2 Ekstrakte te Mrekullueshme per Bukurine Tuaj nga Trendafilat e Fresket

Besoj ju kujtohet qe iu kam treguar se une jetoj ne nje vend te rrethuar nga trendafila te mrekullueshem. Nese jo, ju lutem klikoni ketu per te pare trendafilat e mi fantastike dhe jepini vetes kenaqesi ne kete dite te pare te nje jave shume te nxehte. Perpos kenaqesise qe me dhurojne trendafilat teksa i sodis perdite, gezimit qe kam kur i fotografoj ato te cilet ma rrembejne zemren dhe pergatitjen e surprizave romantike per partnerin tim; une kam gjetur menyra per t’i perdorur ato edhe per permiresimin e shendetit dhe bukurise time. Jane dy menyra qe une i perpunoj trendafilat e fresket dhe me arome te mire ne shtepine time, dhe mendova qe sot t’i ndaj ato me ju miqte e mi:

I. Shurupi i Trendafilave

Kjo eshte nje pergatitje shume e thjeshte, qe e kam mesuar nga nena ime (Nena Xheni, sic e therret ime bije). Eshte shume i thjeshte dhe i shijshem. Per t’a pergatitur duhen: 4 -5 trendafila te fresket dhe aromatik (kujdes, trendafilat pa arome nuk i japin shurupit shijen e duhur), 1 liter uje te filtruar te ftohte, 10 gr limontoz (ose nje pako e vogel plastike) dhe shume rreze dielli.

Ngjyra e Shurupit te Trendafilit varion ne varesi te ngjyres se trendafilave qe perdorim, sa me shume trendafila te kuq te fusim aq me me ngjyre te erret te kuqe del shurupi dhe anasjelltas.

Mblidhni trendafilat, hiqini petalet dhe lajini me uje te bollshem. Futini ato ne nje kavanoz qelqi, shtoni ujin e ftohte te filtruar dhe limontosin. Mbylleni kavanozin me kujdes dhe tundeni qe te shkrihet limontosi. Lereni ne nje vend qe e sheh dielli per tre dite, ose derisa petalet e trendafilit te cgjyrosen plotesisht. Kullojeni shurupin me nje kullese te imet dhe shtrydhini petalet mire, qe te leshojne te gjithe esencen e vet. Ruajeni shurupin ne shishe qelqi dhe embeltojeni me pak mjalte natyral kur ta konsumoni. Ju befte mire!

Shurupi nga trendafilat e fresket eshte shume i mire per shendetin tuaj te brendshme dhe nje pije aromatike dhe freskuese per ditet e nxehta te veres.

II. Toniku i Trendafilit

Keni degjuar per Vajin e Trendafilit? Eshte nje produkt i rralle dhe i cmuar, qe prodhohet ne menyre artizanale nga trendafilat e fresket. Eshte nje pergatitje e arte per bukurine e lekures dhe mireqenien ne teresi. Sot, do iu tregoj se si une pergatis nje tonik aromatik per lekuren time nga trendafilat e fresket. Procedura e ndjekur eshte e ngjashme me ate te prodhimit te Vajit te Trendafilit, por nuk ndiqen te gjithe hapat dhe nuk nevojiten pajisjet speciale.

Per pergatitjen e tonikut te trendafilit nevojiten 5 -6 trendafila aromatike dhe 1 liter uje i ftohte i filtruar. Mbledhim trendafilat, heqim petalet dhe i lajme me uje te bollshem. I fusim ne nje tenxhere/tigan te thelle, ku kemi shtuar ujin e filtruar me pare. E vendosim enen ne zjarr dhe e leme te zieje derisa petalet te cngjyrosen plotesisht.

E heqim enen nga zjarri dhe e leme te ftohet per 6 ore, une e lashe gjithe naten (rreth 8 ore). E kullojme perberjen me nje kullese te imet dhe e ruajme ne ene qelqi. Ky tonik eshte ideal per pastrimin e fytyres, sidomos per njerezit qe jetojne ne vende te nxehta dhe vuajne nga yndyrosja e shpeshte e ballit, hundes dhe mjekres gjate gjithe dites. Toniku i Trendafilit eshte nje perberje natyrale, shume aromatike dhe shume delikat me lekuren.

Nese do shikoni me vemendje tonikun ne foto, do mundeni te dalloni nje shtrese te bardhe qe noton ne siperfaqen e tij. Ai eshte Vaji i Trendafilit, qe po flisja pak me pare.

Keto ishin sugjerimit e mia per te perdorur trendafilat e fresket ne kushtet e shtepise. Jane pergatitje te thjeshta, por shume te dobishme per shendetin dhe bukurine tuaj. Do me pelqente shume nese ju do i provoni ato ne shtepite tuaja dhe te me tregoni pervojat tuaja ne lidhje me keto dy produkte. Deri atehere, ju uroj Ju dhe Familjes Tuaj te keni shendet te mire dhe te qendroni ne forme te shkelqyer.

Per te gjithe ju qe mund te jeni kuriozuar per Vajin e Trendafilit, ketu poshte gjeni 100% Vaj Trendafili organik te prodhuar ne Bullgari, nje nga vendet me te famshme ne bote per kete lloj vaji. Klikoni mbi foton per te pare detajet dhe per ta bere tuajin ate qe quhet Vaji i Shendetit dhe Bukurise.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i vlefshem, lutemi Pelqejeni dhe Ndajeni ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.