Cili eshte Numri i Shendetshem i Kafeve ne Dite

Ngrohja globale po e erreson perspektiven e prodhimit te kafese ne planetin Toke. Dhe kjo gje na ka bere merak te gjithe ne kafe-dashesit mbi toke. Por, mesa duket ka nga ata qe ende nuk e kane degjuar kete lajm. Dhe keta jane studiuesit dhe shkencetaret e ndryshem neper bote.

Here pas here has ne studime qe lidhen me kafene dhe efektet e saj. Dhe nuk e kam fjalen per kafete ngjyra-ngjyra qe kam provuar neper bote, por ate te verteten. I lexoj keto studime per t’u njohur me cudine e rradhes. Eshte e mahnitshme se sa shume e kane studiuar kafene si produkt. A thua se 60% e trupit tone perbehet nga kafeja?! Apo a thua se ajo eshte pija me e konsumuar ne bote. Ne fakt, shumica e popullsise globale nuk e konsumon kafene, ata preferojne cajin si alternative.

Cfare thone Studiuesit per Kafene?

Studimet kane nxjerre se:

  • Me shume se 2 kafe ne dite demtojne shendetin
  • Kafeja e pire rregullisht ndihmon punen e zemres
  • Rrit tensionin
  • Ndihmon punen e melcise
  • Kafeja ndihmon ne tretje
  • Ndikon ne acarimin e sistemit nervor
  • Llumi i kafese eshte shume i mire per lekuren, etj.

Te gjitha keto rezultate kane dale nga studime te ndryshme shkencore. Me pak fjale, cfare e thote njeri, e kundershton tjetri. Kjo gje sjell konfuzion tek njerezit neper bote. Te gjithe pyesin: Sa kafe ne dite mund te konsumoj pa friken se po demtoj shendetin?

Te gjithe pyesin: Cili eshte numri i kafeve ne dite qe mund te konsumoj pa demtuar shendetin?

Deri dje une e dija se nje konsesus i pergjithshem ishte qe deri 2 kafe ne dite. Madje, mundesisht jo ekspres, nese duam te mos e demtojme shendetin. Por, nje studim i ri e hedh poshte kete ‘rregull’ te pranuar. Sipas tij, kafeja ka edhe nje atribut tjeter ne permiresimin e shendetin te njeriut. Rezultatet e studimit kane nxjerre ne drite se: Nese pijme 6 ose me shume filxhane kafe ne dite, ulim me 23% rrezikun e krijimit te gureve ne temth. Nje miku im qe ka bar kafe me tha se do e shkruaje me germa te medha tek hyrja e lokalit qe te rrise punen-:)

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Kur e lexova kete perfundim kam qeshur me te madhe. Po imagjinoja veten pas numrin 6 te kafeve/dite me temth te paster drite, por duke u dridhur pa pushim.

2 kafe ne dite, mundesisht jo ekspres, eshte numri i pranuar per te mos demtuar shendetin.

Ja pra miq te dashur, ky eshte studimi i rradhes qe shton konfuzitetin ne lidhje me kafene. Une do ju rekomandoja te mos e tejkaloni limitin prej 2 kafe ne dite. Ato jane mese te mjaftueshme per te hapur syte dhe per t’u shplodhur. Gjithashtu ato dalin e teprojne edhe per t’u perditesuar me ngjarjet dhe ndodhite e fisit, komshinjve, politikes, shoqerise dhe krushqise. Si mendoni Ju?

Qofshi Mire!

Featured image: https://www.publicdomainpictures.net

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.