Zeri i Shpirtit qe Mrekulloi nje Komb te Tere

Rastesisht po shihja ne TV nje denoncim per nje ngjarje te perseritur ne shkollat shqiptare: mos-pranimi i nje femije autik ne shkollat publike. Nena e 7 femijeve e deshperuar shkonte nga nje drejtor shkolle te tjetri per te regjistruar femijen e saj ne klasen e trete, por asnjeri nuk i jepte zgjidhje. Edhe pse shkolla ka filluar, djali i saj autik nuk mundej ende te shkonte ne shkolle.

U desh nderhyrja e gazetares se emisionit STOP ne TV Klan, qe rasti te zgjidhej dhe djali te shkonte ne shkolle si gjithe femijet e tjere. I lumturuar, se bashku me nenen e tij, djali doli perpara kameras dhe falenderoi gazetaren qe ia beri te mundur ndjekjen e klases se trete. Nje histori e zakonshme per realitetin shqiptar, por krejtesisht e papranueshme per drejtues institucionesh shkollore publike, te cilat mbahen me taksat e qytetareve per t’iu ofruar te gjithe femijeve shqiptare mundesi te barabarte arsimimi.

Nje histori shqiptare qe te trishton, kur e krahason me ate qe ndodhi perpara dy diteve ne SHBA. Kodi Lee, nje djale 22-vjecar, i verber dhe autik, ngriti ne kembe zemrat e gjithe amerikaneve dhe fitoi edicionin e “America’s Got Talent 2019” (emisioni “Amerikanet Jane te Talentuar”). Nje komb i tere u ngrit ne kembe per te festuar talentin e tij ne muzike. Nje artist i mrekullueshem, qe me zerin e shpirtit te tij mrekulloi dhe perloti cdo prind, cdo artist dhe cdo njeri, qe e ndoqi show-n kete vit.

Kodi Lee me Anetaret e Jurise dhe Drejtuesin e Show-t duke festuar fitoren.

Kodi Lee eshte shembulli me i mire per te gjithe njerezit, te cilet paragjykojne femijet me spektrum autik. Ai ka lindur i verber dhe autik, por fale dashurise dhe mbeshtetjes se familjes dhe talentit te vet te padiskutueshem, ai eshte sot nje nga 14 fituesit e show-t “America’s Got Talent”. Ai eshte njeriu me i talentuar ne mes te 329 milione amerikaneve. Njeriu me i talentuar ne vendin e Hollivudit, yjeve te muzikes boterore dhe ne vendin qe ka Industrine e Argetimit me te zhvilluar ne bote. Ai i tregoi gjithe botes se autiket jane njesoj te afte per te bere gjera te medha, jane njesoj te talentuar dhe te afte si gjithe njerezit e tjere, pavaresisht paragjykimeve qe shoqerojne ekzistencen e tyre.

Po shikoja ne televizor nenen e djalit shqiptar, qe i refuzohej e drejta e shkollimit, dhe me vinin ne mendje lotet e nenes se Kodi Lee, teksa shikonte qe i biri po realizonte endrren e tij duke dale ne nje skene te madhe. Te dyja jane nena te forta, heroike dhe te palodhura. Te dyja luftojne qe femijet e tyre te realizojne endrrat e tyre dhe te gjejne vendin e tyre ne shoqeri.

Kodi Lee dhe Nena e tij kur sapo kane mesuar se ai eshte shpallur
fitues i Show-t “America’s Got Talent 2019”
Foto: https://www.insideedition.com/

Nena e Kodit ia doli, ajo beri qe biri i saj te fitonte cmimin e madh prej 1 milion dollaresh, nje enderr per cdo qytetar amerikan. Ajo ia doli qe biri i saj te rreshtohej mes me te mireve ne muzike, nje vend qe i takon me merite (nese jeni kurioze te shihni performancat e Kodit klikoni ketu). Urojme qe edhe nena shqiptare t’ia dale mbane ne perpjekjet e saj. Urojme qe nje dite djali i saj te behet i zoti i vetes dhe te realizoje deshirat e tij. Nuk e di nese ai do jete ende ne Shqiperi ne ate dite, por nje gje e them me siguri: Nese duam te zhvillohemi si komb dhe si shtet, duhet qe ne rradhe te pare te ndryshojme mentalitetin tone te perjashtimit dhe te behemi te hapur per te pranuar kedo qe eshte ndryshe, si pjese normale e diversitetit qe ofron shoqeria njerezore.

Per argetimin e femijeve tuaj, kemi zgjedhur sot 3 produkte: Kitare per femije (sa 2/3 e normales), Enciklopedine per Femije, dhe Detektor Metalesh per Femije. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere produktet.

Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Kjo eshte nje thirrje per te gjithe prinderit, femijet e te cileve jane autike: Besoni tek femijet tuaj! Besoni tek dhuntite dhe talentet qe iu ka falur zoti! Asgje nuk eshte e pamundur aty ku ka vullnet, deshire, besim dhe shume dashuri. Askush nuk eshte perfekt ne kete bote. Te gjithe jemi te ngjashem dhe te ndryshem njekohesisht: Qenie Unike Njerezore. Mos lejoni askend te vendose per jeten dhe te ardhmen e femijes tuaj. Mos lejoni askend te kufizoje mundesite dhe perspektiven e femijes tuaj. Zoti ua dha juve kete pushtet dhe force ne momentin qe iu fali nje femije te vecante. Besojini shpirtit te bukur te femijeve tuaj dhe beni qe edhe te tjeret ta njohin ate. Nena e Kodi Lee ia doli … djali i saj mrekulloi nje bote te tere me bukurine dhe pastertine e shpirtit te tij. Edhe femija juaj e ka te njejten force, thjesht po pret qe t’a zbulojme. Zoti Qofte me Ju!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.