Respekt per te Moshuarit ne Diten e Tyre Nderkombetare

1 Tetori eshte Dita Nderkombetare e te Moshuarve. Kjo dite festohet nderkombetarisht qe nga viti 1991 me vendim te Organizates se Kombeve te Bashkuara. Eshte nje dite per te ndergjegjesuar njerezit anembane globit per problemet qe shoqerojne moshen e trete, si edhe per respektin dhe kujdesin qe duhet te tregojme per ta.

Eshte nje dite per te kthyer syte nga komshiu ne moshe te kaluar, nga kusherinjte e moshuar qe ndoshta ka shume kohe qe nuk i kemi pare dhe nga gjysherit, dhe per te bere me shume per t’i gezuar dhe per t’u kujdesur per ta.

Jeta e nje te moshuari nuk eshte aspak e lehte, pasi ata perballen me sfidat e kesaj moshe:

  • Semundjet qe shoqerojne kete faze te jetes (tensioni i larte, dementia, problemet me kycet dhe kockat, veshtiresite me te parin dhe degjuarin, etj.)
  • Renien e energjive dhe fuqise
  • Perpjekjet per te jetuar nje jete me dinjitet
  • Injorimi dhe Harresa

Tema e aktiviteteve te ketij viti per Diten Nderkombetare te te Moshuarve eshte “Perpjekjet e Barazise mes Moshave” (“The Journey to Age Equality”).

Sot eshte dita e duhur per t’i bere dhurata te moshuarve qe keni per zemer. Ne zgjodhem sot 3 produkte qe i ndihmojne ata ne perditshmerine e tyre: (i) Telefon me butona te Medhenj me Ndricues & Sistem Alarmi, (ii) Mjet Ndihmes per Hapjen e Kavanozeve & Shisheve, dhe (iii) Brez i Ngrohte Kashmiri per stinen e ftohte qe po vjen. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere produktet. Eshte momenti qe te gezoni te dashurit tuaj.

Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Te moshuarit po behen nje prezence gjithnje e me e madhe ne popullsine boterore. Me zgjatjen e jetegjatesise ne nivel global, eshte shtuar numri i tyre dhe vleresohet se ne vitin 2050 numri i te moshuarve do barazoje numrin e femijeve nen 5 vjec ne Toke. Ndaj me shume duhet bere per te krijuar kushtet qe te moshuarit te bejne nje jete aktive dhe te vazhdojne te kontribuojne ne shoqeri me pervojen dhe bagazhin e dijeve te akumuluar gjate jetes.

Pleqeria eshte nje faze e jetes qe heret a vone te gjithe do e provojme, ndaj le te investojme sot ne mireqenien e moshes se trete per te krijuar nje trashegimi te vyer qe edhe brezi i femijeve tane te kujdesen per ne kur te trokasim ne dyert e pleqerise.

GEZUAR DITEN NDERKOMBETARE TE TE MOSHUARVE!

Sot, mendimet dhe urimet tona shkojne sidomos per te moshuarit e vetmuar, te cilet kane humbur bashkeshortet dhe i kane femijet larg. Respekt dhe Mirenjohje per te gjitha sakrificat dhe punen tuaj te palodhur! Urojme te merrni sot sa me shume urime nga njerezit qe ju duan, dhe pse jo edhe ndonje surprize nga familjaret tuaj.

Qofshi mire & pleqeri te mbare!

Featured image: https://www.needpix.com

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.