Si duhet te Vishen Meshkujt ne Sezonin Dimeror 2019/2020

Pasi respektuam zonjat dhe folem per tendencat e modes per veshjet dhe aksesoret e tyre, ju ku iu erdhi radha gentlemen-eve. Ndryshe nga tendencat qe pame per zonjat dhe zonjushat elegante, moda e meshkujve vjen me praktike dhe duke kombinuar stilet e veshjeve te rruges, veshjeve sportive dhe atyre zyrtare. Te gjitha sebashku vijne nen syrin kritik te “Vogue-Paris” direkt pas perfundimit te Javes se Modes ne Paris.

Tendencat e Modes per Meshkujt Vjeshte/Dimer 2019 – 2020

Kostumet

Kostumet e ketij viti vijne te larmishme dhe prekin te gjitha llojet e veshjeve per meshkujt. Duke filluar me kostumet e stilit “Men-in-black”, kostum i zi me kemishe te bardhe dhe me kollare super te holle.

Nje stil i vecante i propozuar kete vit nga stilistet eshte Stili “Mix and Match” (“Perziej dhe Pershtat”). Stilet krejt te ndryshme kostumesh te bashkuara ne nje per te hequr cdo barriere.

Stili “Mix and Match”, nje nga tendencat me pikante te sezonit te ftohte 2019 – 2020.
Imazhi: https://www.vogue.fr

Palltot

Palltot prej gezofi jane nje tendence tjeter e propozuar nga stilitet per kete sezon te ftohte. Ato vijne si nje kombinim i mire per te gjitha llojet e veshjeve (zyrtare, te rruges) dhe ne ngjyrat tendence te ketij sezoni.

Xhupat e fryre (piumino) te stermedhenj. Stilistet propozojne per stilin e veshjeve te rruges xhupa te fryre shume te medhenj, te gjate pothuajse deri ne fund te kembeve. Nje pamje sikur keni veshur nje thes te madh te fryre, per te treguar potencen e mashkullit te ketij dimri.

Dizenjo leopard. Stilistet propozojne per kete dimer palltot me dizenjo leopardi, per nje look me shperthyes. Nxirrni leopardin qe ndodhet brenda jush me te gjithe fuqine tuaj.

Palltot me Dizenjo Leopardi, nje nga tendencat e modes per meshkuj per sezonin
Vjeshte/Dimer 2019 – 2020.
Imazhi: https://www.vogue.fr

Rikthehet moda e xhupave mbi kostume per veshjet zyrtare. Stilistet propozojne kombinime te ngjyrave te aferta per nje look me trendy per te gjithe ata qe duhet te veshin kostum per ne pune.

Tendencat e Vecanta

Nje propozim trendy i ketij viti eshte QAFA E ZBULUAR e shoqeruar me xhaketen e zberthyer.

Supet e stermedha ne trajte armature jane nje tendence tjeter e ketij viti, te propozuara per palltot dhe xhaketat. Nje element qe shkon ne te njejten linje me supet teper te medhaja ne veshjet femerore.

Veshjet nje-ngjyreshe (monocrome) jane shume ne mode kete vit edhe per meshkujt sikurse per femrat; sidomos veshjet me ngjyra te hapura. Mos harroni qe kjo tendence perfshin gjithcka qe permbledh veshja, edhe kepucet dhe palltot.

Sot zgjodhem per zoterinjte disa produkte plotesuese per nje look modern dhe sipas modes: (i) Ore e Markes Huge Boss, (ii) Butona per Menget e Kemishave te Markes Hugo Boos, dhe (iii) Kepuce Lekure te Markes Montecatini. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere produktet.

Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Veshjet e Lekures. Kushdo qe preferon te vishet koke e kembe lekure kete dimer, mund ta konsideroje veten in me tendencat e modes; ngjyrat zgjidhini sipas shijes tuaj.

Nje propozim atipik vjen kete vit nga stilistet persa i perket tendences se ngjyrave. “Think Pink” eshte propozimi i tyre, qe sjell si ngjyre tendence per meshkujt gjate ketij dimri ngjyren roze te ndezur dhe nuancat e saj. Kjo tendence nuk perjashton as palltot, as kostumet dhe as kemishat.

“Mendo Roze” eshte nje nga tendencat e ketij viti per veshjet e meshkujve.
Imazhi: https://www.vogue.fr

Veshjet e mbushura me pupla vazhdojne te jene tendence, por kete vit vijne edhe me elegante dhe te punuara gati-gati si skulptura.

“Te mbuluar por transparente”, eshte tendenca per kemishat dhe bluzat kete vit. Mos u habisni aspak kur te shihni gjithnje e me shume meshkuj qe shfaqin format e tyre muskuloze nen tylin e kemishave transparente.

“Te mbuluar, por Transaparente” tendenca e kemishave dhe bluzave te ketij dimri.
Imazhi: https://www.vogue.fr

Pulovrat

Pulovrat me shtize dhe me figura. Stilistet propozojne pulovra te medha te punuara me dore (me shtize) dhe me figura te inkorporuara ne pjesen e perparme.

Per stilin e rruges propozohen pulovrat e leshta me vrima dhe modele te stornuara.

Rikthehen jakat ne forme V-je per pulovrat, por kete vit ato jane me te theksuara dhe te dukshme.

Veshjet sportive:

Dizenjo qe duken sikur ke hedhur acid jane nje nga tendencat e veshjeve sportive per kete sezon dimeror.

Veshjet me Dizenjo si te djegura me acid, nje nga tendencat e veshjeve sportive
per kete sezon dimeror.
Imazhi: https://www.vogue.fr

Stili alpin eshte propozimi tjeter qe vjen per veshjet sportive mashkullore. Veshje te ngjashme me ato te alpinisteve dhe veshjeve per ne mal jane tendencat e ketij viti per tipat sportive.

Aksesoret e Veshjeve

Shallet e ekzagjeruara. Shalle te punuar me shtize, tejet te gjate dhe me ngjyra te shndritshme jane propozimet e stilisteve per kete dimer.

Cantat e qafes, nje propozim i ri i ketij viti qe perputh cantat me vareset. Canta te vogla lekure, fine dhe qe mbajne vetem gjerat me te domosdoshme te varura ne qafen e meshkujve me cdo lloj veshje.

Cantat e qafes, nje nga tendencat e reja te ketoj sezoni per meshkujt.
Imazhi: https://www.vogue.fr

Keto jane tendencat e veshjeve mashkullore per sezonin Vjeshte/Dimer 2019 – 2020. Nje sezon ekstravagant qe propozohet ne pasarelat e modes dhe qe tashme pa filluar te shfaqet te publiku. Mos u habisni kur te shihni keto tendenca neper rruget e qyteteve, por shijojini ato si prirjen me te fundit te modes, qe nuk dihet nese do kthehen serisht vitin qe vjen.

Jetoni Mire dhe Vishuni me Stil!

Featured image: https://www.vogue.fr

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.