Cilat jane Tendencat Vjeshte – Dimer 2019 per Aksesoret e Veshjeve

Vjeshta tashme po e tregon veten me shirat tipike te kesaj stine. Dhe tashme eshte e qarte se ne duhet te merremi seriozisht me pergatitjen e garderobes per stinen e ftohte. Po cilat jane tendencat qe sollen shtepite e famshme e modes ne Javet e Modes per kete sezon? Ne iu referuam perzgjedhjes se tendencave te bere nga Revista britanike Harper Bazaar, e famshme ne fushen e Modes dhe Stilit te jetes.

Kapelet ne Forme Kove

Veshjet e vjeshtes dhe dimrit te ketij viti do te shoqerohen me kapelet tipike te viteve ’90, ato ne forme kove. Vecantia eshte se ato vijne ne stil teper luksoz. Stiliste te ndryshem i shoqeruan veshjet e tyre me kapele te tilla me materiale nga me te ndryshmet: lekure, pelush, prej tyli, gezof, etj. Prandaj, germoni ne garderobat e prinderve dhe gjeni kapelet e tyre ne forme kove. Stilizojini nga pak duke i permiresuar me elemente luksi dhe ja ku e sollet tendencen e sezonit te ri dimeror ne garderoben tuaj.

Kapele ne forme kove me materiale luksi.
Image: https://www.harpersbazaar.com

Canta Super te Medhaja

Ky sezon qe sapo ka filluar eshte jashtezakonisht i kenaqshem per te gjitha zonjat qe parapelqejne cantat teper te medhaja. Une me shaka i quaj canta-thes, pasi aty mund te fusesh gjithcka. Stilistet propozojne cantat e medha si shoqeruese te look-ut tuaj kete sezon. Ne madhesine e cantave te dores per udhetim, ato propozohen te mbahen poshte krahut, ose te varura ne sup. Pa diskutim eshte moda e mamave me femije te vegjel, te cilat edhe pse te detyruara te mbajne canta super te medhaja, kete rradhe do ndihen in me tendencat e modes.

Cantat super te medhaja qe mbahen nen krah ose te varura ne sup.
Image: https://www.harpersbazaar.com

Kepuce me Taka me Ngjyra te Spikatura

Moda e sezonit te ftohte 2019 ve theks te vecante tek kepucet. Stilistet propozojne nje look qe fokusohet tek kepucet me taka teper te dukshme dhe me ngjyra te theksuara kryesisht te spektrit neon: e verdha neon, e gjelbera neon … deri te bluja super e shendritshme. Zgjidhni stilin e kepuceve qe ju pelqen (me maje te rrumbullaket ose me maje te theksuar), e rendesishme eshte qe ato te kene ngjyre pikante dhe te bejne kontrast me veshjet, te cilat keshillohen te jene me ngjyra me neutrale. Germoni ne garderobat tuaja zonja, se erdhi momenti te perdorni kepucet me pak te perdorura deri me sot. Une kam nje tre pale kepuce me ngjyra ekstravagante, te cilat i bleva ne nje moment frymezimi dhe i kam veshur aq pak here. Tani erdhi koha qe ato me ne fund te provojne pluhurin e rruges -:)

Kepuce qe bien ne sy me ngjyra sa me te theksuara dhe qe bejne kontrast me veshjen.
Image: https://www.harpersbazaar.com

Keto ishin tendecat e aksesoreve te veshjeve persa i perket sezonit vjeshte – dimer 2019. Mbajini ato parasysh zonja te dashura kur te beni blerjet e ketyre aksesoreve per kete sezon. Neser do flasim se cfare duhet te mbani parasysh persa i perket tendencave te veshjeve.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.