5 Ushtrime Fantastike per te Pasur Duar te Fuqishme dhe te Bukura

Gjithnje jam habitur me forcen e duarve qe ka daja im apo edhe te tjere njerez, te cilet punojne vazhdimisht me kacavida, celesa mekanike, apo pune te tjera mekanike. E gjithe fuqia dhe forca e tyre vjen nga ‘stervitja’ e perditshme qe ata i bejne muskujve te kraheve dhe duarve.

Qe te funksionojne duart, duhet te kombinohen veprimet e tendinave, kockave dhe nyjeve. Ky koordinim ndodh vetvetiu tek nje njeri i shendetshem dhe qe nuk sforcon duart dhe krahet e vet. Por me kalimin e moshes apo edhe nga shkaqe te tjera fillojme te ndjejme probleme me funksionimin e duarve. E keni parasysh kur ndjeni ngathtesi ne duar apo kur nuk arrini te beni gjera te caktuara me duart tuaja (psh. te hapni kapakun e nje kavanozi, etj.)? Mua me ndodh kur ngrihem nga gjumi dhe shoh se nuk kam force veprimi tek duart. Dhe duhet te kaloje njefare kohe, qe une te zgjohem teresisht dhe trupi dhe duart e mia te kthehen ne gjendjen e tyre normale. Nje gje e ngjashme me ndodh kur dal per ecje te gjata. Kur kthehem ne shtepi i kam duart pak te fryra dhe paksa me pak te fuqishme se zakonisht.

Te gjitha keto tregojne se duart, njesoj si gjithe pjesa tjeter e gjymtyreve dhe trupit tone kane nevoje per perkujdesje, stervitje dhe mirembajtje. Dhe nuk po flasim ketu per rastet e semundjeve te osteoartritit, artritit dhe problemeve me tendinat. Po i referohem aktivitetit normal te duarve te nje njeriu te shendetshem. Ekspertet rekomendojne disa ushtrime bazike per ‘stervitjen’ e duarve, qe ndihmojne per te ruajtur levizshmerine e tyre.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Ushtrimet per Levizshmerine e Duarve

Ushtrimet qe do ndajme me ju jane pergatitur nga ekspertet e Harvard Medical School dhe ndikojne ne normalizimin e levizjes se gishtave, kyceve dhe gjithe dores tuaj. Eshte nje lloj stervitje individuale per te mbajtur muskujt dhe tendinat e duarve ne formen e duhur.

Bejeni secilin ushtrim 10 here duke e ruajtur secilin pozicion per 5 – 10 sekonda. Perseriteni seancen e stervitjes se duarve tre here ne dite.

Imazhet e ushtrimeve te duarve jane marre nga: Harvard Medical School.

Ushtrimi I: ZGJATJA DHE PERKULJA E KYCIT TE DORES

  • Merrni nje peshqir dhe vendoseni ne anen e tavolines. Uluni ne karrige dhe mbeshteteni parakrahun e dores se majte mbi peshqir, duke lene pjesen e kycit te dores dhe doren te varur jashte anes se tavolines. Pellemba e dores duhet te shohe poshte drejt tokes.
  • Filloni levizeni doren lart, derisa te ndjeni nje kercitje te lehte dhe mbajeni per 5 sekonda.
  • Ktheheni doren ne pozicionin fillestar.
  • Perseriteni ushtrimin me parakrahun e kthyer ne krahun tjeter, dhe pellemben qe sheh ne drejtimin lart.
  • Bejeni te njejtin ushtrim me doren e djathte.
Gjimnastika e duarve - ushtrimi 1

Ushtrimi II: RROTULLIMI I KYCIT

  • Qendroni drejt ne kembe ose ulur dhe mbajeni krahun e majte ngjitur me trupin. Perthyejeni parakrahun me kend 90 grade dhe me pellemben qe sheh ne drejtimin poshte.
  • Rrotullojeni parakrahun deri ne pozicionin qe pellemba te shohe ne drejtimin lart. Mbajeni per 5 sekonda dhe kthejeni ne pozicionin fillestar.
  • Kete ushtrim mund ta realizoni njekohesisht per te dyja duart.
Stervitja e duarve - ushtrimi 2

Ushtrimi III: DEVIJIMI I KYCIT TE DORES / DEVIJIMI RADIAL

  • Mbeshteteni paraprahun tuaj mbi nje peshqir te palosur e te vendosur ne ane te tavolines. Mund te perdorni si mbeshtetese edhe gjurin e te njejtes ane. Poziciononi parakrahun dhe doren e majte, qe kjo e fundit ta kete gishtin e madh te drejtuar lart.
  • Levizeni kycin e dores lart e poshte, deri ne fundin e mundshem ne cdo skaj.
  • Perseriteni ushtrimin edhe per doren e djathte.
Stervitja e duarve - ushtrimi 3

Ushtrimi IV: LEVIZSHMERIA DHE ZGJATJA E GISHTIT TE MADH

  • Ushtrimi fillon duke mbajtur te dyja pellembet ne pozicion vertikal dhe me drejtim nga ju vete; gishti i madh i seciles dore te jete i shtrire mire nga jashte.
  • Levizni dy gishterinjte e medhenj te seciles dores teresisht mbi pellembet perkatese, mbajini 5 – 10 sekonda dhe kthejini serisht ne pozicionin fillestar. Perseriteni ushtrimin 10 here.
Stervitja e duarve - ushtrimi 4

Ushtrimi V: RRESHKITJA E TENDINAVE TE GISHTAVE DHE DORES

  • Mbajini te dyja duart te hapura dhe ne pozicion vertikal dhe me pellembet qe shohin nga jashte.
  • Mblidhini duart ne pozicionin e nje grushti te hapur, mbajini 5 sekonda dhe kthejini ne pozicionin fillestar te pellembes se hapur.
  • Mblidhini duart ne pozicionin e grushtit, mbajini 5 sekonda dhe kthejini serisht ne pozicionin e pellembes se hapur.
  • Mblidhini duart ne pozicionin e nje grushti te shtrenguar fort, mbajini 5 sekonda dhe kthejini serisht ne pozicionin e pellembes se hapur.
  • Perseriteni ushtrimin 10 here; per tre here ne dite.
Stervitja e duarve - ushtrimi 5

Kujdes! Ju nuk duhet te ndjeni dhembje teksa beni ushtrimet e mesiperme, ndaj ne rast se nje gje e tille ndodh, nderpriteni stervitjen e duarve dhe drejtohuni tek mjeku specialist.

Kremi i duarve me Vajin e lules se Kalendules eshte produkti qe ne ju rekomandojme ta keni ne canten tuaj. Zbut lekuren ne menyre perfekte dhe me veprim te menjehershem. Cmimi ne Oferte deri 30.06.2020 eshte vetem 200 leke. Per ta porositur referojuni rubrikes “Hapsire per Blerje” me lart.

Duke llogaritur kohen qe kerkon stervitja e propozuar e duarve ne dite, rezulton se duart tona kerkojne 30 minuta perkushtim ne dite, te ndare nga 10 minuta per cdo seance. Nese keto aktivitete i bashkerendojme me aktivitete te tjera pasive si: te parit TV, etj. mund te themi se ia vlen ky shpenzim kohe per te patur duar te shendetshme dhe plotesisht funksionale. Ju ftojme t’i provoni keto ushtrime ne shtepine tuaj dhe na shkruani sesa e lehte ishte per ju. Une i kam provuar vete dhe nuk eshte aq kollaj sa duket ne pamje te pare. Ndaj, miq te dashur duhet te impenjoheni sa duhet per t’i realizuar ato me se miri. Qofshi Mire!

Featured image: https://www.pexels.com/

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem edhe per prinder te tjere, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Lexoni me shume artikuj per SEMUNDJET.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.