Te ndihmojme Qeverine te shlyeje Borxhet ndaj Bebeve te Porsalindura

Po lexoja nje artikull te Revista “Monitor” ne lidhje me detyrimet qe shteti (qeveria shqiptare) i ka qytetareve te vet. Ajo qe me terhoqi vemendjen ishte se ne listen e kreditoreve te shtetit ishin edhe: Bebet e Porsalindura?!

Shuma qe shteti i detyrohej qytetareve te vet me te rinj ishte nje shume e konsiderueshme: 2.3 milione euro. Vetem sapo e degjon kete shifer e kupton se ky detyrim eshte i mbartur prej disa vitesh, pasi per fat te keq numri i lindjeve ne Shqiperi ka ardhur ne renie nga viti ne viti.

Dhe ne te vertete, ne artikull pohohet fakti se ka shume vogelushe, te cilet tashme nuk jane me bebe te porsalindura, qe ende nuk jane gezuar me bonusin e mireseardhjes se tyre nga ana e shtetit shqiptar. Arsyeja??? Neglizhence, paaftesi dhe deshtim i disa institucioneve te rendesishme te shtetit shqiptar (ministria e brendshme, ministria e financave, bashkite, etj). Situata behet edhe me absurde kur e mendon se bonusi i lindjes eshte nje shperblim i vendosur nga vete qeveria, pra edhe i parashikuar ne buxhetin e shtetit.

Kam degjuar nga shume prinder te thone se terheqja e bonusit te lindjes ishte pothuajse i pamundur. Une vete e mora kur ime bije mbushi 6 muaj, por nuk mund te them se pata ndonje lodhje te madhe per t’a marre. Por, mesa duket, rasti im eshte i vecante se shifrat ne buxhetin e shtetit tregojne se fjalet e dala nuk jane pa gje.

Kur u reklamua ne televizion vendosja e nje bonusi ekstra per lindjet, dhe fakti se tashme nena mund t’a terheqe cekun e bonusit qe ne spital (pra brenda nje dite nga lindja e femijes), mendova se te pakten ky problem e mori nje zgjidhje. Por mesa duket me fat kane qene vetem ato bebe, te cilat paten fatin te vizitohen ne spital nga drejtuesit e larte te shtetit. Te tjeret do te duhet te presin ende per ta marre shumen e caktuar per ta qe prej lindjes.

Dhe mqs. punonjesit e administrates shqiptare nuk kane qene te zotet te gjejne nje menyre eficente per shperndarjen e ketij bonusi, me lejoni qe ta propozoj une nje zgjidhje te thjeshte dhe efikase:

Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile mund te beje nje marreveshje me nje ose dy banka te nivelit te dyte, qe cdo femije shqiptar qe pajiset me certifikate lindje, automatikisht t’i hapet nje llogari bankare, ne te cilen te depozitohet shuma e bonusit te lindjes. Une do thoja te zgjidhet nje llogari e tipit “Futura”, e ngjashme me ate qe ka Banka ISP, te cilen prinderit dhe te afermit e femijes mund ta perdorin per t’i depozituar parate-dhurate per femijen per raste festash, ditelindjes apo edhe thjesht kontribute per te ardhmen e femijes.

Keshtu foshnjat e porsalindura shqiptare te mos kene me si status te pare ne jeten e tyre titullin “kreditor i qeverise shqiptare”, por te njihen si ‘mbajtes te nje llogarie bankare’. Sa e veshtire eshte te realizohet nje procedure e tille? Une do thoja eshte relativisht e thjeshte edhe per nje administrate, qe cdo dite e me shume po e nxjerr veten te paafte per te adresuar problematikat e qytetareve, te cilet derdhin shume djerse per te paguar pagat e tyre.

Jam e sigurte se te gjithe prinderit qe po e lexojne kete artikull bien dakord me propozimin tim. Kjo gje do iu lehtesonte nje barre administrative per plotesim dokumentesh dhe ‘bredhje’ neper zyrat e shtetit ne nje nga periudhat me te ngarkuara te jetes se tyre si prinder te rinj. Femijet e ardhur ne jete jane nje bekim nga zoti, ndaj le te kujdesemi qe te gjithe ne si shoqeri t’i mirepresim ne menyren me te mire te mundshme.

Mqs. po flisnim per bebet e porsalindura, zgjodhem disa produkte qe i duhen me patjeter nej te porsalinduri, si kujtese per prinderit ose si ide dhuratash te para per bebet: (i) Batanije me Push per Gjume, (ii) Qetesues (ose Cuc sic njihet ne perditshmeri) me dizenjo, dhe (iii) Mbajtese Praktike per Bebin. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere produktet.

Featured image: https://www.needpix.com

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.