Tirana ne Prag Epidemie nga Uji i Pijshem

Te gjitheve na ka rene rastin te shohim autobotet e vegjel me uje neper te gjithe zonat e banuara ne Shqiperi. Ne qe jemi shofere e vuajme me shume ekzistencen e tyre neper rruge, pasi shpesh gjendemi te bllokuar pas nje autoboti dhe nje vargu njerezish me bidona ne duar, te cilet presin te blejne uje te pijshem. Por, mesa duket demi me i madh qe ata sjellin eshte: ndotja e ujit qe mbajne brenda tyre, te cilen po e shperndajne me shpejtesi tek te gjithe perdoruesit e tyre.

Sipas Top Channel, vetem sot jane paraqitur mbi 100 raste ne urgjencen e Qendres Spitalore “Nene Tereza” me simptoma helmimi. Dhe sipas mjekeve te prekurit kane nje gje te perbashket: konsumojne uje nga autobotet e famshem te ujit.

Mesa duket nuk kane mjaftuar kronikat ne lajme dhe emisionet investigative ne lidhje me dyshimet per cilesine e ujit te ketyre autoboteve. Eshte e qarte se as prononcimi se fundmi nga ana e ujesjellesit (UKT), se uji i autoboteve nuk ndryshon nga ai qe na vjen neper cezmat e shtepive dhe se ujesjellesi e shet tek autobotet vetem per larje, nuk ka pire uje. Njerezit vazhdojne te besojne perrallat e shitesve te autoboteve se uji mbushet ne Dajt, tek burimi i famshem i Selites apo i burimi i Shen Merise. Ne fakt ky uje mbushet jashte murit te ujesjellesit te Tiranes me anen e nje zorre qe del jashte nje depoje-cisterne te madhe.

Qytetaret buke blere uje te pijshem prane nje autoboti.
Foto: https://www.shqiperia.com

Une gjithnje jam habitur sesi qytetaret i besojne pastertise se ketyre makinave qe sillen verdalle duke ofruar uje te pijshem per kedo, ne mes te rruges, pluhurit dhe diellit. Ne nje vend qe as depozitat e ujit ne pallate nuk pastrohen, me duket e cuditshme qe te gjithe besojne se depozitat e autoboteve jane te pastra dhe sipas standarteve te ruajtjes se ujit te pijshem.

Une nuk blej uje tek autobotet. Prej disa vitesh tashme nuk blej as uje te paketuar ne shishe. Une e kam gjetur zgjidhjen tek uji i filtruar, nje zgjidhje qe ekonomikisht qendron ndermjet ujit te autoboteve dhe atij te paketuar ne shishe. Por eshte nje zgjidhje qe qendron shume here me lart per nga cilesia, lehtesia dhe sasia e ujit qe kam ne dispozicion. Nese jeni te interesuar per nje zgjidhje te tille na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com.

Te dashur miq, ju lutem mos konsumoni uje per te pire nga autobotet. Duke pire ujin e autoboteve, ju po blini problemet shendetesore me parate tuaja. Ju lutem mos i jepni femijeve te pijne uje nga ai i autoboteve. Numri me i madh i te prekurve sot ishin femije te vegjel, pasi ata jane me te ndjeshem ndaj problemeve te tilla. Mbrojeni shendetin tuaj dhe te femijeve, duke siguruar uje vertet te paster dhe te sigurte per te pire dhe per te lare produktet ushqimore qe konsumoni ne familjet tuaja. Uji perben mbi 60% te peshes tone trupore, ndaj konsumimi i ujit te ndotur do te thote te semurim 60% te trupit tone, dhe me besoni pasojat nuk jane aspak te kendshme.

Shpresojme qe institucionet vendore dhe qendrore te nderhyjne per te eleminuar fenomenin e shitjes se ujit te pijshem nga autobotet. Deri atehere: Pini Uje te Paster e te Sigurt!

Featured image: https://www.publicdomainpictures.net

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.