Disa Gjera qe Duhet te Dini per Infeksionet HPV- Semundje Seksualisht te Transmetueshme

Keni degjuar me pare per infeksionet HPV? Une kisha degjuar perciptazi per to, por sot u njoha me nje studim te koheve te fundit ne lidhje me infeksionet HPV, i cili me beri te vleresoj rendesine e njohjes se ketyre viruseve me ne thellesi. Per kete arsye mblodha informacione per Infeksionet HPV dhe mendova t’i ndaj sot me ju miq te dashur.

Cfare do te thote HPV?

HPV me emrin shkencor ‘Human Papilloma Virus’, jane nje familje virusesh qe futen ne trupin e njeriut dhe shkaktojne infeksione, te cilat mund te cojne deri ne zhvillimin e kancereve te llojeve te ndryshme.

Cfare jane Infeksionet HPV?

Infeksionet HPV jane infeksione qe shkaktohen nga viruset HPV dhe qe shkaktojne problematika klinike ne trupin e njeriut. Pjeset kryesore qe preken nga infeksionet HPV jane organet seksuale (psh. qafa e mitres, etj.), por edhe pjese te tjera si: goja dhe fyti.

Si perhapet Viruset HPV?

Viruset HPV njihen se shkaktojne infeksionet HPV te cilat perhapen ne keto rruge:

  • Nepermjet kontakteve seksuale (seks vaginal, anal dhe oral)
  • Nepermjet puthjes ne goje
  • Gjate lindjes nga nena te i porsalinduri

Per t’u patur parasysh eshte fakti se shumica e njerezve seksualisht aktive infektohen nga keto viruse te pakten 1 here ne jete. Kjo ndodh edhe tek personat monogame (me nje partner te vetem seksual), por ka raste te shfaqjes se tyre edhe tek personat qe nuk kryejne marredhenie seksuale, por vetem intime (puthje). Perhapja e viruseve vetem nga kontakti lekure-me-lekure ben qe edhe nje puthje e zakonshme intime te behet shkak i perhapjes se viruseve HPV.

Cfare Semundjesh shkaktojne Viruset HPV?

Kur viruset hyjne ne trupin e njeriut, ato fillojne te depertojne ne pjese te ndryshme te trupit. Ne shumicen e rasteve trupi mbartes i viruseve HPV krijon antikorpe te cilat i luftojne vete viruset ne fjale dhe personi mbartes as nuk e kupton qe eshte apo ka qene i infektuar. Por ka raste te tjera kur viruset ne fjale arrijne te infektojne trupin e njeriut dhe kjo gje ndodh kryesisht ne vendet me te aferta te hyrjes se tyre. Ato mund te shkaktojne dy kategori semundjesh te njerezit:

I. Infeksionet HPV

Te tilla shfaqen ne formen e lythave gjenitale, kryesisht ne organet gjenitale: mitra, penisi, vagina dhe te vulva. Mqs. viruset perhapen edhe nga goja, ato i shfaqin te tilla infeksione ne goje dhe ne pjesen e fytit.

II. Semundje Kanceroze

Infeksionet e shkaktuara nga viruset HPV, nese nuk mjekohen ne kohe, mund te degjenerojne ne semundje kancerogjene. Njihen 6 lloja kanceri qe kane si shkaktar viruset HPV:

  • Kanceri ne qafen e mitres
  • Kanceri i gojes dhe i fytit
  • Kanceri vaginal
  • Kanceri penial
  • Kanceri anal
  • Kanceri vulvar

SHBA-te jane vendi, ku infeksionet HPV jane me te perhapurat. Eshte vene re se ne dekaden e fundit pervec rasteve te kancerit ne qafen e mitres te femrat (qe i kane bere te famshme viruset HPV ne bote), jane shtuar edhe ato te kancerit ne fyt te meshkujt te shkaktuar pikerisht nga viruset HPV. Kjo eshte edhe problematika e ngritur dhe e studiuar nga studimi qe permenda ne fillim te artikullit. Studimi ka nxjerre si perfundim se vaksinimi i meshkujve ndaj viruseve HPV sjell uljen me 37% te rrezikut te kancerit te fytit. Autoret e studimit kembengulin se numri ne rritje i kancereve ne fyt te meshkujt, qe tashme e tejkalon numrin e te diagnostifikuarave me kancer te qafes se mitres, mund te ishte shmangur nese te dyja gjinite, femrat dhe meshkujt, do vaksinoheshin kunder viruseve HPV. Mosha me e pershtatshme per te bere vaksinen Gardasil, eshte ne fillimet e adoleshences (9 – 15 vjec), pikerisht perpara se te vaksinuarit te fillojne kontaktet e para intime dhe me tej seksuale. Gjithashtu, vaksina mund te behet edhe ne moshe me te madhe. Per grate ne vecanti per t’u mbrojtur nga kanceri i qafes se mitres vaksina behet ne moshat (15 – 45 vjec).

Mosperfshirja e kesaj vaksine per djemte ne kalendarin zyrtar te vaksinave ne SHBA, si edhe hezitimi i prinderve per t’ia bere kete vaksine femijeve (sipas statistikave vetem 53% e vajzave dhe 44% e djemve jane te vaksinuar) ka sjelle ne kete vend shfaqjen e mbi 34,000 rasteve te reja kanceresh ne vit te shkaktuar nga viruset HPV.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Cilat jane Simptomat e Semundjeve te Shkaktuara nga Viruset HPV?

Infeksionet HPV nuk kane simptoma te qarta, dhe nuk mund te gjenden nga analizat e gjakut. Problemet ne qafen e mitres mund te behen me PAP Test apo me nje kontroll specifik per qafen e mitres.

Shenjat me te dukshme jane:

  • Lythat gjenitale, qe krijohen ne zonat e organeve seksuale (qafa e mitres, muret e vagines, penisi, pjesa anale).
  • Rrjedhje ne forme hemorragjie ne fillimin e menstruacioneve.

Shumica e personave te prekur nga keto lloj kanceresh arrijne t’i mbijetojne semundjes, dhe ne keto raste kurimi eshte shume i shtrenjte.

Ndonese ketu permenda shifrat e SHBA-ve, situata te ngjashme shfaqin edhe vendet e tjera te zhvilluara te cilat i jane kushtuar ndjekjes nga afer te problematikave te shkaktuara nga viruset HPV. Nuk ka te dhena nga pjesa tjeter e botes, per numrin e te prekurve mes meshkujve dhe femrave, por pa diskutim edhe ne keto vende problematika qendron, ndonese mund te jete ende e fshehur.

Keto ishin informacionet per mesova per Viruset HPV dhe pasojat e tyre ne shendetin e njeriut. Eshte e cuditshme sesi semundjet seksualisht te transmetueshme dhe mbrojtja ndaj tyre vazhdojne te mbeten paksa tabu ne mendjet e njerezve. Ndersa HIV-Aids vazhdon te beje kerdine neper bote dhe mjeket ende po punojne fort per gjetjen e vaksines qe do i jepte fundit terrorit te shkaktuar nga kjo semundje, eshte e habitshme te njihesh me rastin e infeksioneve HPV, edhe keto seksualisht te transmetueshme, te cilat e kane zgjidhjen parandaluese, vaksinen Gardalis, dhe perseri njerezit hezitojne ta bejne. Pjeserisht per faj te qeverive te cilat nuk e kane futur ne kalendarin zyrtar te vaksinimit (sic eshte rasti i Shqiperise), dhe pjeserisht faji i prinderve te cilet nuk i vaksinojne femijet ne fillimet e adoleshences se iu duket se po iu japin lejen qe te kryejne marredhenie seksuale ne moshe te hershme.

Te dashur miq, beni kujdes me infeksionet HPV. Vaksinoni veten dhe femijet tuaj per te shmangur problematikat shqetesuese shendetesore qe mund te shkaktojne keto infeksione. Vaksina e bere me tre stade eshte mbrojtja me e mire per shendetin ndaj ketyre infeksioneve. Kalojani kete informacion te gjithe prinderve qe kane femije mbi 9 vjec, pasi kjo eshte koha kur duhet te interesohen me mjeket pediater per kete vaksine. Qofshi Mire!

Nese keni patur pervoja te deritanishme me Infeksionet HPV, lutemi te ndani me ne eksperiencat tuaja. Cdo informim eshte i vlefshem per ndergjegjesimin e publikut te gjere ne lidhje me keto problematika te shendetit.

Featured image: https://upload.wikimedia.org

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Lexoni me shume artikuj ne lidhje me SEMUNDJET.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.