Cfare i la Botes pas Vera 2019 – Fakte dhe Shqetesime

Fundi i kesaj jave shenon perfundimin e veres si me versionin ‘alla franga’ edhe me ate ‘alla turka’. Ka qene nje vere jo e zakonshme dhe qe i la botes disa shenja aspak te mira do thosha une. Ja disa nga faktet qe shoqeruan Veren 2019:

I. I nxehte pervelues u shenua ne Europe gjate te tre muajve te veres.

Si rrallehere, Qershori shenoi temperatura teper te larta, duke paralajmeruar nje vere jo te zakonshme. Korriku dhe Gushti nuk i zhgenjyen pritshmerite e nje vere tejet te nxehte, duke regjistruar temperatura rekord mbi 45˚C.

II. Vetem ne France numerohen mbi 1,500 viktima nga i nxehti i jashtezakonshem i Veres 2019.

Franca ishte nje nga vendet me te goditura nga vala e te nxehtit ne Europe, dhe pavaresisht masave te marra per perballimin e saj u regjistrua nje numer shume i larte viktimash, mbi 1,500 te vdekur nga vapa. Me shume se gjysma e tyre ishin te moshuar mbi 75 vjec. Viktima nga i nxehti jane shenuar edhe ne vende te tjera te Europes.

III. Zjarre te fuqishme perfshine disa zona te Globit.

Padiskutim zjarret ne Amazone ishin ngjarja me e pergojuar dhe me shqetesuese e kesaj vere. Ne mes te polemikave se kush i vuri zjarret ne Amazone, e ashtuquajtura ‘mushkeria e botes’ vazhdoi te digjej duke kryer funksionin e kundert nga ai qe ben normalisht. Nuk mbeten mbrapa zjarret ne Afriken sub-sahariane (Kongo, etj.) dhe ne disa vende ne Jug te Europes.

IV. Vera e nxehte arriti deri ne Vendet e Ftohta te Planetit.

Temperatura te larta u regjistruan gjate Korrikut dhe fillimit te Gushtit ne dy prej vendeve me te ftohta te planetit: Groenland dhe Alaske. Data 2 Gusht regjistroi sasine me te madhe te akullit te shkrire ndonjehere brenda 24 oreve ne Groenland. Ndersa Alaska perjetoi zjarre dhe mungese akulli, aty ku me pare kishte shtresa akulli. Padiskutim nje vere e pazakonte per keto vende me temperatura qe priteshin te shfaqeshin pas 50 viteve sipas parashikimeve normale.

V. Stuhite dhe Uraganet nuk Munguan Gjate Veres 2019

Vera jo e zakonte e ketij viti solli mbarti me vete edhe disa ekstremitete te rrezikshme te motit. Europa u perfshi disa here nga stuhi te fuqishme verore, te papritura dhe shume te forta. Shqiperia u prek nga njera prej tyre, e cila kulmoi me ngjarjet e pakendshme ne Greqine fqinje. Uraganet ishin prezent kryesisht ne brigjet amerikane, me te fundit Uraganin Dorian, qe goditi Bahamasin dhe jug-lindjen e SHBA. Ende nuk eshte bere bilanci i plote i viktimave dhe demeve materiale qe shkaktoi ai.

Por, cfare Shqetesimesh la pas Vera e Pazakonte 2019?

Jane nje sere shqetesimesh te shprehura nga shkencetaret dhe studiuesit ne lidhje me pasojat e te nxehtit te kesaj vere.

  • Ngrohja e ujit te oqeaneve ka nje sere efektesh negative:
    • Nxit shkrirjen e akullnajave si kurre me pare, duke sjelle rritje te nivelit te ujerave dhe zhdukjen e plazheve nga harta,
    • Sjell crregullimin e cikleve riprodhuese te qenieve ujore, duke ndikuar ne zinxhirin ushqimor deri ne shkallen e qenieve njerezore (me pak salmon u shumua kete vit ne Alaske)
  • Ngrohja e temperaturave te ajrit po ben qe viruse te cilat me pare nuk mbijetonin ne zonat e ftohta te arrijne atje dhe te bejne qe shume semundje te reja te zhvillohen duke vene ne rrezik shendetin e njerezve, flores dhe faunes.
  • Emetimi ne rritje i CO2 (nga industria dhe zjarret) po ben qe te rriten shqetesimet per cilesine e ajrit qe thithim dhe efektet shkaterruese per shendetin e njeriut.
  • Nese shtojme ketu efektet e tjera te ndotjes (ajo plastike, etj.) mund te themi se bota po i afrohet me shpejtesi situatave kritike per shendetin e njeriut dhe fenomeneve te jashtezakonshme natyrore.

Perpara se te shkojme ne stinen e ftohte kemi vjeshten, nje periudhe e begate dhe e bukur per te udhetuar dhe shetitur. Per komformitetin tuaj ju propozojme dy produkte: Kepuce- Atlete per Femra me design modern dhe shume komode, dhe Atlete per Meshkuj te modes se fundit. Klikoni mbi produktet per te blere rehatine e kembeve tuaja.

Vera iku dhe ne tani kemi filluar te shqetesohemi per stinen e ftohte. Sipas menyrave te vjetra parashikuese, pema e ftoit e mbushur plot e per plot me fruta, tregon se edhe Dimri 2019 -2020 nuk do te jete nje stine e lehte. Natyra po na therret qe te kthejme me shume syte drejt saj per te siguruar qe femijet tane do te munden te jetojne mire ne planetin tone.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.