“Facebook Dating” mberrin se Shpejti ne Europe

Vitet e fundit kemi pare perdorimin e te gjitha menyrave per te realizuar bashkimin e cifteve (me njoftime ne gazete, me njohje ne telefon live, me agjensi martesore, etj.). Edhe pse e vjeter mbleseria, apo lidhja me fotografi, vazhdon te mbetet nje forme goxha e perhapur. Por tashme tezet dhe xhaxheshat duhet te rehatohen. Detyres se tyre, qe te shetisin fisin me fotot e kandidateve per nuse/dhendure neper canta, po i vjen fundi. Facebook po shfaqet si nje konkurent i forte ne kete drejtim.

Besoj e keni degjuar lajmin se facebook ka krijuar nje aplikacion te vecante vetem per lidhjen e cifteve. Ai quhet ‘Facebook Dating’ dhe tashme ka disa muaj qe po testohet ne disa vende te Azise dhe dy Amerikave. Duket se deri tani aplikacioni ka rezultuar i pelqyeshem. Perdoruesit e tij po arrijne numrin prej 400 milion vetesh. Ky aplikacion konsiderohet me aktiv persa i perket fillim te lidhjeve krahasuar me ato ekzistueset si Tinder apo Bumble. Gjithashtu reklamohet si shume i sigurte nga krijuesit e tij.

Kur do jete Aktiv Aplikacioni ne Europe?

Tani eshte koha kur edhe ne europianet do mundemi t’i bashkohemi “Facebook Dating”. Dhe ne jemi disi me fat, pasi te gjithe testimet dhe ndryshimet korrigjuese i kane bere perdoruesit ne kontinentet e tjera. Urojme qe, me futjen e ‘Facebook Dating’, i cili do operoje krejtesisht i shkeputur nga llogaria tradicionale e personit ne Facebook, te ulet numri i ‘ngacmimeve’ te pafundme online. Besoj te gjitha zonjat qe i lexojne keto rradhe bien dakord me mua ne lidhje me kete urim.

Behuni gati njerez! Ngarkoni fotot me te bukura ne instagram per t’i hedhur ato direkt te profili juaj ne ‘Facebook Dating’. Kjo eshte nje nga lehtesite qe ofron aplikacioni i ri, pervec faktit qe askush nga kusherinjte apo miqte tuaj ne facebook nuk do kene aspak akses ne aktivitetin tuaj ne ‘Facebook Dating’.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Mbetemi shume kurioze per te pare nese ky aplikacion do kete te njejtin sukses edhe ne Europe. Gjithsesi nje gje eshte e sigurte: Pas vetem disa muajsh, sherri me i madh mes cifteve shqiptare nuk do jete me per pasword-in e facebook, por per te dhenat e profilit ne ‘Facebook Dating’-:)

Featured image: https://www.needpix.com

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem edhe per prinder te tjere, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Lexoni te tjere artikuj per Aktualitetin Shqiptar & Boteror.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.