Si te Ndihmojme Zhvillimin e Trurit pas Moshes 50 Vjec

Nervozohem gjithnje kur degjoj njerez, te cilet sapo kalojne moshen 50 vjecare, thone “u plakem”. Me duket sikur ata e lusin plakjen qe t’i kaploje, ndaj gjithnje mundohem t’iu shpjegoj me durim, se nuk duhet te ndihen e te flasin ashtu, per sa kohe jane ende te rinj e te shendetshem. Pastaj iu flas per ‘rregullin’ e energjise se universit: qe te sjell pikerisht ate per te cilen shpenzon energjine (flet dhe mendon shumicen e kohes). Dhe ne fund iu tregoj plot shembuj nga vendi dhe bota te njerezve ne moshen e trete qe drejtojne shtete, korporata, organizata apo jane ne forme shume te mire fizike dhe mendore.

Mqs. kjo eshte nje teme qe me ngacmon shume, vendosa te thellohem e te zhbiriloj pak neper studimet shkencore (te cilat besoj e keni kuptuar se me pelqejne shume -:) per te kuptuar se si ndodh plakja dhe nese ka menyra per ta luftuar ate. Per cudine time te madhe zbulova se lufta kunder plakjes si ne aspektin fizik edhe ne ate mendor eshte e mundur, madje se fundmi jane zbuluar metoda shume efikase ne kete drejtim.

Sipas eksperteve te Harvard Medical School, nje nga metodat me te mira per trajtimin e personave pas moshes 50 vjecare eshte ushtrimi i arteve marciale ne pergjithesi, dhe me specifikisht i njerit prej tyre: TAI CHI. Ky eshte nje nga artet marciale, qe vjen qe nga lashtesia dhe e ka prejardhjen nga Kina. Mbeshtetet ne idene se trupi eshte nje sistem i tere me pjese te nderlidhura me njera-tjetren, ndaj edhe kur ushtrohet duhet te veproje si nje i tere. Sikurse shihet edhe nga simboli i tij, Tai Chi perqendrohet ne dy forcat: yin and yang, dy forca te kunderta por plotesuese te njera-tjetres. Elementi tjeter shume i rendesishem i Tai Chi eshte energjia e brendshme jetesore e cila quhet: QI. Sipas filozofise Tai Chi nese kjo energji rrjedh lirshem ne trup, atehere trupi eshte plotesisht ne ekuiliber.

Simboli i Tai Chi
Image taken by: Harvard Medical School

9 Perfitimet nga Ushtrimi i Tai Chi

Tai Chi kombinon levizjet fizike me rrjedhjen e energjise se brendshme jetesore, duke dhene efekte cudiberese per:

I. Largimin e Dhimbjeve.

Shume studime shkencore tregojne se Tai Chi largon ne menyre te thelbesore: dhimbjet e qafes, dhimbjet e shpines, dhimbjet e artritit, dhe dhimbjet e kockave.

An Introduction to Tai Chi
Beni tuajin kete program Tai Chi per te permiresuar shendetin mendor dhe mireqenien fizike.
Klikoni mbi foton per ta blere.

II. Mprehjen e Mendjes.

Tai Chi ndihmon ne zvogelimin e problemeve te moshes me kujtesen dhe vonon prekjen nga semundjet e trurit (Dementia). Per persona te cilet kane filluar te shfaqin probleme me kujtesen, ushtrimi i Tai Chi ben qe te vonohen efektet e shfaqura dhe te shtyhen ne kohe shfaqja e semundjeve te grupit Dementia. Nga nje studim i kryer ne Kine me 400 pjesemarres me probleme te kujteses, te cilet ushtroheshin 3 here/jave, rezultoi se nga grupi i personave qe ushtronin Tai Chi vetem 2% e tyre u prek nga semundje te grupit te Dementia. Ndersa nga grupi tjeter i pjesemarresve te cilet benin ushtrime fizike klasike, 11% e tyre u semur me nje nga semundjet e trurit. Gjithashtu, Tai Chi eshte superior ne rezultatet qe jep tek grupmosha mbi 50 vjec edhe ndaj ecjes ne natyre.

III. Permiresimin e Ekuilibrit te Trupit.

Ky eshte perfitimi me i dokumentuar i Tai Chi. Studimet tregojne se individet te cilet ushtrojne 1 – 3 here ne jave Tai Chi kane probabilitet 43% me te ulet per t’u rrezuar dhe e zvogelojne pergjysem rrezikun per t’u vrare nga rrezimet.

Per te ushtruar kete lloj arti marcial ju nevojitet edhe veshja e pershtatshme. Propozimi yne eshte kjo veshje per femra shume cilesore. Klikoni mbi foton per ta bere tuajen.

IV. Zvogelimin e Stresit.

Ushtruesit e Tai Chi mesojne te terhiqen e te marrin fryme thelle dhe te ushtrojne frymemarrjen qetesuese. Kjo ben qe ata/ato te largojne veten nga situatat stresante dhe te gjejne zgjidhjen me te mire.

V. Rritjen e Besimit te Vetja.

Kjo arrihet permes rritjes se forces fizike dhe kontrollin e mendjes.

Kjo veshje cilesore per meshkuj vjen si propozimi yne per te gjithe zoterinjte qe duan te ushtrojne Tai Chi. Klikoni mbi foto per ta blere.

VI. Ndihmon ne Shendetin e Zemres.

Tai Chi eshte ideal per personat qe bejne jete pasive (sedentare) dhe nuk merren me sport. Ai ndihmon ne normalizimin e presionit te gjakut, kolesterolit total, ul inflamacionet kronike dhe tonifikon sistemin nervor simpatik.

VII. Permireson Humorin.

82% e studimeve te bera tregojne ne Tai Chi eshte shume efektiv per permiresimin e humorit dhe largimin e ankthit. Ai gjithashtu parandalon renien ne depresion.

Tai Chi mund te ushtrohet edhe zbathur, por ne ju propozojme keto kepuce te dizenjuara per Tai Chi per stinen e ftohte. Klikoni mbi foto per te blere.

VIII. Zhvillimin e Trurit dhe ne shtimin e qelizave te reja.

Studimet tregojne se, ndryshe nga sa mendohej, truri i njeriut eshte i afte qe te prodhoje qeliza te reja gjate gjithe jetes, te ndertoje lidhje te reja dhe te rrise aftesite njohese (kujtesa). Madje eshte gjetur se truri i njeriut vazhdon te rritet edhe fizikisht gjate gjithe jetes (jo qe vetem zvogelohet sic mendohej me pare).

IX. Aftesite Ekzekutive.

Keto jane aftesi per te marre vendime, per te kryer disa pune njeheresh, per te menaxhuar kohen, per te menaxhuar stresin.

Qe kur isha shtatzene e kisha ndare mendjen qe vajzen do e fus ne kursin e Tai Quo Do-se sapo te mbushte moshen 5 vjec. E kam gjetur edhe trainerin qe do e stervise, miku im qe ka qene kampion europian ne kete sport. Ajo qe nuk e kisha menduar kurre, eshte se mesa duket bashke me gocen do shkoj edhe une te ushtrohem ne kete lloj sporti. Nese eshte kaq i vlefshem per shendetin fizik dhe ate mendor (mbajtja nen kontroll e mendjes eshte nje nga gjerat qe na duhet me patjeter ne ballkanasve), dhe kjo e vertetuar nga studimet shkencore, atehere eshte gabim te mos e ushtroj edhe une dhe partneri im.

Nderkohe, do i propozoj bordit te shkolles se nipit tim qe te marre kete pajisje stervitje per femije per Tai Chi ne ambjentet e palesters se shkolles, per t’iu mundesuar femijeve ushtrimin e ketij sporti cudiberes. Klikoni mbi foton per te pare detajet.

Te dashur miq! Kam ngelur e surprizuar nga cfare mesova per Tai Chi dhe sa pak duhet per te permiresuar shendetin pas moshes 50 vjecare. Sic e thone edhe mjeket, por edhe mjeshtrat e ketij sporti, ai eshte lehtesisht i ushtrueshem nga cdo njeri, pavaresisht moshes dhe gjendjes se tij fizike. Ndaj, ju ftoj te me bashkoheni mua ne perpjekjen per te filluar ushtrimin e Tai Chi. Ne fund te dites ne nuk pretendojme te behemi si Brus Lee, por te marrim perfitimet shendetesore dhe mendore nga ushtrimi i tij. Tani po enderroj qe te vije nje dite qe te mos degjoj njerez qe qahen se u plaken dhe te luajne gjithe diten domino apo te shohin filxhan, por te shoh parqet dhe bregun e detit te mbushur me individe te cdo moshe, qe ushtrojne ne paqe Tai Chi. Shpresoj qe endrra ime te behet realitet. Deri atehere: Qofshi Mire!

Si nje ndihme ne kete drejtim ju propozojme keto botime DVD per ushtrimin e Tai Chi mbi 50 vjec. Klikoni mbi foto per ta blere.

Featured Image: https://www.goodfreephotos.com/

Source

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem edhe per prinder te tjere, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.