Dikur ishte 1 Shtatori

Neser eshte dita e fillimit te vitit te ri shkollor per ciklin parauniversitar (kopshtet, shkollat 9-vjecare dhe shkollat e mesme). Nje ngjarje shume e rendesishme per te gjithe shoqerine dhe qe angazhon shumicen e njerezve brenda territorit shqiptar.

1 Shtatori Dikur

Kur une isha femije, mbaj mend se 1 shtatori (atehere ishte 1 shtatori dita e e pare e shkolles) ishte nje ngjarje shume e madhe per te gjitha familjet. Qe dy jave perpara ne shkonim bashke me prinderit te merrnim librat dhe fletoret. Nje dite te tere e shpenzonim per te mbeshtjelle librat dhe fletoret me tabak te bardhe. Nje dite tjeter shkonte per te vijezuar fletoret me vijen e kuqe, qe t’i kishim gati per fillimin e shkolles. Blinim canten, rrobat e reja per diten e pare te shkolles dhe mezi prisnim te takoheshim me shoqet dhe shoket. Kishim aq shume per t’iu treguar se si i kishim kaluar pushimet verore, ku kishim qene dhe ke kishim takuar.

Nje gje tjeter qe une dhe vellezerit e mi e benim cdo fillim viti shkollor ishte te dhuronim librat tane te vitit te meparshem shkollor tek familjet e pamundura. Me kujtohet se ime me, duke qene edhe mesuese, na merrte ne me vete kur dhuronim librat, sepse donte qe ne ta kuptonim perse duhej te kujdeseshim per librat gjate vitit (te mos i shkarravisnim, te mos i grisnim apo t’i lagnim).

Dhurata per Mesuesen

Nje nga ‘shqetesimet’ tona me te medha si femije ishte te pergatisnim tufen me lule per mesuesen. Ne kishim nje komshie qe kishte kopesht me lule dhe sa shume i kemi rene ne qafe asaj vit pas viti -:) Por ajo ishte nje zonje me shpirt flori dhe na ndihmonte ta rregullonim bukur buqeten me lule qe te kenaqej mesuesja. Vellai im i vogel sa mbaroi klasen e dyte nuk donte me t’i conte lule mesueses se i vinte turp, jo per gje por dhurimi i luleve konsiderohej pune gocash.

Pastaj vinte mengjesi i dates 1 shtator, i mbushur me emocione qysh nga fakti se do coheshim me heret, do beheshim gati, do i lidhnim floket ndryshe, si per rast te vecante, dhe sapo te gjithe ishim gati dilnim per t’u nisur per ne shkolle. Babi im vinte ne shkolle per 1 shtator vetem kur njeri nga ne fillonte klasen e pare, ne vitet e tjera ishte mami ajo qe mbulonte sektorin e shkolles. Gjithmone benim nje foto diten e pare te shkolles, si kujtim per nje dite te vecante. Dhe nuk po flas per nje foto me celular sic behet sot, por ne shkonim te gjithe te studio e fotografit dhe e benim foton aty.

Dita e Pare e Shkolles

Dita e pare e shkolles ishte gjithmone shume e bukur se takoheshim me njeri-tjetrin, qeshnim, kenaqeshim me historite. Edhe oret e mesimit ate dite ishin jo si zakonisht, nuk kishte mesim per te shpjeguar, nuk ngrihej njeri ne mesim, nuk kishte detyra klase. Ishte pak a shume si nje dite feste per fillim e vitit te ri shkollor.

Nje gje tjeter e vecante per ate dite ishte mesuesja. Ajo ishte e veshur shume bukur, e rregulluar shume bukur (floket, make up) dhe mbi te gjitha ishte shume e qeshur gjate gjithe kohes. Dukej se edhe ajo mezi e kishte pritur 1 shtatorin. Prezenca aq pozitive e mesueses ishte si nje ogur i mbare per vitin e ri shkollor, ndaj une e kam te ngulitur ne koke si ngjarje.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Sic mund ta shihni, kujtimet e dites se pare te shkolles jane nder me pozitivet ne kujtesen time. Dhe kjo jo sepse une isha nje femije qe cdo gje e shihja me te bukur. Prinderit e mi kujdeseshin shume qe ne te mos kuptonim asgje nga sikleti i tyre per te perballuar blerjet e librave dhe shpenzimeve te tjera per pergatitjen per ne shkolle. Ata ishin qe te dy shume dije-dashes dhe kujdeseshin qe ne ta perjetonim kthimin ne shkolle si nje feste.

Urimet per 1 Shtator 2019

Urojme nje Vit te Mbare Shkollor per te gjithe femijet qe neser do i drejtohen bangave te shkolles. Nje urim special shkon per vogelushet qe hyjne per here te pare ne parashkollor dhe ne klasen e pare. Iu urojme te kene nje udhetim te mrekullueshem ne rrugen e dijes. Urimi tjeter shkon per mesuesit: Nje Vit te suksesshem shkollor per te gjithe ju mesuese e mesues te dashur! Urojme qe viti shkollor 2019 – 2020 te shenoje rezultate me cilesore per femijet dhe ju vete. Ju keni nje pergjegjesi te madhe mbi shpatulla: Ju keni te ardhmen e kombit dhe te shoqerise ne duart tuaja. Te gjithe ne prinderit punojme dhe perpiqemi fort qe femijet tane te kene nje jete me cilesore. Na ndihmoni qe ata ta duan rrugen e dijes dhe te zhvillimit. Na ndihmoni qe femijet tane te realizohen ne potencialin e tyre dhe te jene vlere e shtuar per shoqerine.

Gezuar Diten e Pare te Shkolles per te gjithe shqiptaret!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.