Kur nje Moment i Vetem Shkaterron nje Familje – Thellohet Tragjedia e Librazhdit

Te gjithe jemi tronditur nga ajo qe ndodhi ne qender te Librazhdit para disa ditesh. Nje ngjarje e rende, e papritur dhe me nje bilanc tragjik. Nje cift ne moshe ende te re u larguan nga kjo bote, duke lene pas nje familje te shkaterruar e me plot pikepyetje ne koke.

Viktima e rradhes e kesaj ngjarje eshte djali 26 vjecar i familjes, ai qe pati fatin e keq te shihte te gjithe sa ndodhi ate nate ne familjen e tij. Sot, ai gjendet ne spital ne gjendje te renduar psikologjike dhe i pamundur te gjendet ne krah te motres dhe familjareve te tjere ne keto dite zie familjare. Padiskutim e kuptueshme gjendja e tij emocionale, por teresisht e pajustifikueshme ngjarja qe e viktimizoi ate.

Kur isha e vogel e degjoja tim ate qe i thoshte shpesh nenes time: “T’i leme femijet pa probleme e hasmeri, dhe do jem i lumtur”. Ne ate kohe une nuk e kuptoja se cfare donte te thoshte ai me keto fjale. Por tani qe jam nene vete e kuptoj shume mire. Im ate vinte nga histori familjare gjakmarrje dhe pasi i ati vendosi te mos e vazhdonte gjakmarrjen per te mbrojtur te ardhmen e femijeve, ai ia la amanet edhe djemve. Xhaxhai im kurre nuk e pranoi plotesisht vendimin e gjyshit tim, por im ate e zbatoi ate gjate gjithe jetes. Ai deshironte qe ne te mos kishim barra si trashegimi nga familja. Ai donte qe ne ta jetonim jeten te lire ne kuptimin e plote te fjales.

Sot, ndersa po degjoja per gjendjen e djalit te familjes nga Librazhdi, me erdhen ne mend fjalet e tim eti. Ndryshe nga zoteria nga Librazhdi, ai pati marre vendim qe ta linte egon e tij menjane qysh ne momentin kur ishte bere baba. Kjo e bente qe te mos merrte vendime te nxituara dhe mbi te gjitha te mos bente veprime te nxituara. Dhe diten qe ai u largua nga kjo bote, pervec dhimbjes se humbjes se babait, nuk na la asnje barre te tepert mbi supe. Jam shume e trishtuar per femijet e familjes nga Librazhdi. Ata sot kane nje barre shume te rende te shpirt, nje barre qe do i shoqeroje gjate gjithe jetes. Kane shume pyetje ne mendje per menxyren qe pllakosi shtepine e tyre sa hap e mbyll syte. Pyetje qe ndoshta nuk do gjejne asnjehere nje pergjigje shteruese dhe te qarte.

Ne tek FAMILY+ gjendemi me shpirt prane tyre sot. Lutjet tona shkojne per ta, per te gjetur qetesine dhe forcen qe ta perballojne tragjedine qe iu ka pllakosur jeten. Urojme qe djali ta marre veten shpejt dhe te luftoje qe kjo ngjarje te mbetet pas njehere e pergjithmone ne jeten e tij. Te luftoje qe femijet e tij te mos e mesojne kurre se cfare eshte dhuna ne familje. Te luftoje qe ai dhe pasardhesit e tij te mos e kene dhunen ne familje trashegimi familjare.

Eshte e cuditshme se si nje moment gjaknxehtesie mund te shkaterroje mundin e nje jete dhe lumturine e nje familje te tere. Nje familje qe konsiderohej rehat, me gjendje te mire financiare dhe me femije te mbare e te rritur, shkaterrohet nga nje moment i vetem dobesie. Histori te tilla bejne qe te me kumbojne ne koke fjalet e Nene Terezes:

“Nese doni te beni ndryshimin ne bote, shkoni ne shtepi dhe duajeni familjen tuaj.”

Shpresoj qe te gjithe shqiptaret t’i mbajne ne mendjen dhe zemren e tyre keto fjale, qe te ndalojne kete lufte idiote ne familjet shqiptare, e cila po mbjell me shume viktima dhe dhimbje edhe se te gjitha organizatat e krimit te organizuar te marra sebashku. Beni si babai im: lejojini femijet tuaj ta jetojne plotesisht te lire jeten e tyre.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.