Doni te Jeni te Shendetshem? – Blini te Tregu Fshatar

E degjojme shpesh frazen “Te jesh i/e Shendetshem”. Per fat te keq, nuk gjejme ndonje lidhje me kete fjale kur vjen puna tek furnizimet qe blejme per pije dhe ushqime. Nje studim i fundit i botuar ne revisten Nutrients ne SHBA, tregon se ushqimi eshte nje nga tre shkaktaret kryesore te problemeve tona me shendetin (sebashku me stilin e jetes pasiv dhe ndotjen e mjedisit). Studiuesit kane bere nje analize te detajuar te pijeve dhe ushqimeve, qe shiten ne supermarketet ne SHBA dhe kane zbuluar se 71% e artikujve qe shiten aty hyjne ne kategorine e ushqimeve ultra-te perpunuara. Per ju qe nuk e kuptoni termin “ultra-te perpunuara”, shpjegojme se kur flitet per produkte te tilla, jo vetem qe produkti final, te cilin ne e konsumojme, edhte i perpunuar, por edhe lendet e para qe perdoren per t’a prodhuar ate jane gjithashtu te perpunuara.

E thene me fjale te thjeshta, 71% e produkteve qe konsumojne banoret e SHBA-ve cdo dite, permbajne nivele te larta te: yndyrnave te ngopura, sheqeritkripes dhe kane shume kalori. Te gjitha keto elemente konsiderohen nga mjeket dhe dietologet si armiqte me te medhenj te shendetit tone, dhe shkaktaret kryesore te zhvillimit te semundjeve te rrezikshme.

Cilat jane Ushqimet e Shendetshme

Sipas studimit, kategorite e ushqimeve me te shendetshme jane: produktet e detit dhe nen-produktet e tyre, vezet, frutat, arroret dhe bishtajoret. Sic mund ta shihni, te gjitha keto jane ushqime tipike, qe konsumohen sa me te fresketa. Ushqimet e gatshme ne forme snacks u gjeten 100% ultra-te perpunuara.

Si eshte Situata ne Vendet e Tjera

Per fat te keq, situata nuk eshte me e mire edhe ne pjese te tjera te botes. Per shembull, ne Australi 60.5% e produkteve ushqimore dhe pijeve qe shiten neper markete jane ultra-te perpunuara. Situata ne Kine dhe Indi (dy vendet me numrin me te larte te popullsise se bote) eshte edhe me shqetesuese, pasi te dyja keto vende renditen me poshte se SHBA dhe Australia persa i perket indeksit te ushqimeve te shendetshme.

Cdo vit, publiku shpenzon sasi te jashtezakonshme parash per te blere ushqime te pashendetshme (vetem ne SHBA per vitin 2018, jane arketuar nga industria e pijeve dhe ushqimeve 505.4 miliarde dollare amerikane). Nese vetem nje pjese e ketyre parave te devijoje per te blere produkte te fresketa ushqimore te tregu fshatar apo direkt neper ferma te vogla, ne kontribuojme njekohesisht ne dy ceshtje te rendesishme: (i) furnizojme trupin tone me ushqime te shendetshme, dhe (ii) kontribuojme ne zhvillimin e industrise se ushqimeve te paperpunuara.

Pjepra qe shiten ne tavolinen e nje fermeri shqiptar

Reflektoni pak caste ne lidhje me kete gje miq te dashur. Heren tjeter qe do beheni gati te shkoni te bleni ushqime, ndaloni per nje cast dhe ne vend qe te shkoni si zakonisht drejt supermarketit, merrni rrugen drejt tregut fshatar. Investoni sot pak me shume kohe dhe ndoshta edhe pak me shume buxhet per te blere ushqime te shendetshme, dhe kursejini vetes angarine dhe veshtiresite per t’u marre neser me probleme te shtuara shendetesore.

Prodhuesit e Ushqimeve & Standartet e Cilesise

Sa here bie fjala te cilesia e ushqimeve, une perdor nje shprehje “Te gjithe ne varemi nga ndergjegjia e prodhuesve te ushqimeve; qofshin ata fermere te vegjel apo pronare kompanish te medha”. Padiskutim qeveria mund te beje shume ne kete drejtim, ne lidhje me standartet ushqimore dhe te sigurise ushqimore, rregulloret dhe mekanizmat e kontrollit. Gjithsesi, te vetmit, qe e dine dhe e vendosin se cfare do hedhin tek ushqimet tona jane vete prodhuesit e ushqimeve. Une e besoj thellesisht se diskutimit te pafund ne lidhje me cilesine e ushqimeve, do i vije fundi vetem atehere kur prodhuesit e ushqimeve do behen te ndergjegjshem ne lidhje me pergjegjesite e tyre sociale kundrejt publikut te gjere, qe iu beson sigurine e ushqimeve qe i japin femijeve dhe familjeve te tyre.

Persa kohe do kemi kompani te industrise ushqimore, qe e shohin punen e tyre vetem te bazuar te shifrat, dhe nuk jane ne gjendje ta perceptojne, kuptojne dhe ta ndjejne pergjegjesine e stermadhe, qe ata kane kundrejt publikut te gjere duke marre persiper sigurimin e ushqimit per ta, ne do vazhdojme te lexojme raporte si ky i sotmi dhe do vazhdojme te flasim ne lidhje me cilesine e ushqimeve, ndersa shkojme per te blere pikerisht te njejtat produkte, sic jemi mesuar te bejme gjithmone. Qofshi Mire!

Hapsire per Blerje

Per ju sot ju propozojme Produktet Farmasi. Shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju shume shpejt. Gjeni te fotot e meposhtme nje pjese te produkteve Farmasi.

Per te pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop. Produktet e Seteve dhe Linjave mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per porosi na shkruani ne: inbox ne Facebook apo ne WHATSAPP 0683060427.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (Like) dhe Shperndajeni (Share) te miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: InstagramYou TubeFacebookTwitterLinkedInPinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.