Si t’i Mbrojme Femijet nga Dhuna qe na Rrethon?

Po ndiqja mbreme ne lajme nje kronike per dhunen ndaj femijeve ne Shqiperi. Sipas nje studimi te kryer nga World Vision Albania gjate vitit 2017, rezulton se 7 ne 10 femije ne Shqiperi jane dhunuar te pakten 1 here ne jeten e tyre.

Kjo eshte nje shifer tronditese, dhe behet edhe me shume tronditese kur meson se 80% e prinderve ne Shqiperi kane pohuar se e perdorin dhunen (fizike apo verbale) si mjet per disiplinimin e femijeve. Dhe te mendosh se une komunikoj gjate gjithe kohes me nena dhe baballare, qe betohen se nuk perdorin dhune ndaj femijeve te tyre. Mos valle une jam ne kontakt vetem me 20% e mbetur, apo shumica e njerezve qe kontaktojme jane hipokrite ne lidhje me kete ceshtje.

Bera ca kerkime per situaten e dhunes ndaj femijeve neper bote dhe jam ende e shokuar nga shifrat dhe gjetjet qe lexova. Dhuna seksuale ndaj femijeve eshte nje nga fenomenet, qe shqeteson organizatat nderkombetare si nje fenomen prezent dhe ne rritje. Shifrat ne cdo kontinent jane te frikshme. Dhuna tek femijet eshte e pranishme si ne vendet ne zhvillim, ashtu edhe ne vendet e zhvilluara. Pra, dhuna eshte nje fenomen qe nuk nxitet nga varferia, sikurse mendojne nje pjese e mire e opinionit publik. Eshte nje fenomen qe vjen nga mentaliteti, kalbja e shoqerise dhe vlerave, si edhe nga pervojat personale.

“Dhuna ndaj femijeve eshte e pranishme si ne vendet ne zhvillim edhe ne vendet e zhvilluara.”

Raporti i OKB, flet per faktoret qe nxisin shtimin e dhunes tek femijet: dhuna ne internet, turizmi i seksit me femijet, kultura e vendeve te caktuara, trashegimia e dhunshme, etj. Viktima te ketyre fenomeneve sociale jane mbi 1 miliarde femije te dhunuar ne mbare boten.

Pjesa me shqetesuese eshte se dhuna ndaj femijeve (sidomos ajo seksuale) ndodh nga njerez te njohur per femijet (familjare, te aferm apo miq shtepie). Fakti tjeter shqetesues eshte se femija perballet me dhune pothuajse ne te gjitha ambjentet ku gjendet zakonisht: ne shtepi, ne shkolle, ne ambjentet sportive dhe ne lagje. Pra, ne po rrisim femije te destinuar te perballen me dhunen kudo qe ndodhen.

Po cfare duhet te bejme ne si prinder per te mbrojtur femijet tane nga dhuna? Si mund te rrisim femije jo te dhunshem, por te afte per te mbijetuar ne nje mjedis kaq te dhunshem per femijet? Keto jane pyetje qe i kam shtruar shpesh per diskutim me grupe nenash, dhe pergjigjet kane qene nga me te ndryshmet, kryesisht te ndikuara nga pervojat e tyre personale. Jam shume kurioze te degjoj komentet e baballareve ne lidhje me kete fenomen kaq te tmerrshem qe kercenon mireqenien fizike e mendore te femijeve tane.

Kontributi i Prinderve kunder Dhunes ndaj Femijeve

I. Une mendoj se fillimisht kontributi yne fillon tek familja jone e vogel. Ajo duhet te jete nje berthame e ngrohte per femijet tone, larg dhunes (te cfaredo lloji). Nje femije qe rritet me dashuri ne vend te dhunes, eshte nje femije qe gjate gjithe jetes do e mohoje dhe largoje dhunen nga jeta e tij/saj.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

II. Kontributi i dyte eshte duke i edukuar femijet me te drejtat e tyre ligjore, duke bere keshtu qe ata te mos e pranojne dhe te denoncojne cdo forme dhune qe ushtrohet mbi ta. Asnje dhune nuk eshte e pranueshme: as dhuna fizike, as ajo seksuale dhe as ajo psikologjike.

III. Kontributi i trete eshte te ndikojme rrethin e njerezve rrotull nesh: te aferm, shoqerine, miqesite dhe miqte tane virtuale. Sa me shume te flasim ne lidhje me pasojat e dhunes ne femijeri dhe madhesine e ketij fenomeni, aq me shume njerezit perreth nesh do ndergjegjesohen ne lidhje me rendesine e mbajtjes se dhunes larg familjeve te tyre. Sipas rregullave te networking, nje njeri normal mund te ndikoje drejtperdrejt 6 persona rreth tij. Imagjinoni sa shume mund te bejme ne lidhje me kete fenomen nese te gjithe ne ndikojme qe 6 persona rreth nesh te luftojne kunder dhunes ndaj femijeve dhe dhunes ne familje. Te gjithe bashke mund te bejme qe 80% i prinderve shqiptare, qe sot dhunojne femijet e tyre ne emer te edukimit, te behet 20% ne minorance dhe te zerohet me kalimin e viteve. Kjo do te thote shume per cilesine e ambjentit, ku rriten femijet tane.

IV. Kontributi i katert eshte qe ne si prinder te ndikojme fuqishem ne shkollat e femijeve tane per te evidentuar dhe luftuar dhunen ne shkolla. Bulizmi eshte nje fenomen qe mund te shmanget nese prinderit, femijet, mesuesit, psikologet dhe policia behen bashke si bllok kunder tij. Te rrahesh femijen qe viktimizon femijen tend, apo ta mesosh femijen te kthehet ne dhunues, nuk jane zgjidhje per fenomenin e dhunes ne shkolle. Perkundrazi, t’iu tregosh te gjitheve atyre, qe shkaktojne dhe lejojne dhunen ne ambjentet e shkolles se kjo eshte e papranueshme dhe e ndeshkueshme, eshte menyra me e mire.

V. Kontributi i peste eshte qe te denoncojme dhunen tek femijet dhe te’detyrojme’ institucionet ligjzbatuese qe te zbatojne ligjet ne fuqi per kete fenomen kriminal. Ta fshehesh dhunen do te thote ta pranosh dhe ta nxisesh ate. Une kam pare raste te ndryshimeve drastike ne sjelljen e dhunuesve kur jane perballur me pasojat ligjore te veprimeve te tyre. Dhuna nuk duhet pranuar ne asnje moment. Femijet dhe te gjithe njerezit kane te drejta ligjore, te cilat duhet t’i njohin dhe t’i ushtrojne. Ne si prinder na takon t’ua tregojme femijeve tane me vepra se dhuna duhet te mos pranohet ne asnje rast dhe te denoncohet.

“Dhuna nuk duhet pranuar ne asnje moment dhe per asnje arsye.”

VI. Kontributi i gjashte eshte qe ne si prinder te pergjegjshem te perfshihemi ne aktivitetet sportive te femijeve tane per t’u siguruar qe keto lloj aktivitetesh te jene burim edukimi dhe mireqenie per femijet tane, dhe jo burim dhune. Nese prinder te pergjegjshem ofrohen si vullnetare per te trainuar femijet me sportet e preferuara, ata ofrojne nje kontribut shume te vlefshem per femijet e tyre, por edhe per komunitetin per eleminimin e dhunes ne ambjente te tilla.

VII. KONTRIBUTI I SHTATE VJEN NGA PRINDERIT ME PUSHTET. Nje pjese e prinderve, te cilet kane fatin te behen pjese e institucioneve drejtuese te shtetit mund te japin nje kontribut te jashtezakonshem, duke ndikuar ne forcimin dhe zbatimin e ligjeve te ashpra per dhunen ndaj femijeve. Pushteti i tyre nuk mundet t’i mbroje femijet e tyre nga ambjenti i dhunshem qe i rrethon. Vetem permiresimi i kesaj klime siguron paqe per femijet e tyre dhe te te gjithe shoqerise.

Ka shume prinder qe me thone se duan t’i largojne femijet nga Shqiperia, per shkak te ambjentit teper te dhunshem qe i rrethon. Dhe, iu jap te drejte deri diku, sepse ambjenti i dhunshem eshte nje shqetesim real. Pyetja 1 milion dollareshe eshte: Ku do i coni femijet qe t’i largoni nga dhuna? E gjithe bota eshte e mbushur me te tilla fenomene te frikshme. Largimi mundet te beje qe t’i perballim femijet me shoqeri edhe me te dhunshme. Kudo qe te shkojme, ne si prinder na duhet te japim kontributin tone serioz qe te luftojme fenomenin e dhunes ndaj femijeve. Kjo eshte e vetmja menyre qe te mbrojme femijet tane nga cdo lloj dhune, dhe qe ta bejme boten nje vend me te paqte.

Sa here flitet per dhunen me vjen ne mendje Nena Tereza me zemren e saj te madhe, dhe me aftesine e saj te pamase per te falur dashuri. Une mendoj se ajo me shembullin e saj na ka treguar ne dhe gjithe botes rrugen qe duhet te ndjekim per te luftuar dhunen. Dashuria eshte gjithcka na nevojitet!

“Ne nuk bejme gjera te medha, por bejme gjera te vogla me dashuri te madhe.”

– Shen Tereza e Kalkutes

Featured image: Photo by Gustavo Fring from Pexels

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem edhe per prinder te tjere, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.