Si te Humbni Peshe duke u Argetuar & Kenaqur?

Eshte koha te qartesojme idete per menyren me te mire per te arritur peshen e shendetshme. Eshte koha qe te zgjedhim se cfare aktiviteti fizik apo sportiv do bejme per te permiresuar shendetin tone. Po si mund te sigurohemi se kemi bere zgjedhjen e duhur?

Nga pervoja ime personale dhe pervojat e shume njerezve qe une njoh, gjetja e aktivitetit fizik qe do zgjase ne kohe eshte e veshtire. Zakonisht, kur duan te bien ne peshe, njerezit e fillojne me vrull kryerjen e palestres apo te ndonje sporti tjeter, dhe shume shpejt vrulli i tyre fillon te zbehet derisa e ndalojne fare ate. Kjo sjellje eshte e ngjashme me ate te dietave, kur per disa dite kontrollohet me rigorozitet menyra e te ngrenit, dhe sapo kjo periudhe perfundon, njerezit kthehen edhe me furishem ne zakonet e keqija te ushqyerjes, qe shkaktojne mbipeshe e me tej obezitet.

Shtoni Aktivitetin Sportiv tek Hobby-t Tuaj

Aktiviteti fizik duhet te jete jo vetem nje detyrim ndaj shendetit dhe formes fizike, por edhe nje burim kenaqesie per individin qe e kryen. Kjo eshte arsyeja perse une iu propozoj miq te dashur qe ta konsideroni aktivitetin fizik qe do zgjidhni si nje nga hobby-t tuaj qe sot e ne vazhdim. Ndaj, edhe procesi per zgjedhjen e tij eshte njesoj si ai i perzgjedhjes se cdo hobby tjeter. Perpara se te merrni vendimin se ne cilin aktivitet fizik/sport do perfshiheni, duhet te siguroheni qe t’i pergjigjeni deri ne fund ketyre pyetjeve:

  • A eshte ky nje aktivitet qe do ta beja edhe pasi te arrij formen fizike te deshiruar?
  • A marr kenaqesi tjeter (sociale, shpirterore, etj) nga aktiviteti fizik pervecse se arritjes se peshes se shendetshme?
  • A eshte ky nje aktivitet qe do deshiroja ta ndaja edhe me njerezit e mi te dashur?

Sporti qe ju do zgjidhni duhet te marre 3 “PO” te fuqishme nga pyetesori i mesiperm per t’u konsideruar hobby.

Kriteri Sasior

Pavaresisht se po flasin per pergjedhjen e nje aktiviteti fizik si hobby, nuk duhet te harrojme se ky hobby i ri duhet te arrije objektivin per te arritur peshen e shendetshme dhe formen fizike te deshiruar. Per kete arsye une do i shtoja procesit te perzgjedhjes nje kriter sasior: Sasine e Kalorive qe humbet ne ore permes ushtrimit fizik.

Kalorite e Djegura ne 1 Ore sipas Aktiviteteve Fizike dhe Sporteve

Ja cila eshte norma e djegies se kalorive per disa nga sportet dhe aktivitetet fizike me te njohura. Kemi marre si baze krahasuese nje person qe peshon 90 kg. Rregulli i pergjithshem eshte se nese keni peshe me te madhe se 90 kg do digjni me shume kalorite e treguara duke ushtruar sportin e zgjedhur; ndersa nese jeni nen 90 kg do humbisni do digjni me pak kalori.

I. Joga

Power Yoga class from Evolve Yoga Studio in Leesburg, Florida

Nese jeni adhurues te joges, dy jane llojet me te njohura dhe te ushtruara te jogave qe ndihmojne ne djegien e kalorive tuaja te teperta:

  1. Joga Hattha, e cila perqendrohet ne realizimin e pozicioneve statike te trupit. Nese ushtroni Joga Hattha ekuilibri juaj mendor dhe fizik shoqerohet me 228 kalori te djegura ne nje ore joga.
  2. Power Joga, eshte lloji tjeter i joges qe bazohet tek levizjet. Ushtroni Power Joga, si djali ne figure dhe mundesojini vetes te digjni 364 kalori/ore.

Ketu jane disa produkte qe iu ndihmojne ne ushtrimin me te mire te joges: (i) Set i Plote per Fillestaret ne Sportin e Joges, (ii) Komplet Veshje per Femra (me 5 pjese), dhe (iii) Komplet Sportiv per Meshkuj. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere ato.

II. Sportet e Rreshkitjes

Patinazhi me Patina me Rrota – pervec kenaqesise te kalimit te kohes ne natyre, ofron nje norme te lakmueshme djegie kalorish

Sportet e rreshkitjes jane impenjative, por njekohesisht shume te bukura, pasi pjesa me e madhe e tyre ushtrohet ne gjirin e natyres, duke dhuruar kenaqesi te dyfishte. Nese entuziasmoheni nga sportet e rreshkitjes, keto jane propozimet tona per djegien e kalorive:

  1. Rreshkitja me patina me rrota. Ecja me patina eshte nje tjeter aktivitet fizik i kendshem dhe qe ju ndihmon te digjni rreth 683 kalori/ore.
  2. Zbritja me ski nga mali. Zbritja e malit duke skiuar ofron mundesine per te djegur 391 kalori/ore.
  3. ECJA NEPER DEBORE ME PAJISJET E SKIVE NE KEMBE. eshte edhe me i pelqyeshem si sport kur vjen puna tek djegia e kalorive. Nese ecni 1 ore neper debore, do i lejoni vetes te digjni 619 kalori nga trupi juaj.
  4. Patinimi ne akull. Pervec kenaqesise se nderthurjes se sportit me artin, ju mundeson djegien e 637 kalorive/ore.
Te zbresesh malin me ski eshte nje nga sportet e preferuara dimerore.

Nese skite jane te preferuarat tuaja, ju propozojme te vizitoni FAMILY e-SHOP page. Aty do te gjeni nje liste me produkte te perzgjedhura per sportin e skive. Kurseni kohen tuaj per te kerkuar produkte, thjesht blini produktet qe iu pelqejne nga lista jone.

Por nese jeni adhurues te patinazheve, kety poshte do gjeni disa produkte qe iu ndihmojne ne ushtrimin e tyre: (i) Patina me Rrota per te rritur, (ii) Patina me Rrota per Femije, dhe (iii) Patina per Rreshkitje ne Akull per Femije. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere ato.

III. Ecja ne Natyre

Ky aktivitet teper i thjeshte dhe i realizueshem nga te gjithe (te vegjel e te medhenj) mbart shume mundesi kur vjen fjala per djegien e kalorive. Menyra se si ecni dhe terreni qe pershkoni bejne diference kur vjen fjala per kalorite e djegura.

  1. Ecja e lire. Nese shetisni serbes – serbes me shpejtesi 3.2 km/ore ju jeni ne gjendje te digjni 255 kalori/ore.
  2. Ecja e shpejte (sportive). Nese ecni me shpejtesi 5 km/ore, ju arrini te digjni gati 391 kalori/ore.
  3. Ecja ne Terrene jo shume te veshtira (hiking). Hiking eshte nje menyre argetimi dhe kur e beni ne terrene jo shume te veshtira ju ofron mundesine te digjni 400 kalori/ore.
  4. Hiking ne terrene te veshtira. Nese zgjidhni te sfidoni veten duke ecur ne terrene te veshtira (te thyera me shume ndryshime terreni) ju i ofroni vetes mundesine te digjni 546 kalori/ore.
  5. Hiking me ngarkese. Shtoni hiking me lart sfiden e mbajtjes se nje cante te rende ne supet tuaja dhe do arrini te digjni pothuajse 100 kalori me shume (ekzaktesisht 643 kalori/ore).

Nese ecja ne natyre eshte aktiviteti qe ju ben te ndiheni mire (te largoni stresin dhe te rikuperoni energjite), ne ju propozojme te zgjidhni kepucet e duhura si nje nga gjerat kryesore, qe e bejne kete aktivitet me komod dhe te kenaqshem. Ketu poshte jane tre pale kepuce shume cilesore, qe ne kemi perzgjedhur per ju: (i) Kepuce burrash per hiking, (ii) Kepuce per hiking per femije, dhe (iii) kepuce per hiking per gra. Te treja produktet ofrohen me ulje cmime, ndaj klikoni mbi fotot per t’u njohur me detajet, per t’i blere dhe per te shijuar aktivitetin tuaj te preferuar familjar.

IV. Kercimi & Aerobia

Vallezimet dhe kercimet e ndryshme jane aktivitete shume argetuese dhe qe te mbushin me atmosferen e kendshme qe krijohet. Pervec argetimit dhe mundesise per te krijuar njohje te reja, ato ofrojne mundesi shume te mira per te djegur kalorite e teperta ne trup. Ne te njejten linje qendron edhe ushtrimi i aerobise, edhe pse ky aktivitet eshte me shume sportiv sesa social. Mesoni se sa kalori digjni teksa kerceni dhe beni aerobi:

  1. Vallezimi i zakonshem. Nese vallezoni per 1 ore, ju jeni ne gjendje te digjni 200 kalori.
  2. Vallezimet e Ballos ne Dhome. Por nese doni te digjni me shume kalori, shtojini deshires tuaj per te vallezuar ritmin e gares dhe ushtroni sportin e Vallezimeve te Ballos ne Dhome dhe digjni 273 kalori/ore.
  3. Aerobi me ritem te moderuar. Nese beni ushtrime aerobie me ritem te ulet, ju perfitoni djegien e 455 kalorive/ore.
  4. Aerobi Intensive. Nese iu pelqen vertete shume aerobia dhe ia dilni te ushtroni versionin e aerobise intensive (si psh. zumba, etj), ju i dhuroni vetes mundesine per te djegur 664 kalori/ore.
  5. Kercimi ne vend. Nese kerceni ne vend per 1 ore rresht, digjni 850 kalori.
  6. kercimi me litar. Por nese doni te arrini rezultatin me optimal persa i perket ushtimeve fizike, kercimi me litar eshte nder me te rekomanduarit. Kerceni vetem 1 ore me litar (kudo qe te ndodheni) dhe do te digjni 1,074 kalori nga trupi juaj.

Nese e gjeni veten tek kjo kategori ushtrimesh fizike, ne ju propozojme 3 produkte qe do iu ndihmojne t’i ushtroni sa me mire ato: (i) kepuce vallezimi lekure per burra, (ii) kepuce vallezimi per femra, dhe (iii) litar cilesor per kercim. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere ato.

V. Aktivitete te Rutines se Perditshme

Rutina e perditshme ruan plot surpriza kur i kensideron nga ana e mundesise per te djegur kalori. Po rreshtojme me poshte disa nga aktivitetet e rutines se perditshme dhe efektet e tyre ne djegin e kalorive:

  1. Lojrat. Nese luani aktivisht me femijet e vegjel, apo te medhenj -:) per 1 ore, digjni 400 kalori.
  2. Punet e shtepise. Nese angazhoheni ne punet e shtepise per 1 ore/dite, ju digjni 200 kalori. Lexoni ketu per te mesuar disa rrengje te vogla per te rritur numrin e kalorive te djegura teksa beni xixe shtepine.
  3. Kopshtaria. Te punuarit me bimet (germimi, mbjellja, pastrimi i gjetheve dhe kercejve te thare, si edhe punimi i dheut te vazove iu jep mundesine qe pervec kenaqesise se te qendruarit mes luleve te digjni 240 kalori/ore.

VI. Sportet Ujore

Aktivitetet ne uje jane shume te kendshme, pasi uji ndihmon ne mos-djersitjen dhe mos-rritjen e temperatures se trupit. Nese jeni adhurues te ujit, ne do ju sjellim ne mendje disa nga aktivitetet ujore te cilat ndihmojne ne djegien e kalorive te teperta.

  1. Vozitja me varke me lopata ne rrjedhen e nje lumi. Ky aktivitet qetesues ne natyre ju mundeson djegien e 319 kalori/ore.
  2. Ushtrime fizike ne uje. Por nese jeni adhurues te ujit dhe zgjidhni te ushtroheni ne pishine apo ne det, ju i ofroni vetes mundesine te digjni 501 kalori/ore. 
  3. Noti. Meqe jemi tek te ushtruarit ne uje, 1 ore not ju jep mundesine te digjni 528 kalori nga trupi juaj.
  4. Noti me ritem gare. Por nese notoni me ritem gare, ju i dhuroni vetes jo vetem kenaqesine e perkeledhjes se trupit tuaj nga uji, por edhe mundesine per te djegur 892 kalori/ore.

Per te gjithe ju qe zgjidhni sportet ujore, ja disa produkte qe do iu duhen me patjeter: (i) kostum noti per femra (praktik dhe i perdorshem edhe per fiskulture), (ii) Kostum noti per meshkuj, dhe (iii) Set Aksesoresh per Not (syze per zhytje, tapa per veshet dhe kapese per hunden). Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere produktet.

VII. Vrapimi

Nje nga aktivitet me me pak kosto dhe i realizueshem nga te gjitha moshat eshte vrapimi. Ne lashtesi thuhej nje shprehje: “Nese do te jesh i shendetshem: Vrapo. Nese do te jesh i/e bukur: Vrapo”. Menyra se si vraponi, terreni dhe kombinimi i veprimeve te ndryshme gjate vrapit bejne qe ju te digjni numer te ndryshem kalorish.

  1. Vrapimi i zakonshem. Vrapimi i zakonshem me shpejtesi 8 km/ore ju ofron mundesine te digjni 700 – 800 kalori/ore.
  2. Vrapimi intensiv. Provoni te vraponi me shpejtesi 12.8 km/ore (ne natyre, por edhe ne pisten e vrapimit) dhe do mundeni te digjni 1,074 kalori/ore.
  3. Vrapimi i kombinuar. Nese vrapimin e zakonshem e kombinoni me sprinte 10 sekondeshe me dyfishin e shpejtesise, apo me vrapime ne drejtime te ndryshme apo te vraponi ne siperfaqe te perpjeta dhe tatepjeta, pervecse adrenalines se ndryshimit do mundeni te digjni 1,000 kalori/ore.

VIII. Stervitja me Vegla

Stervitja me vegla te ndryshme qofte ne palester, ne ambjentet e zyres apo ne shtepi, perben nje menyre shume te mire per arritjen e formes se deshiruar fizike, per shkarkimin e stresit dhe sigurisht ndihmon ne djegien e kalorive te teperta. Ja disa programe stervitje me pajisje profesionale te kohes:

  1. Stervitja me Pajisje epilitike. Keto jane pajisje qe koordinojne stepin dhe bicikleten sebashk. Stervitja ne nivelet e uleta te veshtiresise ne nje pajisje epiliptike per 1 ore rresht mundeson djegien e 455 kalorive/ore. Shtoni nivelin e veshtiresise mbi mesataren dhe menjehere do rrisni numrin e kalorive te djegura me 250 kalori/ore, duke arritur ne total 800 kalori te djegura/ore.
  2. Stervitja me StairMaster. Te ushtruarit me nje pajisje StairMaster konsiderohet stervitje me rendiment te larte, pasi lejon per djegien e 819 kalorve/ore. Te njejtin efekt ben edhe ngjitja e shume shkalleve rresht.

Nese doni te perfshini keto lloj stervitjesh ne listen e hobby-s tuaj, ne ju propozojme pajisjet e meposhtme: (i) Pajisje Epiliptike, (ii) Pajisje StairMaster, dhe (iii) Piste Vrapimi (per te vrapuar brenda ku nuk mundeni te dilni ne natyre). Klikoni mbi fotot e produkteve per te pare detajet dhe per t’i bere tuajat keto pajisje magjike qe mundesojne djegien e kalorive duke pare shown tuaj te preferuar ne TV.

IX. Lojrat me Dore

Sportet e Lojerave me Dore, jane te pelqyeshme sidomos per individet e rritur ne qytete. Nese ju pelqejne keto sporte dhe e gjeni veten duke i ushtruar ato rregullisht, mesoni se si pervec kenaqesise se lojes sa kalori ju mund digjni ndersa luani.

  1. Volejbolli. Kur luani volejboll me miqte tuaj, pervec kenaqesise se fitores dhe kohes se kaluar me miqte, secili prej jush djeg edhe 364 kalori/ore.
  2. Softballi. Luani 1 ore softball dhe digjni 455 kalori ne trupin tuaj.
  3. Baseballi. Ky eshte je tjeter sport, shume i pelqyer ne SHBA, qe iu ofron mundesine te digjni 455 kalori/ore.
  4. Baskebolli. Mundesite sa vijne e behen me terheqese. Nese luani 1 ore basketboll, ju arrini te digjni 728 kalori/ore.

Nese do deshironi te perfshiheni ne keto sporte do iu duhet te keni topin dhe dorezat tuaja me fat. Ja disa topa qe ne kemi perzgjedhur per ju: (i) Top Volejbolli, (ii) Set Dorezash per baseball & softball, dhe (iii) Top Basketbolli. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere ato.

X. Artet Marciale

Artet Marciale, pervecse terheqese kur sheh te tjeret qe luftojne, mbartin potenciale te medha per perfitime shendetesore, per ekulibrin mendor dhe per djegien e kalorive. Ne zgjodhem 2 nga artet marciale me popullore:

  1. Tai Chi. Ju kujtohet Tai Chi dhe perfitimet e tij per shendetin e moshave te pjekura? Pefitimi nga Tai Chi persa i perket kalorive eshte 273 kalori/ore.
  2. Taekwondo. Nder te gjitha sportet e permendura ne kete artikull, Taekwondo eshte sporti me intensiv persa i perket kalorive te djegura ne nje ore, duke numeruar plot 937 kalori te larguara nga trupi i njeriut qe e ushtron ate.

Nese vendosni te ushtroni artet marciale ne kohen tuaj te lire, ne perzgjodhem keto produkte te domosdoshme per te lehtesuar praktikimin tuaj: (i) uniforma tradicionale e Tai Chi, (ii) uniforma e Taekwondo, dhe (iii) Kepuce per Ushtrimin e Arteve Marciale. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere ato.

XI. Sportet me Raketa

Sportet me raketa jane shume te bukura dhe ofrojne mundesi argetimi dhe konkurimi. Gjithashtu, ato renditen nder sportet qe ofrojne mundesi te mira per djegien e kalorive.

  1. Loja Squash. Nese iu pelqejne raketat dhe ushtrimi ne vende te mbyllura, Loja Squash eshte nje zgjedhje e lakmueshme, pasi ju siguron djegien e 637 kalorive/ore.
  2. Tenisi. Por, nga ana tjeter nese iu pelqen me shume te luani tenis, nje ndeshje qe zgjat 1 ore iu dhuron mundesine te humbisni 728 kalori te tjera.

Keto te dyja, si edhe pingpongu apo loja me raketa ne natyre (psh. ne plazh) jane mundesi te mira argetimi dhe djegie kalorish.

Per adhuruesit e tenisit, kemi perzgjedhur disa produkte shume cilesore, qe do i bejne te luajne si profesionistet e vertete: (i) Cift Raketash Tenisi, (ii) Kepuce Tenisi Unisex me 20 dizajne te ndryshem, dhe (iii) Kapele Tenisi. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere ato.

Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

XII. Sporte te Tjera

Zgjodhem te perfshijme ne listen tone edhe disa sporte te tjera, te cilat jane shume te perhapura dhe kontribuojne ne djegien e kalorive te teperta.

  1. Bouling. Kur luani bouling, pervec kenaqesise se gares, ju digjni 273 kalori/ore (por ne fund ky nivel ulet nese llogarisim birren qe pijme ndersa luajme-:)
  2. Ciklizmi. Kur i japim bicikletes per qejf (me shpejtesi nen 16 km/ore), mundesojme djegien e 364 km/ore.
  3. Golfi. Golfi eshte nje tjeter lloj sporti qe ndihmon ne djegien e kalorive. Kur luani golf, dhe nuk pertoni t’i levizni vete pajisjet tuaja neper fushen e golfit, ju jeni ne gjendje te perfitoni djegien e 391 kalorive/ore.
  4. Peshengritja. Ngritja e peshave eshte nje tjeter aktivitet fizik qe iu ndihmon te digjni 455 kalori/ore.
  5. Futbolli Amerikan. Nese zgjidhni te luani futboll amerikan (touch or flag football), pervec argetimit qe ofron loja, ju arrini te digjni rreth 728 kalori/ore.

Keto ishin propozimet tona per listen e aktiviteteve fizike dhe sporteve qe mund t’i adoptoni si hobby-s tuaj miq te dashur. Natyrisht qe kjo liste nuk ezauron te gjitha sportet dhe aktivitetet e mundshme fizike qe ekzistojne, por besojme eshte nje liste e mjaftueshme per te akomoduar shumicen e deshirave dhe pasioneve tuaja.

Perpara se ju te vendosni cili do jete hobby juaj me i ri, ne po marrim mundimin t’ju kujtojme edhe njehere se si lidhen kalorite e djegura me kilogramet e humbur. Nese ju kujtohet nga nje artikull qe kemi ndare me heret me ju, na duhej te humbasim 500 kalori shtese ne jave per te mundesuar humbjen e 2 kg/jave. Gjithnje duke konsideruar se nuk do ia shkelni me ushqimin, pra minimalisht do ruani te njejtin regjim ushqimor si deri tani.

Filloni ta analizoni listen tone, duke marre parasysh edhe informacionin e mesiperm dhe zgjidhni me kujdes sportin qe do iu sjelle ne forme, si edhe do iu fale argetim dhe kenaqesi ne muajt ne vijim. Na shkruani se cfare zgjodhet dhe na tregoni pervojat tuaja sportive dhe te arritjes se peshes se shendetshme.

Paci Fat!

Featured Image: https://www.goodfreephotos.com

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.