Disa Gjera qe Duhet te Dini per Dhembet e Qenit

Gjithnje kisha degjuar se dalja e dhembeve te qenit tek femijet ishte nje proces shume i veshtire dhe i mundimshem. Dhe mqs. ime bije deri me sot ka qene me fat dhe nuk ka patur shume shqetesime me daljen e dhembeve , nuk e mendova se do te vuante kaq shume as me dhembet e qenit. Por me rezulton se nami qe kane pikerisht 4 dhembet ne pjesen e perparme te gojes eshte i sakte.

U bene gati 5 dite qe ime bije po vuan me dhembet e qenit dhe meqe doktoresha stomatologe me konfirmoi se gjendja e saj eshte mese e zakonte, mendova te ndaja me te gjithe prinderit pervojen e time bije me kete proces te dhimbshem dhe shume shqetesues.

Shenjat e para te daljes se dhembeve te qenit u shfaqen rreth 4 muaj me pare, kur mishi aty filloi t’i fryhej dhe nje dite ne pame edhe pjesen e bardhe, qe tregonte se aty do dilnin dhembet. Ne ate kohe nuk pati ndonje problem te dukshem, thjesht vajza ishte paksa e grindur, ndaj une besova se keshtu do vazhdonte.

Ne fakt shenjat e para treguan se ishin alarm fals, sepse u deshen te kalonin plot 4 muaj perpara se te fillonte telashi i daljes se dhembeve te qenit. Vajza filloi te shfaqte shqetesime kur hante, bente naze jo-si-zakonisht dhe grindej shume. Une i kontrollova gojen dhe pashe se pikerisht vendet ku pritej te dilnin dhembet e qenit ishin malcuar (skuqur dhe fryre). Per here te pare qe kur ka lindur ime bije vinte doren siper gojes sa here qe perpiqej te kafshonte ndonje ushqim. Ky ishte nje veprim qe ajo nuk e kishte bere kurre me pare dhe qe nuk e kishte pare tek asnjeri prej ne te rriturve. Pikerisht ky gjest me bindi plotesisht se ajo po kalonte nje krize dhembesh.

Pasi ia kontrollova me imtesi gojen, pashe se dhembet e siperm te qenit ishin ato qe po dilnin dhe qe i veshtiresonin kafshimin. Keshtu, fillova t’i pergatisja ushqime ne trajte qulli apo lengje frutash per te mos e munduar me kafshime. Por, serisht vajza e refuzonte ushqimin dhe vazhdonte te tregonte me dore se i dhimbte goja. Per tre dite rresht trupi i saj i vogel luftonte me temperaturen qe i ngrihej dhe i ulej cdo 30 minuta. Temperatura maksimale ishte rreth ores 19 te mbremjes dhe arrinte deri ne 38.7. Per fatin e mire duke i dhene qumesht te vaket fare ajo ia dilte ta luftonte temperaturen qe i jepnin dhembet.

Diten e trete nuk pati me temperature ne mbremje, por arriti ne piken qe refuzonte te fuste gje ne goje. Pikerisht ate darke une vura re se malcimi (acarimi) i mishrave te dhembeva tashme ishte perhapur ne te gjthe gojen, ndaj cdo lloj ushqimi e shqetesonte. E alarmuar telefonova mikeshen time, mjeken stomatologe Eda, dhe i shpjegova situaten. Fjalet e saj me qetesuan dhe me deshperuan njekohesisht.

Ajo me konfirmoi se situata e gojes se time bije ishte pasoje e daljes se dhembeve te qenit. Doktoresha me shpjegoi se dalja e ketyre dhembeve ishte nje proces traumatik per femijen, i ngjashem me daljen e dhemballeve te pjekurise te ne te rriturit. Nuk e di per ju, por une per vete kam vuajtur shume me dhemballet e pjekurise. Ne momentin kur filloi te me shpjegonte nga ana fiziologjike se cfare ndodhte ne gojen e femijes kur dilnin dhembet e qenit (i cahet nofulla, deformohet kocka, etj.) iu luta doktoreshes te mos vazhdonte me tej se nuk mund ta suportoja idene se ne gojen e bukur te diamantit tim po ndodhnin procese aq te veshtira. Gjithashtu, doktoreshe Eda me konfirmoi se malcimi i gjithe gojes ka ardhur si pasoje e renies se imunitetit tek vajza nga sforcimi qe kalon organizmi i saj i njome gjate procesit te daljes se dhembeve te qenit.

Keshilla per Trajtimin e Mishrave te Dhembeve tek Femijet dhe te Rriturit

Besoj te gjithe po prisni te mesoni se cfare mund te bejme per te tejkaluar nje situate te tille me femijet tane. Keshillat e doktoreshes jane si me poshte:

I. Jepini femijes shurup qetesues me permbajtje paracetamoli qe ta ndihmoje me qetesimin e dhimbjeve. Masa qe i duhet dhene eshte 2 ml (ime bije me peshen qe ka kualifikohet per 10 ml shurup qetesues). Pra masa e shurupit duhet te jete disa here me e ulet.

II. Trajtoni mishrave te dhembeve me kete perberje. Pergatisni nje filxhan caj kamomili te thjeshte (pa perberes te tjere) dhe lereni te ftohet. Shtoni aty 1 luge supe uje te oksigjenuar dhe perziejeni mire. Lyejeni pjesen e mishrave te dhembeve te malcuar 10 – 20 here ne dite (sa me shume aq me mire). Une perdora kunja veshesh per time bije, pasi ajo nuk ka deshire ta beje kete trajtim. Mund te perdorni edhe tampon pambuku. Doktoresha me konfirmoi se nuk ka problem edhe nese femija e kalon kete pergatitje poshte.

Kjo eshte pamja e perberjes per trajtimin e mishrave te dhembeve te acaruara, per femije dhe te rritur.

Trajtimin e fillova mbreme ne darke dhe duket se ka paksa lehtesim te situates se gojes. Vajza vijon te ankohet per dhimbjen e gojes, por te pakten ka filluar te haje nga pak, gje qe tregon se mishrat e dhembeve po i permiresohen.

Megjithese une jam kunder dendjes se femijeve te vegjel me ilace, ia kam perdorur shurupin qetesues 2 here deri tani, kur vajza qante shume nga dhimbjet. Tani ime bije po fle e qete dhe une po shpresoj qe nga neser te shoh edhe permiresime te tjera ne lidhje me ushqyerjen dhe humorin e saj. Sapo ta marre veten plotesisht nga goja, do i nenshtrohet nje trajtimi intensiv me ushqime te zgjedhura dhe te shendetshme, per t’ia rikthyer faqkat e bukura, qe i jane zhdukur nga pamundesia per te ngrene.

Per ju sot zgjodhem disa produkte teper te nevojshme per mire-rritjen e femijeve: (i) Sistemi Aerosol per rastet e problemeve me frymemarrjen, (ii) Libri i Recetave te Shendetshme per Femije, dhe (iii) Termometer per ne vesh dhe ne Balle. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per te blere produktet.

Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Eshte shume e veshtire per nje prind te shohe femijen qe ka deshire te haje, por nuk mundet per shkak te dhimbjeve ne goje. Me besoni se truri im keto dite ka punuar vetem pjeserisht, pasi pamundesia e time bije per te ngrene dhe pamundesia ime per ta ndihmuar me kane paralizuar nje pjese te trurit. Por ne situata te tilla dobesie prinderore eshte thelbesore te kesh prane profesioniste qe dine te gjykojne ftohte dhe te japin keshillat dhe kurajon qe te duhet. Faleminderit Doktoreshe Eda per disponibilitetin dhe profesionalizmin tend per trajtimin e problemeve orale te femijet. Embelsia dhe sjellja jote aq e natyrshme me femijet ben te mundur qe ata te vijne me deshire te klinika jote dhe te trajtojne problemet aq te dhimbshme te dhembeve.

Po e mbyll kete artikull me nje shprehje qe tezja ime e perserit shpesh: “Dhembet jane njesoj ‘te keqinj’, si kur dalin edhe kur hiqen”. Eshte nje shprehje qe buron nga fundi i shpirtit te saj, pasi pikerisht ne kete periudhe ajo po merret me rregullimin e gojes, dhe duke qene se eshte shume, po shume frikacake kur vjen puna tek dhembet, e vuan shume te gjithe situaten.

Te dashur miq, merreni me qetesi procesin e daljes se dhembeve te qenit tek femijet tuaj. Ato zakonisht dalin ne periudhen 18 – 24 muajshe, sigurisht qe ka edhe perjashtime. Ruajeni qetesine dhe ndiqni keshillat e Doktoreshe Edes per t’i ndihmuar te shtrenjtet tuaj qe ta kalojne ate sa me shpejt dhe me sa me pak sforcime. Na shkruani pervojat tuaja ne lidhje me dhembet e qenit, per te ndihmuar cdo prind qe eshte aktualisht ne kete situate apo qe pritet te ndeshet me te se shpejti.

Shendet, Fat e Gezim per Vogelushet Tuaj te Shtrenjte!

Featured image: https://upload.wikimedia.org

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.