Kur Dashuria mposht Vdekjen – Djali Ringjall te Emen pas 27 vjetesh

Sot degjova nje histori te mahnitshme. Eshte nje nga ato historite qe te bejne te buzeqeshesh e te qash njekohesisht. Nje histori dashurie e pafundme, qe ne fund te dites i jep kuptim jetes. E kam fjalen per historine e zonjes nga Emiratet e Bashkuara e cila u permend pas 27 vitesh ne gjendje kome. Duket e pabesueshme kur e degjon, por eshte nje rast mrekullie.

Perpara 27 viteve zonja kishte shkuar te merrte djalin 4 vjecar nga kopshti dhe ndersa po luanin sebashku ne ndenjesen e pasme te makines, ajo vuri re se makina e tyre ishte nisur drejt nje aksidenti te pashmangshem. Mendimi dhe veprimi i fundit i saj ishte te mbulonte djalin me trupin e vet dhe ta shtrengonte fort qe te mos lendohej nga aksidenti. Dhe duket se thirrjes se shpirtit te nenes iu pergjigj vullneti i zotit, dhe djali shpetoi me lendime fare te lehta. Nderkohe nena e plagosur shume rende mbeti ne ate gjendje per disa ore derisa erdhi ambulanca. Kjo beri qe ajo te binte ne gjendje kome.

As nuk mundem te imagjinoj se cfare kane kaluar familjaret e saj ne kalvarin e gjate neper spitalet e ndryshme europiane dhe keshillave te mjekeve per t’i hequr prizen. Me kujtohet nje liber qe tregonte nje histori te ngjashme te vertete, ku zonja e shtepise ra ne koma dhe duke qene vete infermiere i kishte lene amanet te shoqit qe nese ndodhte qe ajo te binte ne koma, ai duhej te merrte vendimin t’i hiqte prizen e makinerise qe e mban ne jete. Dhe cuditerisht jeta e sfidoi dashurine e tyre pikerisht me kete gje. Dhe megjithe shkaterrimin qe solli gjendja e komes se gruas, ‘presionit’ te mjekeve dhe gjithe njerezve rreth tij, ai priti me durim dhe shume shprese per 8 vite te gjata, derisa nje dite zemra e tij tregoi se kishte te drejte. Gruaja u zgjua nga koma dhe per pak kohe e mori veten teresisht. Ndersa i shoqi vazhdonte ta kontrollonte gjate nates nese merrte fryme apo jo. Ai ende nuk e besonte qe ajo mrekulli kishte ngjare ne familjen e tij.

Ndersa ne rastin e nenes sakrifikuese nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ishte kembengulja e djalit te saj qe e ktheu ate ne jete. Sic shprehet ai vete, gjithnje kishte besuar se e ema do kthehej ne jete. Edhe atehere kur mjeket londineze, arabe dhe gjermane thoshin qe jo. Kembengulja e tij kishte bere qe vete shteti i Emirateve te Bashkuara te mbeshteste financiarisht kurimin e saj ne Gjermani, prej nga ku u kthye e gjalle. Ishte pikerisht zeri i te birit, tashme 31 vjecar qe ne debat e siper me mjeket gjermane e kishin permendur nenen ne gjendje vegjetative. Emri i te birit ishte edhe fjala e pare qe ajo nxori nga goja, besoj si vijim i thirrjes se shpirtit te saj ne momentin e aksidentit. Nje histori ku dashuria e femijes ndaj nenes triumfoi ndaj vdekjes.

Histori te tilla me bejne te mendoj se sa me fat jane njerez te tille, te rrethuar nga dashuri kaq te medha te afta te sfidojne jo vetem njerezit, por edhe vete vdekjen. Ne mendjen time rrotullohet pyetja se sa e veshtire do ishte nese une nje dite do gjendesha perpara nje vendimi te tille te veshtire. Po sikur une te isha viktima, cili do ishte vendimi qe personat rrotull meje do merrnin per mua?

Histori te tilla te bejne te kuptosh se marredheniet ne jete duhet te jene te verteta dhe te sinqerta, ashtu sikurse eshte edhe marredhenia e jetes me vdekjen, qe ndahen plotesisht nga njera-tjetra. Ne duhet te ndertojme marredhenie te verteta me njerezit qe duam dhe tek te cilet nje dite mund te varen vendime shume te rendesishme per ekzistencen tone. Asnje nga ne nuk ka imunitet nga jeta dhe ngjarjet e saj. Ndaj te jetuarit e jetes ne menyre te vertete eshte e vetmja garanci qe kemi se do mundemi ta perballojme ate ne menyren me te mire te mundshme.

Sot zonja e historise tone eshte ne rikuperim e siper, sidomos nga ana fizike, pas nje qendrimi teper te gjate pa levizur. Ajo eshte nje simbol i mrekullise se jetes dhe dashurise per jeten. I urojme nga zemra rikuperim sa me te shpejte, qe t’i rikthehet sa me shpejt jetes se saj bashke me familjen qe e deshi aq shume. Te tilla mrekulli na bejne te besojme se jeta eshte shume e bukur kur rrethohesh nga dashuria dhe pozitiviteti. Lejojini vetes te jeni sa me pozitive, mblidhni prane vetes energji per te ecur perpara edhe kur duket e pamundur. Kjo ishte ajo cfare Omari, djali qe shpetoi nga krahet e nenes ne aksidentin e rende me makine, donte t’i tregonte botes. Ai e mbajti fort shpirtin e nenes se tij ne jete, me forcen e dashurise se paster qe vetem nje femije mund te dhuroje. Le te behemi paska Omare edhe ne ne perditshmerine tone.

Shprehini nenes tuaj dashurine duke i dhuruar kete varese te mrekullueshme, perfekte per dhurate me kutine e saj elegante. Sot ajo vjen per ju me ulje mbi 80%. Klikoni mbi foton per ta blere.

Featured image: https://www.needpix.com

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.