10 Keshilla te Cmuara per Dhimbjet e Mesit dhe te Shpines

Te gjitheve na ka rene rasti te perjetojme dhimbje mesi te pakten nje here ne jete. Ato fillojne te ndihen ne moshen 30 dhe 40 vjecare dhe me kalimin e kohes mund edhe te shtohen. Disa prej nesh vuajne rregullisht nga keto lloj dhimbjesh, te cilat arrijne deri ne piken qe e veshtiresojne perditshmerine tone.

Deri para pak kohesh ishin dy kategori njerezish qe kryesisht vuanin nga dhimbjet e mesit: (i) grate me komplikacione ne legen nga lindja, dhe (ii) individet qe puna i detyronte te rrinin shume kohe ulur (shoferet, zyrtaret, etj). Per fat te keq numri i njerezve qe vuajne nga dhimbjet e mesit eshte shtuar dhe perhapur ne te gjitha kategorite e njerezve. Statistikat ne SHBA thone se 4 nder 5 amerikane vuajne nga dhimbjet e mesit dhe te shpines.

Po, cilat jane simptomat e ketyre dhimbjeve? Cfare duhet te bejme kur kemi dhimbje mesi dhe shpine? Cfare medikamentesh apo pajisje duhet te perdorim? A mundemi te shpetojme nga dhimbjet e mesit? Ne kete artikull do perpiqemi t’iu japim pergjigje ketyre pyetjeve si edhe te japim disa ide se si mund t’i parandalojme dhimbje te tilla.

10 Keshilla per Parandalimin e Dhimbjeve te Mesit dhe te Shpines

E fillojme me parandalimin. Iu kerkojme ndjese miqve tane qe vuajne nga dhimbjet e mesit, qe do duhet te presin edhe pak per keshillat praktike per lehtesimin e problemit te tyre.

“Parandalimi eshte mbrojtja me e mire ndaj semundjeve.”

Kjo eshte keshilla paresore qe japin mjeket kudo neper bote. Cfare duhet te bejme per te parandaluar dhimbjet e mesit:

I. Beni Ushtrime Fizike te Pakten 2 Here ne Jave.

Ushtrimet duhet te orientohen drejt ushtrimeve per pjesen e poshtme te trupit. Nje trup me muskulature te zhvilluar te kembeve dhe shpines, ka me pak tendence te shfaqi probleme me shpinen/mesin. Ne ju propozojme kete liber per jogen per fillestaret, per te filluar praktikimin e joges me vetem 10 minuta/dite, pa e nderlikuar diten tuaj. Klikoni mbi foton e librit per ta bere ate tuajin dhe per te filluar aventuren tuaj me jogen.

II. Mbajeni Trupin Drejt kur Qendroni ne Kembe dhe Ulur.

Kur rrini ne kembe, kalojeni peshen e trupit tek kembet. Kur qendroni ulur leshojeni peshen tek vendi ku jeni ulur, si edhe mbeshtetni njeren nga kembet pjesa e poshtme e karriges per te lehtesuar peshen emesit dhe shpines. Per ta lehtesuar punen tuaj ne lidhje me mesimin e qendrimit te duhur te trupit tuaj, ju ndihmon kjo pajisje e thjeshte qe po ju propozojme. E pershtatshme per t’u perdorur nga femrat dhe meshkujt. Klikoni mbi foton ketu poshte per ta bere tuajen kete mjet te cmueshem per te rregulluar qendrimin e trupit.

III. Mos rrini ne te njejtin pozicion per me shume se 30 minuta. Keshillohet te mos rrini ulur me shume se 60 minuta rresht.

IV. Pini sa me shume uje gjate dites.

Nje menyre ekonomike dhe e shendetshme per te furnizuar trupin tuaj me uje te paster eshte perdorimi i sistemeve te ujit te filtruar. Une e kam nje te tille ne shtepine time prej vitesh dhe e rekomandoj per te gjithe ju qe keni femije te vegjel dhe doni te lehtesoni mendjen nga problematikat e cilesise se ujit te cezmes dhe atij te paketuar ne shishe plastike. Ju kushton vetem 30,000 leke te rinj/vit (ose 2,500 leke te rinj/muaj) per te pasur uje te paster ne cezmen tuaj te kuzhines dhe ne dushin tuaj, shume me pak se ato qe shpenzoni ne muaj per te blere uje te paketuar. Nese jeni te interesuar per t’u pajisur me sistemin e filtrimit te ujit ne shtepine tuaj, na shkruani te Contacts.

V. Kujdesuni qe te flini sa me mire.

Flini te pozicionuar ne ane dhe gjithmone shtriquni perpara se te flini (kete mund ta beni kur jeni ende ne kembe apo edhe sapo shtriheni ne krevat). Prinderit flene me mire nese nuk shqetesohen nga femijet e tyre naten, ndaj ne ju propozojme kete liber per te lehtesuar netet tuaja dhe per te permiresuar gjumin tuaj. Klikoni mbi foton e librit ketu poshte per ta bere librin tuajin.

VI. Largoni stresin nga jeta juaj dhe problemet me ankthin dhe depresionin.

Ka shume menyra praktike per te larguar stresin nga jeta juaj. Njera prej tyre eshte kalimi i kohes ne natyre. Nje pjese e rendesishme per te lehtesuar shpirtin dhe mendjen eshte te degjoni muzike relaksuese ne momentet tuaja te qetesise. Klikoni mbi foton ketu poshte per ta bere tuajin kete koleksion muzike hyjnore, qe do iu shoqeroje ne momentet tuaja me te deshirueshme.

VII. Mbani nje Peshe Trupore te Pranueshme.

Ndiqni udhezimet per standartet e peshes ideale sipas grupmoshave dhe gjatesise se individit. Dieta ‘KETO’ eshte nje nder me te suksesshmet kohet e fundit, me shume njerez te kenaqur me rezultatet e arritura. Ne po jua propozojme kete liber me planifikimin 30-ditor per renien ne peshe, ekuilibrimin e hormoneve dhe sherimin e shqetesimeve shendetesore qe vijne nga mbipesha. Klikoni mbi foton ketu poshte per ta bere tuajen “Dieten KETO” per te filluar menjehere renien ne peshe.

VIII. Sigurohuni te keni mjaftueshem Vitamine D dhe K2 ne dieten tuaj ushqimore.

Nese dieta juaj nuk arrin te mbuloje nevojat e trupit tuaj per keto dy elemente te cmuara per shendetin, propozimi yne jane keto suplemente te vitamines kompleks, qe ndihmon ne permiresimin e shendetit te kockave, muskujve dhe nje gjak te paster. Klikoni mbi foton ketu poshte per ta blere kete produkt.

IX. Lereni duhanin.

Duhani ndikon drejtperdrejt ne problemet tuaja me shpinen, pasi ul kapacitetin e trupit per te furnizuar mjaftueshem me gjak pjesen e mesit dhe te shpines. Te gjithe e dime se lenia e duhanit nuk eshte aspak nje proces i lehte, ndaj ne menduam t’iu vijme ne ndihme me anen e ketij libri, qe ka ndihmuar miliona njerez neper bote per te lene duhanin. Klikoni mbi foton e librit per te mesuar menyren me te thjeshte per te lene duhanin.

X. Shmangni ngritjen e peshave te renda.

Edhe nese iu duhet te ngrini beni qe peshen ta mbajne kembet, duke e mbajtur shpinen sa me drejt dhe jo te perkulur.

Kur i lexon te gjitha keto masa parandaluese, duket se dhimbjet e mesit njesoj si shume probleme te tjera shendetesore, per te cilat kemi folur deri me sot, varen nga stili i jetes dhe perkeqesohen pikerisht nga stili pasiv (sedentar) i jetes.

Llojet e Dhimbjeve te Mesit

Per te kuptuar se kur kemi te bejme me dhimbjet e mesit, qe ne po i trajtojme ne kete artikull, po ndajme me ju se si ndihen keto lloje dhimbjesh:

  1. Kur ke dhimbje muskujsh te shpines e mesit. Eshte rasti kur ke nje si lloj pike ne mes qe te dhemb shume sa here e prek apo e leviz. Zakonisht kur e prek vendin qe te dhemb, ato ndihet muskuli i tendosur dhe i forcuar.
  2. Ajo dhimbja e tmerrshme sikur ndjen se te ngulin nje thike mbas shpine.
  3. Dhimbjet qe fillojne ne mes dhe perhapen poshte drejt kembes, kur ndjen sikur kemba te ‘paralizohet’ pak nga dhimbja.
  4. Dhimbje mesi qe shtohen kur perkulemi, ngrihemi lart, ngrihemi ne kembe apo kur ecim. Jane ato dhimbjet qe nuk gjen dot qetesi ne asnje moment. Une e kam nje dhimbje te tille kur lodhem shume, dhe me fillon nga shpina e perfundon te mesi.
  5. Jane edhe dhimbjet qe thone qe i kemi nga ftohja e mesit (kur flejme pa u mbuluar apo na kapin korente ajri) dhe te cilat largohen pasi e mbeshtjellim mesin me nje brez te ngrohte, mundesisht prej leshi.

Kura me e mire per dhimbjet e mesit eshte: Pushimi.

Lajmi i mire eshte se dhimbjet e mesit dhe te shpines jane kalimtare dhe nuk kane nevoje per trajtime me ilace apo nderhyrje kirurgjikale. Ato pergjithesisht kalojne vete brenda pak javesh, dhe gjithe cfare duhet te beni eshte te pushoni dhe te shmangni aktivitetin qe coi ne krijimin e tyre ne momentin e pare.

Masazhet e mesit dhe shpines pergjithesisht ndihmojne ne sherimin e dhimbjes se mesit, por duhen bere jo shume te forta dhe me ndonje produkt lehtesues: kremera apo vajra.

Joga eshte nje nga me te keshilluarat kur vjen fjala per dhimbjet e mesit dhe te shpines. Sidomos femrat te cilat vuajne nga dhimbjet e mesit te pas-lindjes, rekomandohet te ushtrojne joga dhe ushtrime te lehta te specializuara fiskulturore, te cilat nuk e demtojne me tej belin. Sipas studimeve te bera ne SHBA, ka rezultuar se individet te cilet ushtrojne joga rregullisht per 3 ore/jave kane nje permiresim te dukshem prej 56% te dhimbjeve te mesit. Ushtrimi i joges i ndihmon njerezit te shfaqin me pak rrezik per renien ne depresion, si edhe i ndihmon te marrin me pak medikamente kunder dhimbjeve. Me poshte jane dy propozimet tona per zonjat qe do fillojne te merren me yoga: nje kostum elegant joge, dhe tapeti i joges per t’u ushtruar kudo qe ndodheni.

Ne raste shume te rralla mund te ndodhe qe dhimbjet e shpines te paralajmerojne probleme te tjera shendetesore. P.sh. nese ndodh qe te ndjeni dhimbje mesi per here te pare ne jeten tuaj vetem pas moshes 50 vjecare, nese dhimbjet fillojne pas nje rrezimi apo demtimi tjeter te ngjashem, kur shoqerohen me ethe dhe temperature apo kur ndjeni shqetesime ne zorre apo fshikezen e urines, te cilat nuk i keni patur me pare. Ne raste te tilla, sikurse edhe nese dhimbjet e shpines/mesit nuk largohen pas disa javesh, duhet te drejtoheni te mjeku per trajtim te specializuar.

Keto ishin keshillat, informacionet dhe propozimet per dhimbjet e mesit dhe te shpines miq te dashur. Uroj t’ju kem ardhur sadopak ne ndihme per te lehtesuar problemet tuaja me dhimbjet e shpines. Ju ftojme te aplikoni keshillat per keto lloje dhimbje per ta lehtesuar dhe gezuar jeten tuaj. Qofshi Mire!

Featured image: https://www.publicdomainpictures.net

Burimi 1 Burimi 2

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem edhe per prinder te tjere, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.