Higjena e Shtepise – Nje Sfide Reale per cdo Familje

Perdite degjojme informacione qe flasin per rritjen e ndotjes pothuajse kudo: ujerat, atmosfera, toka, etj. Dhe sigurisht qe pyetja qe na mundon ne lidhje me higjenen e shtepise eshte: A eshte e paster shtepia ime? Ose me mire te themi: A eshte shtepia ime e paster sa duhet? Po krijojme per veten dhe familjen kushte optimale jetese?

Fakte te Nxjerra ne Drite nga Studimet Shkencore

Studimet e ndryshme shkencore kane nxjerre ne drite disa perfundime aspak optimiste per nivelin e higjenes e shtepise apo neper vendet e tjera ku kalojme shume kohe.

I. Ajri i Shtepise eshte me i Ndotur se Ajri Jashte.

Sipas nje studimi, ajri i shtepise eshte 2 – 5 here me i ndotur se atmosfera jashte shtepise. Imagjinoni c’do te thote kjo gje per ne qe jetojme ne qytete, qe shquhen per ajrin tejet te ndotur.

II. Detergjentet e Pastrimit ndotin ajrin me Kimikate

Nje tjeter perfundim i dale nga studimet eshte se: shumica e detergjenteve qe perdoren per pastrimin e shtepise permbajne kimikate dhe elemente te rrezikshme per shendetin.

Nga nje studim i fundit rezulton se: perdorimi javor i detergjenteve me permbajtje dezinfektanti ne pastrimin e shtepise, con ne mbipeshen e femijeve kur arrijne moshen 3 vjec (shkak eshte flora mirobiotike qe krijohet ne zorret e femijeve).

III. Lageshtira e Tepert ne Shtepi demton Shendetin e Familjes

Niveli i larte i lageshtires ne shtepi con ne krijimin e kushteve per zhvillimin e shume bakterieve te demshme, mykut dhe insekteve (merimangat, etj.), tregon nje studim. Nje shtepi e mbushur me myk dhe insekte le shume per te deshiruar persa i perket higjenes se saj.

IV. Ndotesit me te Medhenj ne Shtepi

Kepucet, veshjet dhe cantat jane burimi kryesor i futjes se mikrobeve ne shtepi thekson nje studim i hollesishem per kete ceshtje. Sipas tij ne kepucet tona ndodhen 421,000 lloje bakteriesh dhe mbi 90% e tyre hyn brenda ne shtepi bashke me kepucet e ndotura.

V. Mizat dhe Insektet Fluturueses

Mizat fluturuese dhe insektet e tjera (ato qe sillen rrotull llampave) mbartin shume me teper mikrobe sesa mendohej. Sipas BBC jane mbi 600 bakterie qe shperndahen vetem nga keto dy lloj insektesh, qe vizitojne shtepite sidomos gjate stines se ngrohte.

VI. Kimikatet dhe Pluhurat e Shtepise

Sipas nje studimi te botuar tek OSU.EDU, pluhurat e shtepise permbajne mikrobe, te cilat jane ne gjendje te zberthejne kimikatet qe gjenden neper shtepi (nga produktet kimikate ne shtepi). Problemi i vertete eshte se mbetjet qe rrjedhin nga ky proces jane akoma me te rrezikshme per shendetin e njeriut dhe mund te shkaktojne deri semundje kanceroze.

Vetem duke lexuar keto perfundime te nxjerra nga studime te mirefillta shkencore, dilema se cfare po bejme mire apo keq per higjenen dhe shendetin tone behet edhe me e madhe.

Mqs. tema e sotme eshte Higjena e Shtepise, ne morem kohen per te perzgjedhur disa produkte te nevojshme per te patur higjene te larte ne shtepi dhe nje ambjent qe mbron shendetin e familjes: (i) Libri qe tregon si te pastroni shtepine me produkte natyrale, (ii) Sode Buke 500 ml, (iii) Fshesa me Avull 5 ne 1, (iv) Filtri per Pastrimin e Ajrit, (v) Pajisja per Kontrollin e Lageshtires se Ajrit, (vi) Pajisja per Largimin e Insekteve dhe Minjve. Klikoni mbi produktet per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere ato.

Per te pare me shume produkte te nevojshme per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Wish Lists me produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Keshilla per Higjenen e Shtepise

Ne do perpiqemi t’iu vijme ne ndihme me disa keshilla, qe do iu ndihmojne ne higjenen e shtepise tuaj.

  1. Pastrojeni shtepine rregullisht. Per kete ndiqni Kalendarin e Puneve te Shtepise, ose krijoni nje rutine tuaj te rregullt.
  2. Ajroseni rregullisht shtepine (cdo dite, mundesisht disa here ne dite).
  3. Zgjidhni shtepi qe e ka te ndare ambjentin e gatimit nga ai i ndenjes. Keshtu do shmangni ngarkimin e ambjentit ku rrini me lageshtire dhe aroma te pakendshme.
  4. Hiqini kepucet kur hyni ne shtepi.
  5. mbajini Veshjet e jashtme dhe cantat larg dhomes se ndenjes dhe dhomave te gjumit.
  6. Nese mbani kafshe shtepiake, pastrojuani mire kembet kur vijne nga jashte.
  7. Perdorni sa me pak detergjente me kimikate per pastrimin e shtepise apo per qellime e tjera.
  8. Perdorni produkte natyrale per te pastruar shtepine: uthull nga vera e bardhe, sode buke, leng limoni dhe kombinimet e tyre.
  9. Mbajeni nivelin e lageshtise brenda ne shtepi nga 30% deri 50%. Per kete mund te merrni Pajisje per Pastrimin e Ajrit me 5 filtra.
  10. Fshijini pluhurat me lecke te njomur me uthull, per te eleminuar perhapjen e tyre ne ajrin e shtepise, si edhe dezinfektimin e mobiljeve.
  11. Mbani larg shtepise mizat dhe insektet. Pastrojini rregullisht tavanet dhe cepat e mureve, perdorni rrjetat ne dritare dhe dyer, pajisuni me Aparate kunder Insekteve.
  12. Eleminoni mobiljet dhe sendet e teperta. Sa me pak te jete e ngarkuar shtepia me sende, aq me kollaj pastrohet ajo. Duke respektuar prirjen e shume njerezve kundrejt sa me shume sendeve, ju rekomandoj te mbani vetem sende funksionale ne shtepi.
  13. Mbani higjene ne dhomen e gjumit. Per keshilla te dedikuara ne lidhje me kete ceshtje klikoni ketu.

Shpresoj qe keto keshilla te jete e vlefshme per ju ne rutinen tuaj per higjenen e shtepise miq te dashur. Mbani parasysh se nje nivel i caktuar mikrobesh ben mire per forcimin e imunitetit. Hiqini nga shtepia detergjentet qe shkaterrojne gjithcka. Sebashku me papastertite ato ndihmojne ne shkaterrimin e shendetit tone.

Featured image: http://www.picpedia.org/

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (PASTE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.