne studim u vezhguan per disa lloje keqtrajtimesh ne femijeri, si: abuzimet seksuale, injorimi emocional, dhuna emocionale, dhuna fizike, injorimi fizik, etj.

Rezultatet e Studimit

I. Nga studimi rezultoi se femijet e prinderve qe jane keqtrajtuar ne femijeri, jane teper te prirur per te pesuar dhune gjate femijerise se tyre gjithashtu.

II. Nga studimi doli se dhuna e trasheguar ne breza nuk lidhet me nje lloj dhune specifike. Pra, nese prindi eshte abuzuar fizikisht ne femijerine e vet, femija i/e tij ka prirje te dhunohet, por jo domosdoshmerisht me dhune fizike; mund te jene llojet e tjera te dhunes se permendura.

III. Fenomeni i trashegimit te dhunes ne femijeri, ndikohet shume nga crregullimet e personalitetit te prindit te dhunuar ne femijeri.

Xhakete Xhins e Stilizuar per vajza.
Kliko mbi foton per te porositur kete xhakete te stilizuat per vajzen tuaj,

Per fat te keq, ky studim vertetoi perceptimin e pergjithshem se dhuna ndaj femijeve e ka burimin kryesisht brenda ne familje.

Nje prind i dhunuar dhe i pa-sheruar nga pasojat, qe dhuna le ne deformimin e personalitetit, behet shkas qe edhe femijet e tij te dhunohen gjate femijerise se tyre. Kur prindi shfaq: impulsivitet, marredhenie ndernjerezore te paqendrueshme, paqendrueshmeri emocionale dhe mungese durimi, me sjelljen e tij ben qe edhe femija i vet te trashegoje frikera dhe deformime te ngjashme te personalitetit.

Keto jane perfundime vertete shqetesuese dhe te frikshme per cdo prind. Keto perfundime jane te kuptueshme ne vetvete, pasi logjika e thjeshte te con drejt perfundimit se dhuna prodhon dhune. Por cfare mund te beje nje femije i dhunuar dhe i patrajtuar per gjendjen e vet?

Ne momentin qe femija i dhunuar arrin moshen adulte, ai/ajo duhet te jete i ndergjegjshem per pasojat e situates ne jeten e tij/saj dhe tek pasardhesit e vet. Ndaj, nese prinderit e vet nuk kane reaguar per te trajtuar pasojat e dhunes mbi ate vete, ai/ajo vete duhet te kujdeset qe te eleminoje keto pasoja nga jeta e vet. Psikologet mendojne se terapi te caktuara mund te ndihmojne ne korrigjimin apo edhe eleminimin e disa prej sjelljeve te permendura me lart, qe shfaqin ish-femijet e dhunuar tashme ne moshe adulte.

Pantallona Xhins te Stilizuar per vajza.
Kliko mbi foton per te porositur keto pantallona te stilizuara per vajzen tuaj,

Beni kujdes te dashur prinder! Sjellja juaj agresive ndikon drejtperdrejt cilesine e jetes se femijeve tuaj, niperve tuaj dhe brezave te tjere. Eshte e tmerrshme te mendosh qe ne si prinder t’iu leme femijeve si trashegimi nder breza, dhunen ne familje dhe sidomos dhunen ndaj femijeve. Gjithsecili nga ne e di se kur ka nevoje per ndihme. Mos kini turp! Shkoni dhe kuroni problemet qe te tjeret kane shkaktuar tek ju ne menyre krejt te papergjegjshme dhe te padrejte. Investoni ne mireqenien tuaj mendore dhe emocionale sot, per te lene mbrapa nje trashegimi vlerash familjare dhe shoqerore. Mbajini femijet tuaj larg dhunes dhe beni qe familja te jete nje strehe e sigurte per ta. Vetem keshtu, ne si prinder mund te themi se e kemi realizuar detyren tone me se miri. Prinderim te Mbare!

Featured image: https://www.needpix.com

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem edhe per prinder te tjere, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.