Bullizmi – Problemi perpara te cilit te Gjithe mbyllin Syte ne Shkolla

Para disa muajsh me treguan nje histori bullizmi, qe i kishte ndodhur femijes se nje te njohuri tim. Une e njoh ate femije dhe e verteta eshte se eshte nje femije shume i mbare dhe me shume vlera pozitive. U tmerrova kur mora vesh se cfare kishte bere si pasoje e bullizmit nga shoket e shkolles.

Nje dite kishte ardhur nga shkolla dhe kishte prere damaret ne nje krize depresive te momentit. Akoma me dridhet mishi kur e mendoj kete moment. Per fatin e mire, prinderit e kishin gjetur ne kohe dhe e kishin shpetuar. Mund ta imagjinoj tronditjen e tyre kur e kane pare femijen ne ate gjendje. Ju eshte dukur si nje rrufe ne qiell te kthjellet, se nuk e kishin aspak idene se femija e tyre 15 vjec kishte probleme te tilla. Nuk e dinin se shoket e shoqet e shkolles e ngacmonin se ishte i varfer dhe se nuk i nderronte rrobat aq shpesh sa ata.

E pabesueshme kur e mendon qe femija yt te arrije ne kete pike per shkak te fjaleve te disa femijeve te tjere. Por ne harrojme se femijet jane shume te brishte, sidomos ne moshen e adoleshences. Ata jane shume te ndikueshem nga ambjenti, qe i rrethon dhe shfaqin shume pasiguri per shkak te zhvillimeve shume te shpejta qe ndodhin ne trupin dhe ne personalitetin e tyre. Nese duhet te fajesohet dikush per kete situate jane tre lojtare te tjere: shoket dhe shoqet e shkolles te keq-edukuar dhe aq agresive, mesuesit te cilet jane kaq jo-prezente ne dinamikat mes nxenesve ne ambjentet e shkolles dhe se fundmi, pas diskutim fajtore jane prinderit e femijes, te cilet nuk i rrijne femijes sa duhet prane ne nje moshe kaq delikate.

Pervoja qe Vjen nga Vende te Tjera

Ne nje studim te bere ne shkollat ne SHBA, thuhej se rastet e vetevrasjes se nxenesve ndikoheshin nga 2 faktore kryesore brenda shkolles: (i) marredhenia komunitare mes nxenesve, dhe (ii) prezenca e nje te rrituri ne shkolle, ku nxenesit kane besim te shprehin problemet e tyre. Sa me te lidhur nxenesit me njeri-tjetrin, aq me pak raste vetevrasjesh regjistrohen ne shkolle. Por prezenca e nje mesuesi apo nje te rrituri tjeter brenda ambjenteve te shkolles, me te cilin nxenesit kane besim te hapen per gjerat qe i shqetesojne, perben nje element me ndikim akoma me te larte ne uljen e tendences se vetevrasjeve te nxenesve te shkollave te mesme.

Sipas studimit, i rrituri ‘magji-beres’ mund te jete nje mesues, nje drejtues i shkolles, dhe nganjehere edhe nje pastrues i shkolles. Pavaresisht nga pozita, ky person ka cilesine te qendrojne menderisht prane femijeve dhe t’i doje ata me dashurine e nje prindi. Ai eshte shoku i tyre i rritur, por edhe personi i mencur e i besueshem per femijet ne shkolle.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Si eshte Situata ne Shkollat Shqiptare?

Ne nje artikull tek 27.al, thuhej se vleresohet se rreth 100,000 nxenes shqiptare te shkollave 9-vjecare dhe shkollave te mesme (20% e nxenesve), jane viktima te bullizmit ne ambjentet e shkolles. Nese marrim ne konsiderate edhe numrin e nxenesve qe e shkaktojne bullizmin, mund te themi se ky fenomen, qe perfshin rreth 40% te nxenesve shqiptare eshte shume i dukshem dhe shqetesues.

Po perse te gjithe heshtin perpara nje fenomeni te tille? Perse nuk po arrihet te frenohet nje gje e tille kur eshte e dukshme se pasojat qe sjell jane: fatale (vete-vrasjet e nxenesve) dhe afatgjata: nxenes qe vuajne nga ankthi dhe depresioni per shume kohe. Cfare bejne mesuesit, psikologet e shkollave, pjesa tjeter e stafit pedagogjik kur skenat e bullizimit lulezojne pikerisht nen hunden e tyre ne ambjentet e shkolles? Ju duken normale?! Apo mendojne se jane zenka femijesh?! Jo, zonja dhe zoterinj te nderuar! Bullizmi nuk eshte nje zenke mes femijeve. Bullizmi eshte forme dhune, dhe nga me te keqijat. Eshte dhune psikologjike, qe heret e vone, shoqerohet edhe me ngacmime dhe dhune fizike. Eshte dhune psikologjike, qe ushtrohet ne tempullin e dijes pa piken e problemit dhe mbi femije ne mosha shume delikate. Ne asnje menyre bullizmi ne shkolla nuk duhet anashkaluar lehtesisht.

Fenomeni Magjik i “Te rriturit te Besueshem”

A ka ne shkollat shqiptare te rritur ‘magji-beres’, te cilet do kene forcen dhe aftesine per t’i bere femijet tane te besojne se ata jane qenie unike dhe duhen respektuar. T’i bejne femijet te tregojne per bullizmin qe pesojne, dhe te kene besim se ka menyra normale per t’a zgjidhur ate. Sipas artikullit te 27.al psikologet e shkollave kane deshtuar qe ta luajne kete rol. Por mesa duket edhe mesuesit e fiskultures apo punonjesi i bibliotekes, nuk lodhen shume per ta marre persiper nje rol te tille. Persa kohe qe mesuesit nderrohen cdo here qe nderrohen pushtetet, veshtire se ata do i kthejne syte ndaj nje detyre te tille, qe nganjehere eshte edhe me e rendesishme se ajo e dije-dhenies.

Disa pyetje i kam edhe per prinderit: Sa prane ndiheni me femijet tuaj adoleshente? A e dini se cfare ndodh ne perditshmerine e tyre? A jeni te ndergjegjshem se si ndikohen ata nga diskutimet ne familje? Nese i kthehem rastit qe permenda ne fillim, nje nga diskutimet ne shtepine e tyre ishte sa te veshtire e kishin te paguanin pagesat e shkolles se femijes, pasi ishte nje shkolle shume e shtrenjte. Automatikisht, femija mendonte se ishin te varfer, ndaj pranonte dhe i quante te verteta fjalet e bashkemoshatareve; ndaj i lejonte dhunuesit e vet ta rrisnin presionin cdo dite.

Beni kujdes miq te dashur! edhe pse adoleshentet duken indiferente dhe te padegjueshem, familja eshte e vetmja shtylle ku ata mund te mbeshteten plotesisht dhe nga ku marrin forcen per te perballuar gjithcka i rrethon. Shpenzoni me shume kohe cilesore me femijet tuaj. Mos lejoni qe te jene lajmet e kronikes se zeze qe t’iu tregoje atyre se si zgjidhen problemet. Mos lejoni qe interneti te zevendesoje rolin e nenes dhe babait si keshillues dhe udherrefyes ne jeten e tyre. Ne cdo kohe femijet kane nevoje per informacione te besueshme per t’i dhene pergjigje pyetjeve te shumta qe iu verviten ne koke. Behuni ju burimi kryesor i besueshem per ta. Por mos u genjeni se mund te keni kete status ne syte e femijeve vetem sepse jeni prinderit; ju duhet ta fitoni ate duke qene me shume prezent ne jeten e femijeve tuaj, dhe jo vetem si bankomati dhe hoteli e restoranti. Me shume si te rritur te besueshem me te cilet ata mund te shprehin cdo problem qe kane, dhe nga ku mund te marrin keshilla te vyera.

Nje Konsiderate e Fundit

Nje mendim i fundit per prinderit e femijeve dhunues. A jeni ne dijeni te veprimeve te femijeve tuaj ne shkolle? Ju ben ndopak pershtypje? Reflektoni ndonjehere se deshtimi juaj ne edukimin e femijeve po ndikon jeten e shume familjeve te tjera dhe vete shoqerise? Pervoja ime personale eshte se femijet dhunues jane produkt i prinderve dhunues te nje forme apo nje tjeter (diferencim i njerezve me shtresa sociale, arrogance, keq-trajtim i te tjereve, natyrisht edhe dhune fizike). Uroj te ndergjegjesoheni se sjellja juaj dhe sjellja e dhunshme e femijeve tuaj eshte nje akt i denueshem, dhe aspak nje burim krenarie se sa te forte dhe te zote i keni femijet. Aktet e denueshme duhen denuar ne kohe per te shmangur probleme akoma me te medha qe mund te prodhoje nje sjellje e tille teksa femijet rriten. Shoqeria shqiptare eshte e mbushur me raste te femijeve te llastuar, te cilet nuk ndeshkohen per gabimet dhe sjelljet e tyre, qe sot jane pas hekurave te burgut me barra shume te renda mbi veten dhe familjaret. Mos lejoni qe femijet tuaj te shtohen ne keto statistika. Perdoreni forcen dhe pushtetin tuaj mbi ta per te edukuar qytetare te mire dhe te zote, qe do i bejne mire komunitetit ku jetojne dhe gjithe shoqerise.

Cfare mendimi keni ju per bullizmin ne shkollat shqiptare? Keni patur raste konkrete te femijeve te dhunuar ne ambjentet e shkolles? Si mendoni se mund te luftohet ky fenomen i shemtuar dhe shume shqetesues. Na shkruani per te ndare sebashku mendimet tona.

Prinderim te mbare!

Featured image: https://upload.wikimedia.org

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.