Disa Gjera qe duhet te Dini ne Lidhje me Varicet

E keni parasysh kur i ndjeni kembet te renda, kur ju dhembin kembet, sidomos pjesa e shputes dhe e kycit te kembes, apo kur kembet nuk ju zene rehat? Jeni familjare me keto ndjesi? Nese Po, me siguri ju vuani nga varicet, pasi keto jane shqetesimet me te dallueshme qe ato shkaktojne. Vleresohet se 23% e popullsise boterore vuan nga varicet. Ne artikullin e sotem do flasim me gjeresisht per to dhe cilat jane menyrat e trajtimit te tyre.

Cfare jane dhe Si krijohen Venat Varikoze?

Venat varikoze jane vena me ngjyre blu ose vjollce e erret. Ne shume raste ato fryhen dhe keto formojne varicet e famshme qe ne njohim. Venat varikoze krijohen tek pjesa e gjatesise se kembeve dhe tek shputa e kembeve. Ne raste shume te rralla mund te shfaqen ne pjesen e fytit dhe ne koke.

Per te kuptuar se si krijohen venat varikoze, duhet te shpjegojme se venat jane te ndertuara qe te rrjedhin gjakun vetem ne nje drejtim dhe per kete jane te pajisura me valvuva. Ne rastet kur keto valvuva demtohen dhe muret e venave dobesohen, ndodh qe gjaku te rrjedhe ne drejtimin e gabuar, duke formuar keshtu te ashtequajturat venat varikoze (ato qe shfaqen si damare te dale mbi lekure). Kjo dukuri eshte me e dukshme tek venat qe ndodhen fizikisht larg zemres (psh. te kembet) dhe qe u duhet te luftojne me shume me forcen e gravitetit per ta cuar gjakun mbrapsht ne zemer.

Ka raste qe gjaku qe rrjedh ne kahun e kundert edhe depozitohet ne vene, duke krijuar ca pjese te fryra me ngjyre shume te erret dhe qe dalin mbi lekure. Keto jane ato qe ne i quajme varice.

Kush Priret te Vuaje nga Venat Varikoze?

Jane disa faktore dhe rrethana qe cojne ne formimin e venave varikoze:

  • Trashegimia familjare
  • Grate gjate periudhes se shtatzanise
  • Personat qe rrijne gjate ne kembe
  • Personat qe rrijne per nje kohe te gjate ulur ne te njejtin pozicion ose ulur me kembe te kryqezuara
  • Personat mbipeshe
  • Personat qe jane shpesh kaps
  • Grate gjate periudhes se menopauzes
  • Moshat e medha tentojne gjithashtu te vuajne nga varicet

Per mjeket eshte ende e paqarte arsyeja e krijimit te variceve ne raste kur individet nuk preken nga rastet e permendura me lart.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Si Trajtohen Varicet?

Mjeket keshillojne se nese varicet nuk shkaktojne probleme ne perditshmeri (dhimbje teper te forta, probleme me levizshmerine apo bllokim te eneve te gjakut) eshte mire qe te mos preken fare, pasi pervec pamjes jo te kendshme ato nuk keqesojne shendetin.

Por nese jeni shume te shqetesuar per varicet tuaja, pavaresisht arsyes se shqetesimit, me poshte jane te grupuara metodat e trajtimit te tyre:

I. Metodat ne Kushtet e Shtepise

Nena ime vuan nga varicet, te cilat i jane shkaktuar nga shtatzanite. Ajo i ka shume merak varicet, ndaj iu ben disa trajtime te thjeshta te kushtet e shtepise:

  • KURA ME UTHULL MOLLE. Per te ndihmuar hollimin e gjakut dhe qarkullimin e mire te tij, duhet te beni kuren e uthulles se molles. Cdo dite pini nje gote uje me 1 luge supe uthull molle.
  • KURA ME CAJ BORONICE. Te njejtin efekt ne rregullimin e qarkullimit te gjakut, por edhe punes se zemres jep edhe caji i boronices. Merrni boronica te thata dhe pergatisni cajin duke hedhur 1 luge caji boronica per 1 filxhan caji. Lereni cajin te zieje per 5 minuta dhe me pas konsumojeni. Nena ime preferon ta pije cajin e boronicave esell ne mengjes dhe perpara gjumit.
  • MASAZHET ME VAJ ULLIRI. Trajtime te tjera jane edhe masazhet e lehta perreth variceve me vaj ulliri. Kujdes! Asnjehere mos ushtroni force mbi varice, sepse mund te shkaktoni probleme. Keto lloj masazhesh kerkojne durim sepse duhen bere derisa vendi perreth varices ta thithe plotesisht vajin e ullirit.
  • MASAZHET ME UTHULL MOLLE. Aplikohen njesoj si masazhet me vaj ulliri.
  • TRAJTIMI ME DOMATE TE BARDHE. Kjo e fundit ka vlera ne trajtimin e variceve. E presim domaten e bardhe ne feta rreth 1 cm dhe i veme direkt mbi varice, pa i shtypur. I lidhim lehte me nje nape dhe i leme te veprojne per 20 minuta. Kjo procedure duhet te perseritet disa here ne dite.
  • NGRITJA E KEMBEVE LART. Kjo eshte nje menyre shume praktike qe ndihmon ne qetesimin e variceve ekzistuese dhe shmangien e formimit te te rejave. Sa here te mundeni, por te pakten 30 minuta ne dite me patjeter, ngrijini kembet lart. Pozicioni minimal eshte qe kembet te vendosen mbi nje karrige njesoj te larte me karrigen ku jeni ulur. Por sa me lart te ngrihen kembet aq me mire eshte (mbi tavoline, te mbeshtetura ne mur, etj.) Nje keshille tjeter per personat qe vuajne nga varicet eshte qe te flejne me nje jastek tek kembet, pasi i ndihmon ne qetesimin e variceve.

Aplikimi i ketyre trajtimeve per me shume se 6 muaj tashme i ka dhene nenes time rezultate shume te pelqyeshme si persa i perket uljes se varices, pra pamjes se kembeve, ashtu edhe ne lehtesimin e dhimbjeve te kembeve. Jane aplikime te thjeshta, por qe kerkojne durim dhe pak disipline per te gjetur kohen e duhur.

II. Menyrat Spitalore

Kur venat varikoze jane shume te medhaja (si thupra i themi ne ne gjuhen popullore) dhe kane tendence te krijojne komplikacione ne shendet, me keshillen e mjekut mund te vendoset per nderhyrje spitalore. Me poshte jane menyrat spitalore te trajtimit te variceve:

  • Operacion Kirurgjikal. Kryhet nje operacion i mirefillte qe ben heqjen e varices nen anestezi totale.
  • Trajtim me Lazer. Perdoren per heqjen e venave te vogla varikoze, ose me mire damareve blu.
  • Terheqja e Venave. Perdoret ne rastin e varceve te medhaja. Behen dy prerje dhe realizohet keputja dhe terheqja e venes varikoze. Kjo lloj nderhyrje kerkon deri ne 3 jave kohe rikuperimi.
  • Skleroterapia. Perdoret per venat e vogla dhe mesatare. Ne vene injektohet nje perberje kimike, nje ose me shume here, e cila ben qe vena te zhduket.
  • Largimi me Radio-Frekuence. Perdoret zakonisht tek varicet e zhvilluara dhe me anen e nje sonde qe futet ne varice mbyllet dhe keputet vena e demtuar. Kryhet me anestezi lokale.
  • Trajtimi me Lazer Endovenoz. E ngjashme me trajtimin me radiofrekuence, ne kete rast sonda qe futet ne varice ka ne majen e saj lazerin, i cili e djeg venen ne te dyja anet e demtimit, duke e eliminuar problemin. Kryhet me anestezi lokale.
  • Flebektomia me Energji Transiluminante. Brenda ne kembe futet nje drite speciale e cila ndihmon mjekun per te dalluar venat e demtuara te cilat me pas priten dhe thithen per t’u nxjerre jashte. Mund te kryhet me anestezi te plote ose te pjesshm

Kur isha femije mbaj mend qe degjoja shume histori te operimit te variceve qe kishin shkuar keq dhe qe kishin cuar deri ne vdekjen e personit. Edhe pse te dy prinderit e mi vuanin nga varicet, ata e kishin gati tabu idene e operimit te tyre. E ri-theksoj se operimi i variceve duhet bere vetem me rekomandimin e mjekut specialist dhe duke zgjedhur kirurgun e duhur me nje CV te pasur profesionale me norme suksesi teper te larte ne operacionet e kryera.

III. Metodat me Produkte te dedikuara

Jane disa produkte qe qarkullojne neper farmaci apo ne dyqanet e detyruara ndaj shendetit dhe bukurise per trajtimin e variceve. Produktet e gatshme ofrojne lehtesine per te mos marre kohe per te pergatitur trajtimet ne kushte shtepie qe permendem me lart dhe kjo eshte e pelqyeshme nga shume njerez qe kane problem te gjejne kohen e duhur. Me poshte jane trajtimet qe kryhen me to:

Trajtimi me Corape Llastiku

Im ate ka perdorur te tilla corape kur i acaroheshin varicet (fryhen shume dhe dhembin) dhe ka pasur permiresim te ndjeshem ne qetesimin e variceve dhe ne lehtesimin e ecjes.

Hapsire per Blerje

Ne zgjodhem 3 lloje corapesh qe rekomandohen per trajtimin e variceve: Corapet pa thember per varicet ne puplen e kembeve, Corapet e Shkurtra per varicet tek shputat e kembes dhe kunder diabetit, si edhe corapet deri ne gju. Klikoni mbi fotot e corapeve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere ato.

Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Trajtimet me Kremera

Ime me ka perdorur kremera dhe spray per te lehtesuar dhimbjet e kembeve dhe per te permiresuar pamjen e kembeve. Efekti ka qene jo dhe aq i kenaqshem per trajtimin e variceve.

Hapsire per Blerje

Ne sot zgjodhem kremera te cilet ndikojne direkt ne rritjen e qarkullimit te gjakut ne kembe dhe permiresimin e variceve. Klikoni mbi fotot e kremerave per t’u njohur me detajet dhe per te blere kremin qe ben per ju.

Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Trajtimi me Tableta

Ne bote perdoret edhe trajtimi me tableta, kryesisht me prejardhje vegjetariane, qe ndihmojne ne rritjen e qarkullimit te gjakut dhe permiresimin e venave varikoze.

Hapsire per Blerje

Per ju zgjodhem 2 versione te tabletave qe perdoren per trajtimin e venave varikoze dhe te pelqyeshme nga konsumatoret. Klikoni mbi fotot e tabletave per t’u njohur me detajet dhe per te marre me te pershtatshmet per ju.

Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Disa Keshilla Praktike per Mos-formimin e Variceve

Sic thone mjeket: “Parandalimi eshte mbrojtja me e mire”. Ndaj nese doni te mbroni veten dhe femijet tuaj nga varicet dhe pasojat e nderlikimet qe ato sjellin ne shendetin tuaj, ndiqni keshillat e meposhtme ne jeten tuaj te perditshme.

  1. Beni Stil Jete Aktiv te mbushur me: ushtrime fizike dhe ecje ne natyre.
  2. Mbani nen Kontroll Peshen Tuaj.
  3. Mos Qendroni Ulur per nje Kohe te Gjate.
  4. Mos Praktikoni Stilin e Uljes me Kembe te Kryqezuara.
  5. Kur flini vendosni nje jastek tep pjesa e kembeve.
  6. Ngriji kembet lart cdo dite te pakten per 30 minuta

Ju duken si keshilla te degjuara edhe me pare? Shumica e tyre lidhen edhe me aspekte te tjera te shendetit te mire, te cilat i kemi trajtuar edhe me pare ketu tek FAMILY+ Blog. Mesoni veten dhe femijet me keto praktika te shendetshme ne rutinen tuaj ditore dhe do i shihni dhe ndjeni efektet pozitive ne shendetin tuaj me kalimin e kohes.

Na shkruani per pervojat dhe shqetesimet tuaja ne lidhje me varicet. Informacioni i ndare mes nesh ndihmon sa me shume njerez per permiresimin e jetes se tyre. Qofshi Mire!

Featured image: https://upload.wikimedia.org

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.