A e dini se: Leximi i Librave con ne Uljen e Denimit ne Burg?

Njihet boterisht mentaliteti i Vendeve Nordike ne lidhje me kriminalitetin. Ai pasqyrohet me se miri ne moton e tyre: “Kush hap nje shkolle, mbyll nje burg”. Zbatimi i kesaj motoje ne strategjite e tyre te arsimit dhe ne ndertimin e burgjeve, i ka dhene rezultatet e veta. Norvegjia eshte vendi me normen me te ulet te perseritjes se krimeve ne bote (rreth 20%). Gjithashtu, ajo eshte nje nder vendet me te sigurta ne bote (me vetem 3,933 te burgosur aktualisht).

Te frymezuar nga historia e suksesit te Vendeve Nordike, nje tjeter vend ne anen tjeter te botes, po perdor edukimin, si mjet per te ulur normen e perseritjes se krimeve nga te burgosurit. E kam fjalen per Brazilin, shteti amerikano-jugor me popullsi prej 209.3 million banore. Brazili eshte vend me ekonomi ne zhvillim, ku nje pjese e madhe e popullsise jeton ne varferi. Kjo ben qe niveli i kriminalitetit ne vend te jete i larte. Brazili ka 812,000 te burgosur (i treti ne bote, pas SHBA dhe Kines). Ky numer eshte sa dyfishi i kapaciteteve te burgjeve atje, prej rreth 418,000 shtreter. Sic mund ta imagjinoni, situata e burgjet braziliane eshte pertej asaj te nje katastrofe. Fatkeqesisht e ngjashme me burgjet e mbipopulluara shqiptare.

Programi i Faljes ne Sistemin e Burgjeve ne Brazil

Por, pervecse per krizen qe mbart ne vetvete, sistemi i burgjeve ne Brazil po merret si shembull nga vendet e tjera per nje program te vecante qe iu ofrohet te burgosurve per te ulur denimin e tyre. Programi fton te burgosurit qe te terheqin libra nga lista e miratuar dhe brenda 4 javeve t’a lexojne gjithe librin dhe te bejne nje recension me shkrim per te. Nje komision i posacem i vlereson recensionet per nga cilesia dhe jep viston ose jo per uljen e denimit te te burgosurit me 4 dite per cdo liber. Programi parashikon nje maksimum prej 48 ditesh/vit ulje denimi per cdo te burgosur te perfshire ne te.

Sot zgjodhem per ju disa libra qe femijet tuaj nuk do i leshojne dot nga dora: (i) “Bisha ne Pallatin e Bakingamit” (best seller), (ii) “Shkruani Historine Tuaj” (rrit imagjinaten dhe aftesine per te shkruar), (iii) 24 Perrallat e Disney ( Edicioni i Festave te Fundvitit), dhe (iv) Libri “Femijet me te Keqinj ne Bote”. Klikoni mbi librat per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere ato per kolopucet tuaj.

Per te pare me shume produkte te nevojshme per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Wish Lists me produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Perfitimet e Programit

Nje ide shume interesante! Duke iu referuar nje analize te bere nga ekspertet amerikane te burgjeve, programi sjell disa lloje perfitimesh:

  1. Nxit te burgosurit me nivel te ulet arsimimi te afrohen drejt librave dhe dijes.
  2. Ndikon ne uljen e normes se perseritjes se krimeve nga te burgosurit.
  3. Ul mbipopullimin ne burgje.
  4. Ul buxhetin per mbajtjen e te burgosurve ne burgje.

Nje zgjidhje me shume perfitime per te gjithe aktoret pjesemarres:

  • te burgosurit perfitojne uljen e denimit,
  • shoqeria perfiton uljen e krimeve dhe parave te taksave qe shkojne per sistemin e burgjeve,
  • shoqeria dhe ekonomia e vendit perfiton ne dispozicion krahe te rinj pune,
  • shteti perfiton uljen e buxhetit.

Programi ka vetem 6 vjet qe ka filluar te aplikohet, ndaj do duhet ende pak kohe per te matur rezultatet konkrete ne te 4 parametrat.

A nuk tingellon e jashtezakonshme te dashur miq: Ndersa e gjithe bota e lire po marroset pas internetit dhe rrjeteve sociale, duket se libri po gjen nje grup te ri lexuesish te interesuar per te-:)

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.