Ishujt e Ksamilit, Vendi Ideal per te Pushuar sipas National Geographic

Per te gjithe ju qe po planifikoni te zgjasni edhe ca pushimet verore dhe te beni edhe ca dite plazh ne shtator, ja nje rekomandim qe vjen nga National Geographic.

Sic e dime eshte bere e modes qe influencuesit e fuqishem ne fushen e promovimit te turizmit, te bejne renditje te vende me te mira per pushimet familjare dhe jo vetem. Ne u ndalem kete vit tek renditja qe beri pikerisht stafi i National Geographic per 20 plazhet me te mira ne Europe. Dhe sigurisht qe plazhet me te mira ne Europe gjenden pikerisht ne pjesen jugore te kontinentit dhe shumica e tyre lagen nga deti Mesdhe.

Une do ndalesha tek nje plazh shume i dashur per mua personalisht: Ishujt e Ksamilit, Sarande, Shqiperi. Nje mrekulli e natyres dhe nje vend ideal per te pushuar me familjen, Ishujt e Ksamilit renditen te 4-at ne mes te 20 plazheve me te bukura europiane per kete vit.

Perendimi i diellit ne Ishujt e Ksamilit
Image taken at: https://sq.m.wikipedia.org

Ishujt e Ksamilit sherbejne si nje oaz per familjaret me femije te vegjel, mes gjithe plazheve te thella dhe shkembore te detit Jon. Plazhi tek pjesa e kontinentit eshte i shtruar me rere te imet dhe thellesia e detit rritet gradualisht, duke mundesuar mundesi notimi komode per cdo moshe e kategori notari. Perballe fshatit te Ksamilit shtrihen 3 ishujt prane njeri-tjetrit. Ne secilin prej tyre behet plazh, por ne disa vende ka gure e pllaka, qe e ben pak te parehatshem qendrimin per nje kohe te gjate aty.

Deti i mrekullueshem i Ksamilit.
Photo taken by: https://commons.wikimedia.org

Une preferoj te shkoj me not tek ishulli me i afert (ai perballe vendit u nisen varkat), por ka shume nga keto te fundit qe ju cojne tek te gjithe ishujt, si edhe ne plazhe te tjera ne zone. Ushqimi eshte i thjeshte, por shume i shijshem, pasi cdo gje del e fresket nga deti. Ju mund te merrni hotel ne Ksamil, ose mund te akomodoheni ne nje nga hotelet e shumta ne qytetin e Sarandes, pasi rruga deri ne plazhin e Ksamilit eshte vetem 20 minuta me makine. Ka shume hotele qe lejojne prenotim online, ndaj mjafton te kerkoni online tek Trip Advisor apo site te tjera per hotelerine dhe fare lehte mund te gjeni akomodimin qe iu pershtatet.

Parku i Butrintit eshte nje nga atraksionet me te vecanta te pushimeve tuaja ne Ksamil. Ai ndodhet vetem 5 minuta larg nga fshati i Ksamilit dhe duhet te planifikoni te shpenzoni aty nje paradite te tere. Mos hezitoni ta sakrifikoni nje dite plazh per te vizituar Parkun e Butrinit, pasi informacioni kulturor dhe pervoja e mrekullueshme mes rrenojave te lashtesise dhe hapsirave te gjelberuara te parkut, ia vlejne padiskutim.

Amfiteatri ne Parkun Kombetar te Butrinit.
Image taken by: Link

Saranda dhe Ksamili konsiderohen si vende te shtrenjta ne gjithe vijen bregdetare shqiptare, ndaj mbusheni kuleten ose karten e kreditit kur te niseni per pushime atje. Ky ishte rekomandimi yne per pushimet e shtatorit miq te dashur. Uroj te gjeni mundesine dhe te shkeputeni disa dite per te pushuar ne Ishujt e Ksamilit, Mos harroni te na shkruani per pervojen tuaj atje. Ja disa propozime tonat per te kursyer kohen per pergatitjet per pushime. Klikoni mbi fotot per te blere keto produkte nga Amazon.

Qofshi Mire!

Featured Image: https://commons.wikimedia.org

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem edhe per prinder te tjere, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.