Kur duhet te Rifillohen Marredheniet Seksuale pas Lindjes?

Shtatzania mori fund, familja u shtua me nje engjell, dhe jeta nuk eshte me njesoj si me pare. Por mbetet nje marredhenie mes ciftit te lumtur, qe ka nevoje te ushqehet dhe rikuperohet. Nevoja per te pasur intimitet fizik eshte pezull ne ajer. Pyetja 1 milion dollareshe eshte: Cila eshte koha e duhur qe cifti te rifilloje marredheniet seksuale? Natyrisht, kur themi ‘koha e duhur’ i referohemi femres, pasi eshte ajo e cila pesuar demtime gjate lindjes dhe trupi i te ciles po kalon ndryshime te jashtezakonshme. Cili eshte ai momenti fatlum kur nena e re ndihet e gatshme fizikisht dhe menderisht per te bere serisht sex?

Cila eshte Koha e Duhur sipas Shkences?

Nuk ekziston nje kohe e percaktuar shkencerisht si e duhura per te rifilluar marredheniet seksuale pas lindjes. Perjetimi i ketij momenti eshte teresisht individual. Une kam degjuar zonja qe shprehen se nga njera lindje ne tjetren deshira per te bere seks me partnerin ka qene shume e ndryshme per sa i perket kohes se rifillimit.

Ekziston nje bindje e pergjithshme se gruaja nuk mund te kryeje marredhenie seksuale pa kaluar te pakten 40 ditet e lehonise pas lindjes. Kjo lloj bindje lidhet kryesisht me aspektin fizik te trupit te femres, pasi besohet se pas kesaj periudhe trupi eshte kthyer pothuajse ne gjendjen e meparshme (organet, kockat, organet seksuale, etj.) Po cfare ndodh me aspektin psikologjik te gruas? Sa kohe i duhet nje femre qe t’i linde deshira per te kryer serisht marredhenie seksuale?

Diskutimi i Madh

Qarkullon nje diskutim shume i madh neper bote mes grave dhe burrave ne lidhje me kete ceshtje. Meshkujt ankohen per shkaterrimin e jetes se tyre seksuale pas lindjes se femijeve. Grate ankohen per mungesen e mirekuptimit nga ana e partnereve te tyre meshkuj ne lidhje me kohen qe iu nevojitet atyre per te qene gati per te kryer serish marredhenie seksuale me partneret e tyre.

Nje pyetesor i vitit te fundit tek Motherhood, i plotesuar nga 6,457 pjesemarrese (shumica derrmuese nena te reja) nxorri se 40% e femrave pjesemarrese shpreheshin se kishin kryer marredhenie seksuale me partnerin e tyre pa qene ende gati. Nje perqindje relativisht e larte e grave te cilat bejne seks te padeshiruar ne nje periudhe shume delikate te jetes se tyre.

Vetiu lind pyetja: Cfare i shtyn grate te pranojne te bejne seks te padeshiruar me partneret e tyre? Mos shkaku eshte presioni qe ushtrojne partneret e tyre per kete ceshtje? Apo, ato shtyhen nga frika se mos mungesa e seksit ne cift behet shkak per humbjen e partnerit? Une do thoja se te dyja jane faktore qe ndikojne kete situate. Madje do shtoja edhe nje faktor te trete. Qe nga femijeria, femrat mesohen qe te sakrifikojne vetveten per te miren e familjes. Ndaj 2,582 gra (ose 40% e grave pjesemarrese ne pyetesor) pranojne te mos respektojne nevojat e tyre me qellimin per te mbajtur familjen te bashkuar.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Aspekti Shendetesor

Nuk do doja qe te ndalesha ne anen morale te kesaj situate, por do doja te flisja per problematikat shendetesore te ceshtjes ne fjale. Grate te cilat kryejne marredhenie te hershme pas lindjes, mund te kene perkeqesime shendetesore pasi ndryshimet e pesuara gjate lindjes (plaget, levizja e kockave, etj.) nuk jane rikuperuar ende plotesisht. Femrat qe kryejne marredhenie seksuale te padeshiruara, mund te kene simptoma ankthi dhe depresive. Vetevleresimi i tyre eshte shkaterruar dhe mund te coje deri ne probleme serioze mendore dhe sociale.

Eshte shume e rendesishme qe partneri mashkull te mirekuptoje dhe respektoje nevojen e partneres femer per te qene e gatshme serisht per te bere seks. Marredheniet seksuale me deshire jane me te kendshme dhe ndikojne drejtperdrejt ne forcimin e lidhjes mes ciftit. Heret a vone, periudha e pas-lindjes do te mbaroje, ndaj partneret mirekuptues duhet te sigurohen qe te dalin prej saj me nje familje me te forte dhe me te lumtur.

Si mendoni ju? A abuzojne grate me preteksin e lindjes per te mos kryer marredhenie seksuale me burrat e tyre? Keni degjuar per raste te tilla ne rrethin tuaj? Mbetemi ne pritje te komenteve tuaja ne lidhje me kete ceshtje te ndjeshme te jetes ne cift.

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.