Sfida e Veshtire e Prinderimit – 2 Raste Kontradiktore nga Bota e Hollivudit

E pate intervisten e fundit te Brat Pitt dhene per CNN? Nje interviste shume interesante, qe pervec promovimit te filmit te tij te fundit, prekte edhe disa aspekte te rendesishme te jetes se yllit te Hollivudit. I shpalluri ‘mashkulli me seksi ne bote’, tregonte per ekzistencen e tij si baba, dhe tashme veshtiresite e prinderimit ne statusin e nje babai te divorcuar.

Dy Raste nga Bota e Hollivudit

Ne boten e Hollivudit te mbushur me lloj-lloj historish dhe skandalesh, jane dy histori te medhaja dhe te adhuruara dashurie te nderprera per shkak te deshires shume te madhe per t’u bere prinder. Nje nga keto te dyja eshte historia e ciftit me te adhuruar te Hollivudit: Jennifer Aniston dhe Brat Pitt. Te dashuruar dhe te martuar per nje kohe te gjate, u ndane papritur duke lene te deshperuar fansat e tyre. Arsyeja qe u zbulua me vone ishte deshira shume e madhe e Brat Pitt per te patur femije, deshire te cilen nuk mund t’ia plotesonte partnerja e tij. Dhe vazhdimi dihet, ai u nda nga Aniston dhe u lidh me yllin tjeter te Hollivudit Angelina Jolie, nga lidhja me te cilen u be babai i 6 femijeve (3 biologjike dhe 3 te adoptuar). Nje realizim teper i bollshem i deshires se tij per te qene baba.

Rasti tjeter eshte i nje cifti tjeter teper te adhuruar dhe te famshem: Nicole Kidman dhe Tom Cruise. Te njohur ne shesh-xhirimin e nje filmi, u dashuruan dhe u martuan duke mahnitur gjithe boten e kinematografise. Pas shume vitesh sebashku dhe ne kulmin e suksesit profesional, cifti njoftoi ndarjen dhe shkaku serisht ishte deshira e Tom Cruise per t’u bere baba. Pas ndarjes, ai u martua me nje partnere tjeter nga e cila u be me nje vajze te mrekullueshme. Pra, me ne fund deshira e madhe e yllit te Hollivudit u plotesua.

Deri ketu e dime te gjithe historine. Po perse une zgjodha keto dy histori te njohura per t’i bere pjese te ketij artikulli? Arsyeja eshte shume e thjeshte: vazhdimi i dy ketyre dy historive te prinderimit. Eshte pikerisht cfare ndodhi me pas qe vlen per t’u treguar dhe per te nxjerre mesime.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Vazhdimi i Historive te Prinderve te Famshem

Pas lindjes se femijeve, te dy aktoret ndjene ndryshime te medha ne jeten e tyre. Qe te dy nuk rezistuan gjate ne martesat e reja dhe sot qe flasim qe te dy jane divorcuar nga nenat e femijeve te tyre. Mesa duket deshira e madhe per te pasur femije biologjike, nuk qenka e mjaftueshme per te mbajtur nje familje ne kembe.

Ndersa Brat Pitt ishte dhe eshte nje baba shume i perkushtuar per femijet e tij, Tom Cruise ne ekstremin e kundert ka disa vite qe nuk e takon bijen e tij te shume-deshiruar. Ai ka shkeputur kontaktet me vajzen me pretendimin se ajo i ngjan krejtesisht te emes dhe nuk ben si vajze per te. E paimagjinueshme kur e mendon se sa shume i ka kushtuar atij realizimi i deshires per t’u bere baba. Mesa duket prinderimi nuk paska qene pikerisht ashtu sic e ka imagjinuar dhe enderruar ylli i Hollivudit. Keshtu, ai zgjodhi rrugen me te thjeshte: e braktisi rolin e tij si baba, duke zbatuar vetem detyrimet ligjore monetare qe rrjedhin nga marreveshja e divorcit. Vertete nje sjellje e cuditshme dhe egoiste!

Femijet jane Qenie Unike dhe duhet te Respektohen si te Tille.

Nga ana tjeter babai i perkushtuar Brat Pitt eshte shprehur para disa vitesh se prinderimi e ben te ndihet me i plakur. Perkujdesja, energjia dhe vemendja qe kerkon rritja e femijeve, normalisht eshte konsumuese per prinderit. Tashme i divorcuar, ai vazhdon te mbaje te njejten marredhenie me femijet e tij dhe sic shprehet ne intervisten qe permenda ne fillim, mendon gjate gjithe kohes cfare mund te beje qe t’iu ofroje femijeve te vet nje jete me te mire se e vetja. Nje mentalitet ky i trasheguar nga babai i Pitt.

Prinderimi – Nje situate Universale

Cfare mendoni kur degjoni keto dy histori prinderimi? E gjeni veten tuaj apo njerez qe njihni ne keto histori? Prinderimi eshte nje situate universale, perpos statusit social apo profilit tuaj si individ. Te jesh prind i suksesshem eshte nje sfide e madhe per cdo njeri. Te mbetesh prind i mire edhe kur e gjen veten jashte familjes fillestare, eshte nje sfide akoma me e madhe, pasi edhe kontakti me i vogel me femijet kerkon perpjekje ekstra krahasuar me situaten kur jeton ne te njejten shtepi, qe do perplasesh se s’ben me njeri-tjetrin.

Jam e sigurte se vajza e Tom Cruise ndjen nje mungese te madhe ne jeten e saj dhe ne syte e saj ai eshte nje baba i deshtuar pavaresisht sukseseve profesionale dhe te qenurit i famshem. Diku kam lexuar se: “Nese do te jesh prind i mire, duhet te jesh i tille ne syte e femijeve te tu”. Pra, te vetmet gjyqtare te suksesit tuaj ne prinderim jane femijet tuaj.

“Nese do te jesh Prind i Mire, duhet te jesh i tille ne Syte e Femijeve te Tu”

Ky artikull eshte nje apel per te gjithe prinderit e divorcuar, qe neglizhojne marredheniet me femijet e tyre. Dashuria dhe martesa mund te jete e perkohshme, por lidhja prind – femije eshte e perjetshme. Mos lejoni qe egoizmi dhe perditshmeria t’iu largojne nga femijet tuaj. Mos i hapni plage femijeve qe ne femijeri. Lejojini femijet te ndjejne ngrohtesine dhe mbeshtetjen e te dy prinderve gjate gjithe jetes. Lejojini qe te besojne tek jeta e bukur dhe tek vlerat e familjes, permbi percaktimeve administrative dhe konvencionale. Femijet meritojne te jetojne femijerine e tyre dhe te mos iu duhet te rriten para kohe.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.