Nenat mund te Mbrojne Adoleshentet nga Lidhjet e Dhunshme

Eshte fakt i njohur qe familjet e sotme mbartin shume konflikte brenda tyre, dhe dy nga shkaqet me te zakonshme jane: gjendja ekonomike dhe perdorimi i alkoolit dhe drogerave te ndryshme nga njeri nga partneret. Duke qene se fenomeni i familjeve konfliktuale eshte kaq i shpeshte, studiuesit e shkencave sociale marrin kohe per te studiuar e kuptuar se si konflikti ne familje ndikon ne jeten e femijeve te ketyre familjeve.

Te gjitha studimet e deritanishme, tregojne se femijet qe rriten ne familje, ku lidhja mes prinderve eshte e mbushur me konflikt, tentojne qe njesoj si prinderit e tyre te perfshihen ne lidhje sentimentale te dhunshme gjate adoleshences. Kot nuk ka dale edhe ajo shprehja “Dardha nen dardhe bie”. Por nje studim i fundit i bere nga Universiteti i Buffalos ne SHBA ka nxjerre ne drite disa perfundime vertete interesante ne lidhje me kete ceshtje.

Studimi fillimisht u be per te kuptuar ndikimin qe ka ne jeten e femijeve adoleshente familjet kur babai eshte i alkoolizuar. U mor kjo kategori, pasi prezenca e nje te alkoolizuari ne familje ben qe konfliktet mes prinderve te jene me evidente, edhe ne syte e femijeve. Studiuesit, perfshine ne studim edhe nje element tjeter: marredhenien e adoleshenteve me nenat e tyre. Pjesemarresit ne studim (227 ne total, 50% femra dhe 50% meshkuj) plotesuan pyetesore kur ishin ne klasen e 8-te dhe me pas ne klasen e 11-te dhe te 12-ten.

Rezultatet e Studimit

Analizimi i te dhenave te pyetesoreve te plotesuar nxori keto perfundime:

  1. Adoleshentet e ekspozuar ndaj konflikteve martesore ne familjet e tyre, tentojne te perfshihen ne lidhje te dhunshme rreth moshes 17 – 18 vjecare.
  2. Adoleshentet te cilet perjetojne konflikte ne familjen e tyre, por kane nje marredhenie te ngrohte me nenat e tyre ne moshen 12 – 13 vjecare, nuk e perfshijne veten ne lidhje te dhunshme drejt fundit te adoleshences.

Keto perfundime tregojne se ka ende drite ne fund te tunelit per femijet, te cilet rriten ne familje konfliktuale dhe me baballare pijanece. Dhe jane pikerisht nenat, engjejt e tyre mbrojtes, te cilat nese perqendrohen ne krijimin e marredhenieve te ngrohta dhe komunikuese me femijet e tyre, sidomos ne para-adoleshence, mundesojne rritjen e vetvleresimit te femijeve dhe i ruajne ata qe te mos perserisin gabimin e tyre per te jetuar lidhje te dhunshme.

Serisht shfaqet e fuqishme magjia e marredhenieve nene-femije. Nje marredhenie krejt e vecante, qe krijohet qe ne barkun e nenes dhe qe vazhdon te jete e forte edhe pasi femija arrin moshen e adoleshences. Dashuria dhe mbeshtetja e nenes, mbetet ilaci dhe arma me e forte ne mbrojtjen dhe edukimin e femijeve, qe nuk e pranojne dhunen si normale, edhe pse jane rritur ne familje te dhunshme.

Nenat mbartin fuqine qe, megjithese vete jane viktima te lidhjeve te dhunshme martesore, te mbajne femijet e tyre larg 30% te adoleshenteve te cilet/cilat perfshihen ne lidhje me partnere te dhunshem.

Ky perfundim eshte vertete shume i rendesishem per te gjetur menyrat e duhura per te mbajtur adoleshentet larg lidhjeve te dhunshme. Gjithashtu, gjetja e ketyre zgjidhjeve sistematike do bente qe efektet negative te nje femijerie te dhunshme te mos trashegohen brez pas brezi, duke e bere boten nje vend me ta paqte e me me pak konflikte.

Studiuesit bejne thirrje per kryerjen e studimeve me te hollesishme, ku te perfshihen rastet kur nena eshte e alkoolizuar, si edhe te shihet nese gjinia e femijes (djale apo vajze) ka premisa per ta ndryshuar kete efekt te dhunes ne familje. Do mbetemi ne pritje te botimit te ketyre studimeve per te mesuar me shume ne lidhje me kete ceshtje. Deri atehere, miq te dashur, mbani parasysh se modeli i jetes familjare qe iu imponojme femijeve tane, le gjurme te perhershme ne jeten dhe mentalitetin e tyre. Ndaj le te behemi me te pergjegjshem dhe te ndertojme foleza te ngrohta per femijet tane.

Ne nderim te dashurise per nenat, ne sot morem kohen per te zgjedhur nje veshje elegante dimerore qe nenat ta zbukurojne edhe me shume shtepine: (i) Fustan me Menge te Gjata me dizajn lulesh, (ii) Kepuce elegante, dhe (iii) Cante “David Jones” elegante dhe praktike. Klikoni mbi fotot e produkteve per tu njohur me detajet dhe per ti blere ato.

Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Featured image: “Mike” Michael L. Baird [CC BY 2.0], via Wikimedia Commons

Burimi

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.