Kur Djali i Mitur behet Tutori i Nenes se Vet

E degjuat mbreme rastin skandaloz te nenes qe prostituonte ne rruge dhe mbante dy femijet e mitur me vete teksa punonte? Nje histori e pabesueshme, qe edhe pse e pashe me syte e mi videon e Transmetuar ne emisionin “STOP” ne TV Klan, perseri logjika ime nuk arrin ta pranoje.

Mund te mirekuptoj qe nje nene e re mund te gjendet ne kushte shume te veshtira financiare dhe te detyrohet te prostituoje, por kjo pune ne asnje menyre nuk mund ta beje te neglizhoje detyrat e saj si nene. Kjo eshte gjeja e denueshme ne gjithe historine e mbremshme.

Por, ka edhe me shume: djali i madh 12 vjecar luante here pas here edhe rolin e tutorit, duke i dale ne krah te emes teksa negocionte per cmimin e sherbimeve te ofruara prej saj me klientet qe kalonin ne rruge. Nje tmerr i papare!!! Femija behet tutori i nenes se vet.

Nuk e di se cfare ndodh ne mendjen e atij femije, qe detyrohet ta shohe nene dhe veten ne situata te tilla absurde per nje femije. Per shume pak kohe ai do hyje ne adoleshence dhe zoti e di se cfare do shpertheje brenda tij. Po femija 6 vjecar si e perjeton valle te qendruarit cdo nate ne rruge deri ne oret e vona te mengjesit? Te dy femijet kane nevoje per nje jetese me te mire dhe per ndihme per te shkulur nga kujtesa dhe ndergjegjia e tyre keto kujtime te tmerrshme. Teksa po shkruaj keto rradhe shoh time bije qe vertitet neper shtepi dhe me dhemb shpirti per ata femije te pafat, qe te braktisur nga te gjithe gjenden ne situate rruge, edhe me keq.

Nje histori e tmerrshme, qe kerkon nderhyrje nga te gjithe: te afermit e femijeve, organizatat qe merren me mbrojtjen e femijeve, institucionet shteterore, etj. Kjo nene e deshperuar, por edhe e papergjegjshme duhet te ndihmohet. Shumekush do thoshte se duhet te denohet, por une mendoj se para se ta denojme duhet ta kuptojme perse vepron ne kete menyre. Me vjen ndermend nje ngjarje shume tragjike e para disa viteve, kur nje nene e vetme qe rriste 4 femije, detyrohej qe naten te shkonte te kendonte ne nje nga klubet e nates ne Tirane. Nje mengjes ajo u kthye nga puna dhe i gjeti te vdekur te kater femijet e saj, pasi kishin lene qiriun ndezur dhe i kishte marre flake shtepia. Nje tmerr i madh, nje dhimbje pa fund e nje nene te lene vetem nga te gjithe, dhe qe nuk kishte me ke t’i linte femijet teksa punonte.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Raste te tilla, perpara se t’i gjykojme e paragjykojme, duhet edhe t’i kuptojme per te kuptuar se perse keto nena mbeten te vetme ne perpjekjet e tyre per te rritur femijet. Ne si prinder e dime mire se sa e veshtire eshte te gjendesh ne kushtet e pamundesise per te ushqyer dhe mbathur femijet, dhe te mos kesh asnje dore qe te shtrihet dhe asnje ndihme prane vetes. Une nuk e di specifikat e rastit te nenes qe prostituonte ne syte e femijes, por uroj me shpirt te mos shoh me kurre nena dhe femije qe jetojne pa dinjitet, duke shkaterruar te ardhmen e femijeve.

Si mendoni ju per kete rast? Cfare duhet bere ne raste te tilla?

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.