Arrestohet Pedagogu – Kerkonte Favore Seksuale per Provimet

Te gjithe u beme deshmitare te rastit te pedagogut te denoncuar tek emisioni STOP ne TV Klan. Historia ishte ajo e zakonshmja: Nje pedagog i ofrohet nje studenteje ta ndihmoje me provimet e ngelura, dhe ne kembim i kerkonte favore seksuale.

Por nuk eshte ky lajmi qe terheq vemendjen. Lajmi qe na terhoqi vemendjen ishte se brenda pak oreve pedagogu i shfaqur ne video eshte shoqeruar ne polici per shpjegime rreth videos se shfaqur. Per mua kjo eshte risi, qe policia te veproje kaq shpejt per nje rast qe ne vetvete nuk paraqet ndonje rrezikshmeri te larte shoqerore. Ta quajme zell te tepruar? Apo drejtuesit e policise se Elbasanit jane me shume namuz dhe nuk i durojne dot ngjarje te tilla te behen publike. Nuk e di cila nga keto eshte e verteta.

Me kujtohet nje rast tjeter si ky, teper i bujshem, kur nje minister u filmua duke kerkuar favore seksuale ne kembim te nje vendi pune. Atehere nuk pati ndalime te menjehershme nga policia, por ndoshta ai rast do mbetet pushimi me i shpejte nga puna per nje minister. Mesa e kam ndjekur rastin ne distance, nuk pati asnje denim per ish-ministrin, por pati pasoja reale per jeten e vajzes qe u ofrua si ‘karrem’ per ministrin. Ajo u detyrua te largohet nga Shqiperia, pasi presioni i opinionit te shoqerise mbi te dhe familjen e saj ishte jashtezakonisht i madh.

Sot zgjodhem per ju xhupa per te gjithe familjen: xhup modern per meshkuj, xhup super cilesor per femra dhe xhup firmato per femije 1 -12 vjec. Klikoni mbi fotot e produkteve per te pare detajet dhe per t’i blere ato.

Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Te gjithe ne qe kemi studiuar ne universitete e dime shume mire se ngjarje te tilla ndodhin perdite ne universitetet shqiptare. Sic po e thoshte edhe drejtuesi i Emisionit STOP, eshte e cuditshme sesi ne cdo fakultet punojne njerez me prirje te semura seksuale, te cilet gjenden aty si ujku ne mes te qingjave. Nuk e kuptoj se cfare aftesish aq te vecanta pedagogjike kane pedagoge te tille, te cilet vazhdojne i mbajne ne pozicione te tilla pune edhe pse dihet publikisht sjellja e tyre e semure me studentet dhe abuzimi me pushtetin qe i jep vendi i punes.

Sic eshte bere e modes keto kohe, besoj se edhe stafet pedagogjike duhet t’i nenshtrohen nje vetingu te ngjashem me ate te gjyqtareve dhe prokuroreve. Padiskutim ka shume vend per te vleresuar pedagoget persa i perket: pasurise se tyre (ju kujtohen listat e studenteve ne protesten studentore me pegdagoget e korruptuar?), profesionalizmit te tyre (me gjithe keto plagjiatura qe qarkullojne dhe pakenaqesite per cilesine e mesimdhenies) dhe reputacionin dhe sjelljen e tyre etike ne vendin e punes. Jam e sigurt se nje proces i tille vleresimi do pastronte ndjeshem trupen pedagogjike ne Shqiperi, per t’iu ofruar me ne fund studenteve arsim cilesor dhe profesional.

Duke u kthyer tek rasti qe po flisnim ne fillim, une nuk besoj se pedagogu do te pesoje gje nga kjo histori. Pergjithesisht, rastet e fryra mediatikisht perfundojne si fllucka te shpuara sapuni. Une uroj qe studentja qe beri regjistrimin e videos te mos detyrohet te ndryshoje teresisht jeten e saj per shkak te kesaj historie. Uroj qe studentet shqiptare te mos e ulin veten dhe te kthehen ne lodra seksuale te pedagogeve abuzues (meshkuj dhe femra). Uroj qe ata/ato te studiojne me dinjitet, per t’u bere me pas qytetare te denje te ketij vendi.

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.