Femijet Shqiptare ne Siri mbeten ne Meshire te Fatit

Lajme te keqija vijne cdo dite nga kampi famekeq i refugjateve Al-Hawl ne Siri. Duke iu referuar gazetes prestigjoze angleze “The Sun”, kampi tashme po bie nen kontrollin e xhihadisteve, te cilet deri tani kane qene te burgosur po aty. Behet fjale per mbi 60,000 xhihadiste dhe familjet e tyre, te cilet tashme kane filluar te marrin nen kontroll thuajse te gjithe kampin.

Nje lajm akoma me i tmerrshem ne shkrimin e kesaj gazete flet per nje veprim te tmerrshem nga ana e xhihadisteve: ata kane filluar te vrasin femijet dhe foshnjat qe gjenden ne kamp. Kur degjoj kete lajm (per te cilin ende shpresoj te mos jete i vertete) menjehere mendja me shkon tek femijet shqiptare te cilet ende gjenden ne kete kamp. Ka nga ata te cilet kane mbetur vetem, pasi prinderit e tyre jane vrare. Por nuk kane me shume shpresa ata te cilet gjenden atje me nenat apo gjyshet e tyre.

Qeveria shqiptare e ka cilesuar mundesine e nderhyrjes atje “pothuajse te pamundur”, per shkak te situates teper te komplikuar dhe mungeses se informacionit nga brenda kampit per qytetaret shqiptare atje (vendndodhje ekzakte ne kamp, etj.) Kryeministri eshte shprehur se sipas informacioneve qe qeveria ka mbledhur, jane rreth 70 gra e femije shqiptare ne kampin Al-Hawl, dhe nje numer me i vogel burrash shqiptare.

Por nese qeveria shqiptare e sheh pothuajse te pamundur terheqjen e ketyre shtetasve prej atje, si valle do shkoje fati i tyre? Larg o zot, nese shqiptaret do behen kurbanet e zallamahise qe po ndodh ne kete kamp sidomos pas nderhyrjes ushtarake te ushtrise turke. Lajme te tilla do ishin plage shume te medha jo vetem per familjet e tyre, por per gjithe kombin shqiptar.

Nga rasti i djalit shqiptar, babai i te cilit jetonte ne Itali, mesuam se vetem perfaqesuesit ligjore te vendit nga jane banoret e kampit mund te realizojne terheqjen e tyre. Ndaj, une kam nje thirrje per te gjithe funksionaret e qeverise se Kosoves, te cilet arriten te kthenin me sukses ne Kosove 157 qytetare kosovare (gra e femije), te cilet gjendeshin ne te njejtin kamp. A mundeni te keshilloni dhe ndihmoni qeverine shqiptare per gjetjen e konjukturave qe ju njihni per te arritur terheqjen e qytetareve shqiptare ne kamp? Ky do ishte nje sherbim teper i vlefshem, qe nderon traditat tona te lashta te ndihmes se sho-shoqit ne rast nevoje.

Uroj qe apeli im i sinqerte te bjere ne veshin e duhur dhe te behet dicka qe te ndihmohet fati i grave dhe femijeve shqiptare ne kampin e Al-Hawl-it ne Siri. Ne shqiptaret jemi shume pak ne numer qe te dhurojme viktima per vendet e tjera. Femijet shqiptare ne Siri e meritojne te jetojne dhe te mos lihen ne meshire te fatit, apo ne duart e xhihadisteve. Lutjet tona keto dite jane per ta dhe familjet e tyre. Urojme te gjendet menyra qe ata te kthehen sa me pare ne atdheun e tyre shendoshe e mire.

Featured image: https://en.wikipedia.org

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.