Sporti na ben me te Lumtur se Parate?! Si eshte e Verteta?

Ne kohet qe jetojme mungesa e parave konsiderohet si burim pakenaqesie dhe merzitje. Shume njerez pohojne se problemet ekonomike jane shkaku kryesor i stresit dhe problemeve ne familjet e tyre. Por a eshte rritja e te ardhurave ne te vertete burim lumturie per njerezit? Ka faktore te tjere qe ndikojne ne permiresimin e gjendjes mendore te njerezve?

Keto jane pyetjet qe kane ngacmuar nje grup studiuesish nga dy universitete te njohura ne rang boteror: Universiteti i Yale (SHBA) dhe Universiteti i Oxford-it (MB). Ata u mblodhen sebashku dhe realizuan nje studim per te kuptuar se cfare e permireson gjendjen mendore te njerezve dhe i ben ata/ato me pozitive ndaj jetes.

Studiuesit amerikane dhe britanike analizuan te dhenat e 1.2 milion amerikaneve te zakonshem per tre vite me rradhe. Studiuesit u kujdesen qe rezultatet e studimit te mos ndikoheshin nga faktore te caktuar socio-demografike te pjesemarresve ne studim.

Rezultatet e Studimit

Ne perfundim te studimit ata dolen me keto perfundime, disa prej tyre surprizuese:

I. Rritja e te Ardhurave ndikon Pozitivisht ne Gjendjen Mendore te Pjesemarresve.

Eshte pare se pjesemarresit te cilet paten rritje te te ardhurave gjate periudhes se studimit kishin me pak dite me gjendje mendore te renduar krahasuar me ata te cilet nuk paten rritje te te ardhurave.

II. Aktivitetet e Rregullta Fizike gjithashtu ndikojne Pozitivisht ne Gjendjen Mendore te Njerezve.

Pjesemarresit te cilet kryenin aktivitetet te rregullta fizike (qe nga kujdesja per vogelushet e palodhur, … deri te ushtrimi i sporteve te mirefillta) kishin vetem 36 dite/vit (3 dite/muaj) me gjendje mendore te renduar. Ndersa pjesa qe bente stil jete pasiv (sedentar) shfaqnin 54 dite/vit me gjendje te renduar mendore.

III. Ushtrimi i Rregullt i Aktivitetit Fizik (3 – 6 ore/jave) prodhon Gjendje Mendore me te Mire sesa Rritja e te Ardhurave Vjetore me $25,000 (ose 2,7 milion leke te rinj).

Ky rezultat eshte shume surprizues, dhe besoj i kontestueshem nga shume njerez. Rrallekush ne Shqiperi mund ta pranoje se 1 ore vrap do e bente te ndihej me mire sesa te merrte 30,000 leke te rinj Cash ne dore. Une personalisht njoh shume njerez qe padiskutim do e shkembenim kenaqesine e vrapit me parate. Kjo edhe per faktin se nuk iu pelqen shume te djersijne ne park, duke qene se munden fare mire te dalin e te harxhojne parate dhe energjite duke bere shopping.

IV. Numri Optimal i Oreve per Ushtrimin e Aktivitetit Fizik eshte 5 ore/jave.

Keshillohet ndarja e seancave te ushtrimit fizik me tre here/jave nga 1.5 ore/seance. Zgjedhja e sportit varet nga preferencat personale.

V. Ushtrimi i Tepruar i Sportit demton Shendetin.

Sikurse ndodh edhe me ushqimin, edhe sporti duhet bere me mase. Nese stervitemi me shume se 3 ore/dite, e gjithe perpjekja na kthehet kunder persa i perket efektit qe ka mbi shendetin tone.

VI. Sportet ne Skuader kane Efekt me te Madh ne Permiresimin e Gjendjes Mendore te Njerezve.

Nese zgjidhni te ushtroni ndonje sport, studiuesit keshillojne qe te perqafoni ato qe quhen sporte sociale: futbolli, volejbolli, aerobia ne grup, etj. Efekti i shtuar i grupit ndikon pozitivisht ne permiresimin e gjendjes tuaj mendore.

Padiskutim nje studim mjaft interesant te dashur miq. Une do thoja edhe nje udhezues shume i vlefshem per ne shqiptaret qe te bejme me shume sport per t’u ndjere me mire. Shumica e sporteve qe permendeshin ne studimin ne fjale, jane lehtesisht te realizueshem nga gjithsecili nga ne. Vrapi ne natyre, ecja sportive, fiskultura, ushtrimet e frymemarrjes, ngjitja e shkalleve, punet e shtepise, etj. jane aktivitetet sportive qe kushtojne 0 leke, por qe mund te permiresojne ndjeshem gjendjen tone mendore sic thone miqte tane amerikane. Qe ta them ndryshe, ne vend qe te rrini e te degjoni 1 ore lajmet e mbushura plot me kronike te zeze, kursejini vetes stresin dhe rendesen mendore qe ato na japin dhe dilni e beni pak ecje sportive rrotull lagjes. Kur te ktheheni ne shtepi bota do iu duket me e bukur.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Featured image: http://res.freestockphotos.biz

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem edhe per prinder te tjere, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) ate me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.