Tendencat e Veshjeve per Femra – Vjeshte/Dimer 2019

Veshjet jane nje aspekt shume i rendesishem ne jeten e femrave, ndaj ato i kushtojne rendesi te madhe veshjeve. Te pasurit stil dhe ndjekja e tendencave te modes, jane dy shtyllat baze qe orientojne blerjet e zonjave dhe zonjushave per garderoben e tyre. Po cilat jane tendencat e fundit te modes per veshjet femerore per sezonin e ftohte qe sapo ka filluar?

Serisht na erdhi ne ndihme mendimi profesional dhe shija e holle e Revistes Harper Baazer, ne UK.

Fustanet & Fundet

Fustanet e Sezonit Vjeshte- Dimer 2019 jane: Te gjate deri te kyci i kembes (sapo e prek ate), Te dekoruar me pupla me ngjyra dhe gjatesi te ndryshme, si edhe karakterizohen nga Menge Teper ekzagjeruara (te fryra) tek pjesa e shpatullave, qe bejne kontrast me veshjet e qepura pas trupit (fustane dhe bluza).

Fustane dhe funde te gjate deri tek kyci i kembes dhe te zbukuruara
me pupla te ngjyrave dhe madhesive te ndryshme.
Image: https://www.harpersbazaar.com
Veshje relativisht te ngushta (pas trupit) me menge tejet te ekagjeruara
dhe te fryra tek pjesa e shpatullave.
Image: https://www.harpersbazaar.com

Veshje te mrekullueshme dhe teper femerore kane qene propozimet e stilisteve per kete sezon.

Ngjyrat e Veshjeve

Revista Harpers Bazaar, perzgjedhjes se te ciles i besuam per kete sezon, vecon dy ngjyra nga veshjet e propozuara te stilisteve per kete sezon:

  • Mbetet serisht e preferuar e Verdha e Theksuar dhe disa Nuanca te saj. Sikurse ne sezonin qe lame pas Pranvere/Vere 2019, Ngjyra e Verdhe kanarine do jete serisht ne mode kete sezon.
  • Rikthehet Ngjyra Bezhe me neutralitetin e saj, qe shkon perfekt me kepucet e propozuara per kete vit dhe aksesoret e tjere te veshjeve.
Nuancat Bezhe dhe te gjitha nuancat e tjera te celeta jane tendence e ketij sezoni
Image: https://www.harpersbazaar.com

Per nje veshtrim me te qarte te spektrit te ngjyrave in ne kete sezon dimeror, iu referuam nje burimi tjeter te njohur dhe me peshe ne fushen e modes Glowsly. Sipas kesaj te fundit ngjyrat e tjera tendence per sezonin jane:

  • Spektri i ngjyrave E Kuqe – Vishnje e Erret.

E kuqja vijon te mbetet e preferuara e stilisteve edhe per kete sezon. Nga ngjyrat e kuqe flake (si speci djeges) deri ne nuancat e erreta te vishnjes, do ishin gjetje te mira per garderoben tuaj.

Te gjitha veshjet me nuancat e te kuqeve jane in per kete sezon dimeror.
Image: https://glowsly.com
  • Spektri i ngjyrave te Gjelbera

Te gjitha nuancat e te gjelbres qe anon pak nga versioni neon, jane propozime te stilisteve kete vit.

  • Spektri i Ngjyrave Blu

Duke filluar nga te gjitha nunacat e bojeqiellit te vrare dhe me kapercim direkt tek nuancat e bluse se thelle. Nje kontrast interesant mes veshjeve femerore te dizenjuara me nje ngjyra tipike mashkullore.

  • Nuancat e Celeta

Tendencat e ketij sezoni i pelqejne veshjet me nuanca te lehta, pa perjashtuar asnje ngjyre.

Palltot

Kete sezon palltot e femrave vijne me prerje te thjeshta dhe elegante. Propozohet palltoja ne forme pelerine pa menge me gjatesi te ndryshme qe pershtaten me stilin e veshjeve. Pa diskutim nje produkt qe duhet ta keni ne garderoben e ketij sezoni.

Palltot – Pelerina pa Menge eshte tendenca e ketij dimri
Image: https://www.harpersbazaar.com

Trikot e Punuar me Dore

Nje nga tendencat qe shfaqen stilistet per kete sezon jane Trikot e Punuara me Dore (me grep ose shtize). Ngjyra te gjalla, modele te bollshme dhe mbi te gjitha tendenca per te perdorur dy triko njekohesisht: njera per t’u veshur dhe tjetra per t’u lidhur ne qafe. Kjo prirje i jep look-ut nje pamje me casual dhe shume moderne.

Trikot e Punuara me Dore nje nga tendencat e sezonit Vjeshte/Dimer 2019
Image: https://www.harpersbazaar.com

Tani qe u njohet me tendencat per veshjet femerore, rikthejuni artikullit te meparshem per tendencat e sezonit per aksesoret e veshjeve femerore (kapelet, kepucet dhe cantat), per te kompletuar zgjedhjet tuaja per garderoben e sezonit dimeror. Dhe mqs. ju zonja u njohet me ato cfare stilistet propozojne per ju, neser e kane rradhen meshkujt qe te njihen me tendencat e modes per sezonin Vjeshte/Dimer 2019 per to. Deri atehere: Qofshi mire dhe vishuni me stil!

Per sot kemi zgjedhur per ju zonja kete komplet bizhuterish SKAGEN: Varese, Vethe ne dy versione, si edhe Byrzylyk. Linja te pastra dhe shume moderne. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere produktet.

Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.