Kush ka me Shume Sens Humori: Meshkujt apo Femrat?

Ia keni bere ndonjehere vetes kete pyetje? Nese Jo, nga pervoja juaj personale (njohjet tuaja direkte) Cila do ishte pergjigjja e kesaj pyetjeje?

Ekziston nje stereotip social boteror se Meshkujt kane me shume aftesi per te bere humor sesa Femrat. Po sa e vertete eshte nje gje e tille? Duke qene se mua me pelqejne ti konfirmoj gjerat shkencerisht, kerkova per te pare nese ka ndonje studim shkencor qe ka studiuar vertetesine e ketij stereotipi. Dhe, ‘kush kerkon, gjen’ -:) Ne fakt eshte kryer nje studim shume interesant i botuar ne Psychology Today, pikerisht per te pare se sa i vertete eshte nje perfytyrim i tille i shoqerise. Per kete u analizuan te dhenat e dhjetera studimeve te meparshme; ne total mbi 5,000 pjesemarres (67% femra). Studimi nxori si perfundim se ekziston nje superioritet i lehte i meshkujve persa i perket aftesise se tyre per te bere humor. 63% e meshkujve pjesemarres ne studim jane perceptuar si me me shume humor se mesatarja e femrave pjesemarrese. Por, kjo nuk do te thote se femrat nuk jane te afta per te bere humor. Perkundrazi, rezultati i studimit tregoi se edhe femrat pjesemarrese ishin teper te vleresuara ne aftesine e tyre per te bere humor.

Perfitimet qe sjell Sensi i Humorit

Pra, biem dakord se meshkujt jane me te afte per te bere humor. Por, a kane ndonje perfitim nga aftesia e tyre per te bere humor? Edhe ketu ndarja gjinore luan goxha rol. Meshkujt me sens humori kane shume perfitime ne jeten reale. Ja disa prej tyre:

  • Krijon kushte per karriera profesionale me te suksesshme. Humori i bere nga meshkujt ne pune, konsiderohet si pjese funksionale pozitive e punes, dhe kjo ben qe meshkujt me sens humori te marrin vleresime me te larta performance dhe te vleresohen me shume ne assessment te ndryshme qe behen per ngjitjen e shkalleve te karrieres, krahasuar me koleget e tyre pa humor. E kunderta ndodh per femrat: humori i bere nga femrat ne pune konsiderohet si nderprerje e panevojshme e punes, dhe pergjithesisht i penalizon ato persa i perket vleresimeve te performances dhe mundesise per te ecur ne karriere.
  • Ndihmon ne Suksesin e lidhjeVE romantike. Nje nga cilesite kryesore, qe femrat vleresojne kur zgjedhin partneret e tyre eshte aftesia e mashkullit per te bere humor. Pra, meshkujt me sens humori jane me te suksesshem kur vjen puna tek lidhjet romantike. E kunderta ndodh tek femrat: sensi i humorit nuk ngre shume peshe kur vjen puna tek krijimi i lidhjeve romantike. Meshkujt jane ne kerkim te femrave qe qeshin me humorin e tyre, sesa te femrave qe i bejne te qeshin ata vete.
  • Pranohen me shpejt ne rrethet shoqerore. Edhe pse njerezit gabojne kur mendojne se sensi i humorit eshte i lidhur me inteligjencen e personit (asnje studim i bere nuk gjen asnje lidhje mes te dyjave), serisht individet me sens humori jane me lehtesisht te pranueshem ne rrethe te ndryshme shoqerore. Kjo per faktin se sipas studimeve sensi i humorit lidhet drejtperdrejt me personalitetin ekstrovert te personit, qe e ben ate me te hapur ndaj botes se jashtme dhe njerezve te tjere. Ne kete pike, te dyja gjinite perfitojne njesoj: si femrat edhe meshkujt me sens humori tentojne te jene me te shoqerueshem dhe te pranuar nga njerezit perreth.

Per te balancuar disi efektin zhbalancues gjinor te sensit te humorit, vendosem qe sot te zgjedhim per ju disa produkte Unisex: (i) Kepuce Sportive “Puma”, (ii) Ore “Casio” retro style, dhe (iii) Parfum “Oud Maraam” me arome Unisex. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere ato.

Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Nje kuriozitet i fundit per t’u shuar eshte: Sa vleresohet humori ‘i piset’ ne marredheniet romantike dhe shoqerore? Vertete, ka shume njerez te cilet humorin e tyre e ngarkojne me fjale te pista. Ketu ne Shqiperi nje tendence te tille e sheh edhe neper shfaqjet e humorit ne skene apo ne televizion. A shton vlere nje lloj i tille i humorit, qe shpesh njihet me termin ‘humor banal’? Nga studimet e bera, rezulton se humori banal nuk eshte i vleresuar kur vjen puna per marredhenie te qendrueshme romantike apo shoqerore. Njerezit nuk pelqejne te kene prane vetes per nje kohe te gjate persona qe bejne ‘humor te piset’. Por, dhe ekziston edhe nje por -:) Sipas studimeve, batutat e humorit ‘dirty’ pijen uje kur vjen puna per flirte seksuale momentale. Femrat tentojne te terhiqen nga meshkujt me humor te piset, kur duan thjesht te kalojne nje nate me ta. Mesa duket ato e shohin nje gje te tille si variacion ne perditshmerine me humor normal.

Sic e shihni miq te dashur, humori mbetet mashkullor ne vetvete dhe i sherben me shume meshkujve ne shoqerite tona tipike patriarkale. Por, mendoj se kjo gje nuk duhet te sherbeje si mjet frenues per te mesuar vajzat qe te zhvillojne sensin e tyre te humorit. Ku i dihet?! Ndoshta vjen nje dite qe studime te reja do nxjerrin ne drite rezultate me inkurajuese per perfitimet e femrave nga sensi i tyre i humorit. Edhe nese te tjeret nuk e vleresojne, sensi i humorit kur perdoret pozitivisht zbukuron jeten e te gjithe njerezve qe i prek. Ndaj, hapeni veten e qeshni sa me shume miqte e mi. Sic thote edhe i madhi Charlin Chaplin:

“Nje dite e kaluar pa qeshur, eshte nje dite e shkuar kot”.

Featured image: https://www.needpix.com

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.