Nje Menyre Tjeter per t’u Mbrojtur nga Semundjet e Trurit ne Pleqeri

Kemi folur me pare ne lidhje me semundjet e trurit (Demencia), te cilat pergjithesisht shfaqen tek personat e moshes se trete. Gjithashtu kemi sugjeruar se cfare duhet bere per t’i parandaluar apo shtyre ne kohe shfaqjen e simptomave te ketyre semundjeve. Sot do i shtojme kesaj liste nje tjeter element mbrojtes qe ka te beje me stilin e jetes se individit.

Nje studim i fundit i bere me 10,228 pjesemarres dhe i botuar ne PLOS Medicine, ka studiuar lidhjen e aktivitetit social te individeve me mundesine e shfaqjes se semundjeve te trurit kur individet kalojne ne moshen e trete. Nga perpunimi i te dhenave rezulton se:

  • Individet qe jane shume aktive nga ana sociale ne moshat 50 – 60 vjec (takojne miqte dhe te afermit e tyre pothuajse cdo dite) kane 12% me pak mundesi qe te semuren me semundjet e familjes Demencia.
  • Nderkohe, individet qe takohen me miqte dhe te afermit e tyre 2 ose 3 here ne muaj ne moshat 50 – 60 -70 vjecare, mbartin risk te larte te shfaqjes se semundjeve te trurit.

Studiuesit i shpjegojne keto rezultate me efektet pozitive qe ka shoqerizimi mbi perdorimin (apo mos-harrimin) e gjuhes dhe ruajtjen e kujteses. Te dyja keto elemente jane te parat, qe demtohen ne momentin e shfaqjes se semundjeve te trurit.

Edhe ky studim i fundit perforcon teorine se vetmia e moshave te treta eshte nje nga armiqte me te medhenj per shendetin e tyre. Largimi i femijeve per te jetuar me vete, si edhe humbja e njerezve te dashur, jane disa nga faktoret qe ndikojne ne vetmine e moshave te treta. Edhe pse ekzistojne disa zgjidhje alternative per te moshuarit e vetmuar, serisht ende nuk behet sa duhet per te minimizuar fenomenin e vetmise te moshat e treta.

Prandaj miq te dashur, asnjehere mos u lodhni se shoqerizuari edhe pse me kalimin e moshes tendenca eshte qe te kerkojme me shume qetesi. Planifikoni cdo dite te kaloni kohe me njerezit qe doni e respektoni. Behuni pjese e grupeve te reja, duke zgjeruar rrethin tuaj te interesave (behuni vullnetar ne nje organizate bamiresie, udhetoni ne grup, behuni me aktiv ne aktivitetet e komunitetit tuaj, filloni nje hobi te ri, ndani te rejat qe mesoni ne internet me miqte dhe te afermit tuaj, etj.) Nje stil i tille jete sociale do mundesoje qe ju te jeni mire me shendet edhe gjate viteve aspak te lehta te pleqerise.

Meqe po flasim per shoqerizimin, produktet qe ne kemi zgjedhur sot ndihmojne pikerisht ne kete drejtim: (i) Loja e Shoqerizimit (per t’u luajtur ne grupe njerezish qe pelqejne te shoqerizohen), (ii) Blloku per adresat dhe kontaktet e njerezve, dhe (iii) Kalendari per te shenuar takimet. Te treja jane produkte shume te nevojshme per te siguruar nje jete aktive sociale. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere.

Per te pare me shume produkte te nevojshme per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Wish Lists me produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Featured image: https://www.needpix.com

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.