Perdorimi i Pajisjeve Elektronike nuk i Demton Adoleshentet

Ngado degjon prinder qe ankohen se celulari dhe tableti po shkaterron jeten e femijeve te tyre adoleshente. Mesa duket jeta virtuale qe ndertojne adoleshentet i tremb prinderit, pasi iu duket se femijet po iu rreshqasin nga duart. Por, ai i demton ne te vertete adoleshentet perdorimi i smartphones, tabletave apo i rrjeteve sociale, sic mendojne shume prinder?

Nje lajm qetesues vjen nga nje studim i publikuar se fundmi ne Clinical Psychological Science. Studiuesit analizuan 388 adoleshente te perzgjedhur nga shtresa te ndryshme sociale dhe ndoqen sjelljet e tyre per me shume se 5,270 dite rresht. Ata kishin ne fokus te gjenin nese ka ndonje lidhje me sasise se perdorimit te pajisjeve elektronike me perkeqesimin mendor te te rinjve, sidomos lidhur me dy semundjet me tipike te ketij brezi: ankthi dhe depresioni.

Rezultatet e Studimit

Gjetjet e studimit bien ndesh me propaganden prinderore te deritanishme:

I. Perdorimi i smartphones dhe rrjeteve sociale nuk ndikon aspak ne keqesimin mendor te adoleshenteve pjesemarres ne studim

II. Edhe tek grupi i pjesemarresve te prirur per te patur semundje mendore (trashegimia, etj), perdorimi i smartphones nuk ndikon ne perkeqesimin e gjendjes mendore

III. U vu re se adoleshentet qe ishin me aktive ne rrjetet sociale (ndanin me shume info ne rrjetet sociale) ishin me pak te prirur per te patur ankth apo depresion.

Sot zgjodhem disa produkte te pershtatshme per adoleshentet: Set Cantash per ne Shkolle me 5 dizenjo te ndryshme, iPhone, dhe Pajisje Organizuese per Make Up. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere ato.

Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Keshtu, miq te dashur, mos u merakosni perse femijet tuaj perdorin rrjetet sociale, sesa me shume perpiquni t’i beni ata te ndajne me ju rrjetet sociale qe frekuentojne. Me gjithe kete propagande terrorizmi apo llojeve te tjerave te dhunes qe qarkullon online, kujdesi juaj si prinder tashme duhet te fokusohet tek pjesa qe t’i orientoni femijet qe kohen e shpenzuar ne rrjetet sociale ta kalojne per te mesuar gjera te reja, per te ndare pasionet e tyre dhe per te krijuar njohje te reja me njerez reale dhe pa prirje ekstreme.

Sigurisht qe kjo eshte nje sfide aspak e lehte, sidomos me moshen e veshtire te adoleshenteve. Por nese ne si prinder perkushtohemi me te gjithe forcen e dashurise tone per te kuptuar me shume se si e kalojne kohen femijet tane, me siguri ne do shmangim deformimin e sjelljes se femijeve te ndikuar nga rrjetet sociale me prirje te rrezikshme. Keshtu do shohim me pak femije te dhunshem verdalle, do degjojme me pak raste te adoleshenteve qe vrasin shoket e shkolles dhe mesuesit e vet, si edhe do kemi me pak te rinj qe qarkullojne me prirje terroriste. Kujdesi qe femija jone te kete nje jete virtuale te shendetshme, eshte njesoj i rendesishem ne kohet qe jetojme me kujdesin qe femija te ushqehet, vishet, arsimohet sic duhet. Ndaj, miq te dashur, le te mos e shikojme teknologjine si armikun tone, por si nje mjet qe mund te na afroje me prane femijeve tane adoleshente dhe qe mund te na ndihmoje te rrisim femije te qete e te lumtur, larg anktheve dhe depresionit. Prinderim te Mbare!

Featured image: https://upload.wikimedia.org

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.