Ne Shtepi apo ne Shesh? Vendimi me i Veshtire qe kam Marre Ndonjehere

Dy ditet e fundit kam provuar ndjenja qe nuk i kisha njohur me pare ne jeten time. Fillimisht ishte nje frike e tmerrshme ne castet e dy termeteve te medhenj qe rane dje pasdite. Une banoj ne katin e peste dhe lekundja e pallatit ishte nje tmerr i vertete. Ne mes te asaj egersie te natyres u ndjeva e vogel dhe e pafuqishme.

Te jem e e sinqerte nuk jam ndjere ashtu as perpara semundjeve dhe as perpara vete vdekjes. Ndoshta, sepse termeti i madh filloi aq papritur, sa nuk na la kohe te perceptonim se cfare po ndodhte. Kur lekundjet pushuan isha aq e turbulluar sa me dukej sikur termeti vazhdonte brenda kokes time per ore te tera. Per here te pare ne jeten time kam pire alkool per te cliruar sadopak veten nga ankthi qe me kishte pushtuar.

Por, nuk ishte e thene qe ankthi im te perfundonte me aq. Ankthi i vertete filloi ne mbremje kur na duhej te vendosnim si familje se ku do e kalonim naten: ne shtepi ne katin e peste apo ne shesh ne makine. Vendimi me i veshtire qe kam marre ne jeten time. Pikerisht aty kuptova se sa pak dime rreth termeteve dhe sa pak jemi te pergatitur per t’u perballur me to.

Ne Shtepi apo ne Shesh?

Fillimisht vendosem te rrinim jashte ne makine. Tmerri qe kishim kaluar vetem disa ore me pare ishte ende shume i forte ne memorien tone. U alokuam te gjithe ne makine dhe filluam te vrasim mendjen se ku do stacionoheshim. Ne breg te detit kishim frike se mos vinte ndonje dallge e madhe mqs. epiqendra e termetit ishte ne det. Pasi shetitem lart e poshte pa asnje ide te qarte vendosem te ktheheshim te kompleksi ku jetojme. Aty gjetem disa familje te kateve te para te stacionuara ne makina qe, njesoj si ne, kishin vendosur ta kalonin naten jashte.

Ata na treguan tmerrin qe kishin perjetuar gjate lekundjeve kur kishin pare shtepite t’iu caheshin muret dhe suvane dhe sendet shtepiake te rrezuara ne toke. Une u habita!!! Qe nga momenti i renies se termetit po mendoja se zgjedhja ime per nje shtepi ne katet e larta ishte e gabuar. Por, mesa duket edhe zgjedhja e komshinjve te mi per te banuar ne katet e poshtme te pallatit nuk ishte me e mire ne raste termeti. Dhe m’u kujtua biseda telefonike me nenen time qe me thoshte se kur bie termet katet e poshtme dhe shtepite private e kishin me te veshtire se lekundja vjen nga toka.

Pasi qendruam disa ore ne pritje te ndonje lekundje tjeter te fuqishme, dhe pasi pashe time bije te ‘torturohej’, pasi nuk e zinte gjumi pa krevatin e vet; fillova te mendoja seriozisht te ngjiteshim ne shtepi. Ndryshe nga cdo vendim tjeter ne jeten time, ky ishte i bazuar me shume ne padituri se ne dije. Ndihesha krejt bosh ne lidhje me informacione te sakta shkencore se cfare ndodhte ne raste te tilla. Vendin e dijes e kishte zene nje frike e madhe, gati – gati bestyte, qe s’me linte te arsyetoja qarte. Per here te pare ne jeten time m’u duk vetja shume injorante.

Keshillat e Sizmologeve

Ndaj vendosa te degjoj ekspertet e fushes se sizmiologjise. Te gjithe sizmiologet qe iu referova thoshin te njejtat gjera:

  • Termeti i madh tashme ka kaluar, por do kete pas-goditje qe normalisht e shoqerojne nje termet te kesaj shkalle.
  • Ne raste termeti, jane me te sigurta katet e siperme (sidomos te fundit) se ato te poshtmet te pallatit. Kjo sepse ne katet e poshtme rrezikon te te zere godina poshte.
  • Ne raste termeti demtimi me i madh vjen nga rrezimet dhe goditjet e objekteve, ndaj duhet treguar kujdes pikerisht me keto dy aspekte.

Pasi mora keto informacione te besueshme, vendosa te ngjitem me shtepi, e shoqeruar nga veshtrimet teper te habitura te komshinjve te mi te kateve te poshtme qe vazhdonin endeshin neper oborr. Nuk mund te them se kalova nje nate te qete, perkundrazi nuk fjeta asnje minute gjume, por te pakten i gezohem faktit qe ime bije fjeti si qingj ne krevatin e saj dhe qe te gjithe u gdhime shendoshe e mire.

Hapsire per Blerje

Sot zgjodhem per ju 3 produkte, te cilat i sherbejne rritjes se sigurise ne shtepine tuaj: Program per Mbrojtjen e te dhenave tuaja elektronike, Set i Plote i Ndihmes se Shpejte, dhe Sinjalizues Zjarri. Klioni mbi fotot e Produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere produktet.

Per te pare produkte fantastike te nevojshem per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Listat me Produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte. Blerja e produkteve qe ne promovojme kontribuon ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Teksa shihja ne televizor banoret e Tiranes sot, qe te panikosur nga nje lajm per termet 6 balle i nxjerre ne rrjetet sociale, kishin dale te gjithe ne rruge; i mirekuptoja veprimet e tyre. Dilema ne raste te tilla eshte teper e madhe. Sidomos kur ke femije, te semure e te moshuar ne familje. Sidomos kur nuk e ke fare idene se sa i mire-ndertuar eshte pallati ku kemi zgjedhur te banojme. Dilemes se tyre i dhane fund ekspertet e fushes se sizmiologjise, te cilet sqaruan me argumente shkencore pavertetesine e lajmit ne portale.

Rasti i ketij termeti nxorri shume ne pah se sa pak te pergatitur dhe te ditur jane shqiptaret ne lidhje me termetet. Si nje zone me aktivitet te larte sizmik, eshte thelbesore qe secili banor i Shqiperise te pasjiset me dijet baze te nevojshme ne lidhje me termetet. Ministria e Arsimit duhet te nderhyje ne kurrikula per te shtuar ore teorike dhe praktike per pergatitjen e perballimit te termeteve. Nese brezi i ri do edukohet si duhet ne kete drejtim, do shmanget paniku dhe aksidente te panevojshme ne te ardhmen.

Te dashur miq! Kujdes me burimet e informacioneve qe merrni per te verteta. Sigurohuni qe ato te jene nga profesioniste serioze te fushes dhe jo nga njerez te paditur, te cilet kerkojne te perfitojne nga frika dhe padija juaj ne kete fushe per te bere ca para me shume. Besojini profesionisteve te fushes per t’i kursyer vetes ankth, panik dhe probleme me stresin. Mesoni nga profesionistet e fushes ne lidhje me funksionimin dhe menaxhimin e situatave te tilla ekstreme.

Edhe pse sot gjithe diten e kemi kaluar mes lekundjeve te tokes, edhe tani qe po shkruaj toka vazhdon te lekundet, serisht sot kam qene pak me e qarte se si duhet te reagojme ndaj termeteve.

Rregullat Praktike ndaj Termeteve

Rregullat praktike per perballimin e termeteve jane:

  1. Dilni ne ambjente te hapura kur bie termet (ballkone, veranda, oborre, etj.)
  2. Qendroni larg rrezes se objekteve te medhaja dhe te mprehta, pasi mund te demtoheni nga levizja e pakontrolluar te tyre.
  3. Mos perdorni ne asnje menyre ashensorin.
  4. Ruani qetesine, Mos krijoni Panik. Qetesia juaj do ndihmoje qe edhe femijet te mos tremben.
  5. Merrni me vete nje elektrik dore, ose perdorni ‘torch-in’ e celularit.
  6. Mos beni veprime te pamenduara, si rasti i djalit qe per t’i shpetuar termetit, u hodh nga ballkoni dhe they shtyllen kurrizore.
  7. Kerkoni ndihme tek institucionet shteterore qe merren me keto situata (Policia 129, Urgjenca 112)
  8. Mbani prane kafshet shtepiake se tremben shume nga termetet.

Uroj te mos kemi me termete te tilla te fuqishem. Qofshi Mire!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.