A e dini se: Te Perkedhelurit e Mamave Tentojne te bien ne Depresion

Sado qe prinderit deklarojne gjithmone se femijet duhen njesoj, te gjithe jemi deshmitare te te ashtequajturve te perkedhelurit e mamase apo babait, dhe kjo shpjegohet me ‘chemistrine’ e vecante qe krijohet mes nje femije dhe prindit te vet (hormoni i dashurise). Nje status i tille zakonisht krijon konflikte te ketyre femijeve me motrat dhe vellezerit e tyre, per shkak te ‘zilise’ dhe xhelozise qe femijet e tjere ndjejne per statusin tyre te privilegjuar ne familje.

Studimi

Por, sipas nje studimi te fundit te botuar ne Medical News, kjo nuk eshte gjithmone nje gje e mire per femijet. Sipas studimit me 725 pjesemarres femije-te-rritur nga 309 familje, rezulton se femijet qe mbajne statusin e te perkedhelurve te nenave te tyre, kur rriten tentojne te shfaqin me shume shenja depresioni. Mesa duket statusi i te perkedhelurit ne femijeri, i demton aftesite e tyre per te qene emocionalisht me te pavarur, krahasuar me motrat dhe vellezerit e tyre, dhe ne momentin qe nenat e tyre largohen nga jeta, ata bien lehtesisht ne depresion. Keto probleme shfaqen rreth fundit te moshes se mesme dhe fillimit te moshes se pjekur, gje qe e ben edhe me shqetesuese situaten depresive.

Studiuesit bejne thirrje per kujdes nga ana e nenave persa i perket menyres sesi i trajtojne femijet e tyre ne femijeri. Diferencimi i dukshem i femijeve, kthehet ne disfavor pikerisht per femijet te cilet ato perkedhelin me shume.

Rasti Konkret ne Familjen Time

Ne familjen time, nena ime gjithnje ka pasur te preferuar vellain e vogel, dhe preferenca e saj ishte e dukshme ne syte tane: e therriste me nje nofke perkedhelese (ndryshe nga ne te tjeret), e dallonte tek nazet ne te ngrene (ndryshe nga ne te tjeret) dhe e shprehte hapur dobesine qe kishte per te. Per fat te mire, deri me sot im vella ende nuk ka shfaqur shenja depresioni, por duhet thene qe sjellja prej te llastuari kundrejt familjareve te tjere eshte ende e dukshme edhe sot qe ai eshte ne moshen te rritur. Nuk e di nese ime me ka qene e ndergjegjshme per efektet e sjelljes se saj kundrejt tim vellai, por jam e sigurte se pasi te lexoje kete artikull do i rimendoje gjerat qe ka bere. (Qe te mos keqkuptohemi, dua te sqaroj se nena ime eshte nje nene shume e devotshme dhe shume e perkushtuar per te gjithe ne familje.)

Studiuesit mendojne se pas ketyre rezultateve, duhet te behen studime te tjera te cilat te studiojne sjelljen e te perkedhelurve te baballareve kur rriten, per te krijuar nje tablo te plote te sjelljeve ne familje dhe efekteve te tyre mbi te ardhmen e femijeve.

Deri atehere miq te dashur, beni kujdes me diferencimin e femijeve. Edhe pse eshte natyrale dhe shpjegueshme se prindi mund te kete dobesi te vecante per njerin nga femijet, na takon pikerisht ne prinderve si te rriturit ne familje, qe te mos lejojme diferencime te dukshme mes femijeve, pasi keshtu demtojme te ardhmen e femijeve tane.

Prinderim te mbare!

Hapsire per Blerje

Per ju sot ju propozojme Produktet Farmasi. Shume cilesore, ekologjike, pa kimikate, pa SLS, pa paraben, pa ngjyrues artificiale. Kush i ka provuar, i ka porositur perseri! Stafi yne kujdeset qe cdo porosi e bere nga ju te mberrije tek ju shume shpejt. Gjeni te fotot e meposhtme nje pjese te produkteve Farmasi.

Per te pare gamen e plote te produkteve Farmasi vizitoni FAMILY+ Shop. Produktet e Seteve dhe Linjave mund te blihen edhe vec e vec. Porosia vjen me poste drejt e ne shtepine tuaj. Pagesa behet ne momentin qe produktet mberrijne tek ju. Per porosi na shkruani ne: inbox ne Facebook apo ne WHATSAPP 0683060427.

Featured image: https://www.needpix.com

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.