Kur Femija Luan me Mendjen & Emocionet e Prinderve

E degjuat rastin e rrembimit te nje vajze 13 vjecare ne Tirane? Vajza nuk ishte kthyer ne shtepi pas shkolle dhe prinderit vune alarmin duke ngritur ne kembe te gjithe policine e Tiranes. Une u trishtova kur e degjova si lajm dhe po rrija si mbi gjemba per te marre vesh nese policia e gjeti vajzen e gjore.

Ne fakt vajza u gjet edhe pse nuk ishte aspak nje viktime e gjore e nje rrembimi te tmerrshem, sic menduam te gjithe ne, por thjesht nje femije i llastuar qe mendoi te bente nje loje me miqte e vet, duke alarmuar prinderit e saj ‘deri aty e ktheu prape’ sic thuhet ne gjuhen e popullit.

Ne momentin e pare u gezova per familjen e vajzes, pasi te pakten hoqen ankthin dhe deshperimin e rrembimit te te bijes. Por, pas ketij momenti te clirimit te pare, po mendoja se si mund te ndiheshin prinderit e saj kur moren vesh se e bija i kishte kthyer ne objekt te lojrave te saj ne menyren me te tmerrshme te mundshme. Ndihen te zhgenjyer nga e bija? Apo jane akoma me shume te tmerruar qe femija e tyre arrin te beje nje veprim te tille? Apo clirimi i gjetjes se vajzes shendoshe e mire tejkalon cdo lloj emocioni negativ qe le pas nje ngjarje e tille?! Nuk e di se si ndihen ata ne kete moment, por une do flas si me ben te ndihem mua si prind kjo histori.

Per here te pare ne jeten time prinderore u ktheva dhe e pashe me dyshim tim bir. “Mos valle edhe ai mund te na beje nje dite te njejten gje?” mendoja me vete. A mundet qe femija yt te kthehet ne torturuesin tend me te madh vetem per nje teke? Dhe vertete, cfare mund te kete dashur vajza qe inskenoi rrembimin e vet: Kerkonte vemendje? Kerkonte para? Kerkonte te dukej cool ne syte e miqve te saj? Apo, thjesht papjekuria e moshes e ben te sillet ne nje menyre kaq te pandjeshme dhe pa respekt ndaj familjes. Nuk e di! Nga njoftimet ne media thuhej se ajo e kishte pranuar ne polici se ishte vetem nje loje qe ajo dhe miqte e saj kishin menduar te benin sapo furgoni qe i transportonte nga shkolla ne shtepi e kishte lene poshte pallatit ku jetonte. Te jete kjo e verteta? Apo ajo thjesht po kujdeset qe te mbroje miqte e saj nga ndeshkimet qe parashikon ligji per nje veper te tille penale.

Sot zgjodhem disa produkte cilesore dhe shume te pelqyera per meshkujt: (i) Xhakete Levi’s per nje dimer edhe me te ngrohte dhe shik, (ii) Pantallona jeans me prerje te modes, dhe (iii) Kepuce Lekure te Bukura dhe shume Praktike. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere produktet.

Per te pare me shume produkte te nevojshme per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Wish Lists me produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Uroj qe prinderit e saj t’i gjejne pergjigjet e ketyre pyetjeve dhe te kujdesen qe e bija te mesoje nje mesim te madh per jeten e vet: Familja eshte e shenjte dhe nuk duhet shkelur per askend dhe per asnje arsye. Uroj qe kjo histori te lere sa me pak vraga ne jeten e tyre familjare dhe qe ata (prinderit) te jene te gjendje te besojne serisht tek femija e vet. Gjithashtu uroj qe vajza vete te mos viktimizohet me shume se c’duhet nga kjo ngjarje. E them kete sepse histori te tilla te bera publike, ndikojne opinionin e njerezve perreth dhe nganjehere thashethemet dhe sterhollimi i detajeve te ngjarjes (qe shumicen e kohes jane te paverteta), bejne qe nje femije 13 vjecar te kthehet ne viktimen e nje veprimi te gabuar.

Nuk ka asgje interesante ne kete histori per te bere sehir apo per ta pergojuar. Asnje nga familjet nuk eshte e imunizuar nga problemet familjare. Prinderit e shokeve dhe shoqeve te vajzes duhet te jene te kujdesshem teksa e trajtojne kete ceshtje me femijet e vet. Padiskutim, ata duhet ta diskutojne nje ngjarje te tille, tashme reale ne jeten e femijeve te tyre. Dhe jo vetem ata, por te gjithe prinderit eshte mire te zhvillojne nje bisede me femijet per kete ngjarje. Une do keshilloja nje bisede mbi rendesine e familjes, respektit per njeri-tjetrin ne familje, rendesine e fajit te bere nga vajza dhe anen e mire dhe te keqe te kesaj historie.

Mesimet nga Historia e Rrembimit te Sajuar

Ka shume gjera qe te gjithe mund te mesojme nga kjo histori:

  • Shakate dhe lojrat mund te kene pasoja shume te rrezikshme.
  • Cdo gje qe bejme ndikon minimalisht familjaret tane.
  • Dashuria dhe besimi i prinderve eshte nje dhurate, deri ne momentin qe e humbisni ate me veprime te pahijshme dhe te papjekura.
  • Te gjithe mund te gabojme, edhe femijet e zgjuar dhe te mire, por e rendesishme eshte qe te mesojme nga gabimet.
  • Nese doni dicka nga prinderit, thjesht kerkojeni.

“Prinderimi eshte sport i veshtire”. Kjo eshte shprehja qe per mua e tregon me se miri pervojen e te qenurit prind. Nje pervoje qe te sfidon pothuajse gjithcka mendon dhe beson ne jeten tende. Femijet jane plot surpriza dhe vazhdimisht te afte per te konkuruar me gjithcka dhe ne menyra nga me te paparashikueshmet per vemendjen, dashurine dhe prezencen e prindit. Le t’iu japim femijeve tane sa me shume nga keto te trija, pavaresisht ngarkesave tona ditore. Te mos lejojme qe kohen dhe mendimet e femijeve tane ta ndikojne vetem pale te treta.

Prinderim te mbare!

Featured image: https://www.needpix.com

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.