Praktika e Dy-Gishtave duhet te Marre Fund

Perpara disa ditesh, Organizata Boterore e Shendetit beri nje njoftim ne rrjetet e veta sociale per dhenien fund te nje praktike te njohur diskriminuese per femrat: Testin e Virgjerise ose Testin e Dy-Gishtave. Nga komentet e shumta qe shoqeronin kete thirrje te OBSH-se ne Facebook, dukej se kishte shume njerez qe habiteshin nga ekzistenca e nje praktike te tille dhe qe sigurisht e denonin ate.

Testi i Dy-Gishtave

Behet fjale per proven e famshme te virgjerise, ku nje person fut gishtat ne vaginen e femres dhe kontrollon nese himeni, ose cipa e virgjerise sic njihet ne gjuhen e popullit, eshte aty. Cfare ata duan te dijne eshte nese femra ka kryer ndonjehere marredhenie seksuale me nje mashkull. Nje praktike poshteruese, arkaike dhe e perbuzshme, qe per fat te keq vazhdon edhe sot ne shume vende te globit. Sic thekson OBSH, nje praktike e tille nuk eshte me baza shkencore apo profesionale. Mjeket kane ne dispozicion pajisje te zhvilluara teknologjike, qe mund t’i bejne ekzaminime te tilla shume me lehte dhe pa prekur dinjitetin e vajzave te reja.

Testi i Virgjerise konsiderohet shume i rendesishem, dhe shume here eshte vital per jeten e vajzave te reja. Nje vajze e cnderuar, konsiderohet e pavlere dhe mund te perfundoje deri ne marrjen e jetes se saj. Situata te tilla mund te gjesh cdo dite ne disa pjese te rruzullit tokesor, kur vete familjet e vajzave te reja marrin persiper te marrin deri edhe vendime te tilla ekstreme per te ruajtur nderin e familjes.

Cfare ndodh ne Shqiperi

Shqiperia ben pjese ne vendet, ku praktika te tilla kane ekzistuar deri vone. Vajzat e gjora denoheshin dhe perbuzeshin pa marre aspak parasysh se carja e cipes se virgjerise mund te ishte rezultat i ndonje incidenti gjate lojrave te femijerise apo, se ato mund te ishin nder fatkeqet e rralla qe lindin pa cipen e virgjerise. Per fat te mire, nuk po degjojme me per raste te tilla ne vendin tone, dhe shpresojme qe me emancipimin e metejshem te shoqerise dhe shtimin e lirise dhe te drejtave te grave, gjera te tilla t’i perkasin te shkuares njehere e pergjithmone.

Ne tek FAMILY+ Blog bashkohemi me thirrjen e OBSH-se qe praktika e Testit te Dy-Gishtave duhet te marre fund njehere e pergjithmone. Dhe per kete duhen ndergjegjesuar si ata qe e kerkojne nje test te tille, ashtu edhe vajzat qe pranojne te behen pjese e nje gjeje te tille.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Lexoni me shume artikuj per Femrat.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.