Femijet e “Zyber Hallullit” Kane Nevoje t’ju Kthehet Dinjiteti ne Vend

Keni kaluar ndonjehere tek Rruga e Elbasanit? Aty eshte nje institucion shume i nderuar, qe keto dite eshte mbuluar nga hija e nje skandali te paprecedent. E kam fjalen per Shtepine e Femijeve “Zyber Hallulli”, shtepi e cila mban emrin e humanistit me zemer te madhe dhe me mendje te mprehte, i cili mundesoi hapjen e Votres se Pare Vorfnore ne Tirane per te strehuar dhe per t’u kujdesur per femijet jetime te kohes.

Por duket se amaneti i tij eshte mbuluar me nje skandal seksual dhe dhune te rrefyer nga nje prej femijeve qe eshte strehuar aty per 12 vjet rresht. Emisioni investigativ “Fiks Fare” ne Top Channel ka dy net qe shpalos informacione ne lidhje me kete skandal, dhe sonte ishte nata kur nje nga viktimat e ketij skandali, nje vajze 12 vjecare i rrefen te emes se cfare i ka ndodhur teksa jetonte brenda territorit te Shtepise se Femijeve. Eshte gati e pabesueshme te degjosh nga goja e nje vajze te mitur te pershkruaje me aq saktesi skena seksuale, skena perdhunimi dhe skena orgjie mes femijeve te moshes 8+ vjec. Shikojeni mire numrin qe shkruajta se nuk eshte 18, por flitet per femije vetem 8 vjec te abuzuar seksualisht dhe te dhunuar nga te tjere femije bujtes ne kete institucion.

Pikepyetjet ne Lidhje me Skandalin

Jane dy pyetje qe me vertiten ne koke pasi pashe videon ne fjale (per te pare videon klikoni tek Burimi ne fund te artikullit):

  1. Si eshte e mundur qe femije te moshes 8 vjecare jane te afte te mendojne dhe veprojne njesoj si tutore prostitucioni? Ku jane ndeshur me te tilla informacione? A munden ata te vetem, te bejne gjera te tilla?
  2. Punonjesit e ketij institucioni mos jane te gjithe te verber e te shurdhet, qe nuk kane arritur te identifikojne sjellje te tilla ekstreme te femijeve me te cilet shpenzojne gati 24 ore/dite?

Ftoj te gjithe mjeket psikologe, te cilet ndjekin FAMILY+ Blog dhe rrjetet tona sociale te na japin nje shpjegim shkencor nese femijet ne kete moshe munden te bejne gjera te tilla. Ju lutemi, na ndihmoni t’i japim kuptim rrefimeve te vajzes ne video. Une shpresoj shume qe ato te jene fantazi te nje femije me imagjinate te shfrenuar. Se nese ato qe rrefen ajo jane ngjarje reale, ky eshte nje turp shume i madh jo vetem per Shtepine e Femijeve “Zyber Hallulli”, por per te gjithe shoqerine dhe kombin shqiptar.

E kam te pamundur te besoj qe mesueset, psikologet dhe drejtuesit e ketij institucioni jane ndeshur me informacione apo edhe me episode te skenave seksuale mes femijeve te mitur dhe kane heshtur. Nuk e kuptoj se ku e kane gjetur forcen per te heshtur para nje problemi te tille kaq madhor. Cfare eshte ajo gje aq e rendesishme per ta, qe t’i beje te harrojne te gjithe skrupujt e tyre si njerez dhe si prinder dhe te heshtin. Rroga?! Karriera?! A e mendojne ndonjehere se si do iu vinte sikur ne vend te atyre femijeve te pervuajtur te ishin femijet e tyre. Apo, ata te paret, dhe nje pjese e shoqerise pas tyre, i konsiderojne femijet jetime neper keto institucione si te pavlere dhe jo te barabarte me te tjeret?!

Apel per Shoqerine Shqiptare

Te dashur miq! Askush nuk ka imunitet nga fatkeqesite e jetes. Papritur, nje familje mund te shkaterrohet dhe femijet te gjenden ne situate kur kane nevoje per ndihme. Nje shoqeri dallohet se sa e zhvilluar dhe e emancipuar eshte, pikerisht nga menyra se si i trajton njerezit ne nevoje, dhe jetimet jane nje nga grupet me vunerabel te shoqerise.

Une pres qe shoqeria shqiptare te mos heshte. Une pres qe neser me mijera qytetare te Tiranes te dalin te protestojne perpara Ministrise se Shendetesise dhe Mireqenies Sociale ne lidhje me kete skandal te padegjuar, qe neperkemb vlerat e humanizmit te shoqerise shqiptare. Femijet e “Zyber Hallullit” kane nevoje te zbardhet kjo ceshtje dhe pergjegjesit te marrin denimin qe parashikon ligji. Femijet e “Zyber Hallullit” kane nevoje t’iu kthehet dinjiteti ne vend.

Hapsire per Blerje

Shume produkte ne OFERTE (me Ulje Cmimi 40% – 75%) gjate muajit Qershor 2020 per Ju. Produktet Farmasi shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju brenda 3 ditesh. Ketu poshte gjeni Super Ofertat e muajit Qershor; per pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop.

Produktet e Set-eve mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen shpejt me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per Porosi apo cdo Pyetje qe keni na shkruani ne: familyplusyou@gmail.com, Inbox ne Facebook, ne Whatsapp 0683060427.

Featured image: https://www.newsbomb.al

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

One thought

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.