Eksperimentohet me Sukses Vaksina kunder Kancerit te Gjirit

Lajme te mire vijne nga SHBA ne lidhje me Kancerin e Gjirit. Semundja qe po tremb gjithe boten femerore dhe qe ka marre nje vemendje shume te madhe ne dekaden e fundit.

Disa Fakte per Kancerin e Gjirit

  • Eshte lloji me i perhapur i kancerit tek grate dhe numeron 25% te rasteve totale te kancerit tek ky grup gjinor.
  • Cdo vit preken 2.1 milion gra nga kanceri i gjirit.
  • Kanceri i gjirit eshte shkaktar i numrit me te larte te vdekjeve nga kanceri tek grate.
  • Kanceri i gjirit prek si grate edhe burrat.
  • Vleresohet se 12% e grave ne SHBA do te preken nga kanceri i gjirit gjate jetes se tyre.

Llojet e Kancerit te Gjirit

Njihen disa lloje te kancerit te gjirit. Sipas Fondacionit Kombetar per Kancerin e Gjirit ne SHBA, ata klasifikohen si me poshte:

Kanceri Metastatik i Gjirit

Ndryshe njihet si kanceri i gjirit i stadit 4. Ky lloj kanceri ka aftesine te perhapet e pjese te tjera te trupit si: mushkrite, melcia, kockat dhe truri.

Karcinoma duktale in situ (DCIS)

Nje kancer jo-invaziv qe zhvillon qelizat anormale ne kanalet e qumeshtit ne gji dhe ne fazat e para nuk perhapen pertej kesaj pjese. Edhe emri i tij ka pikerisht kete kuptim: ‘kanceri ne vendin origjinal’. Nese zbulohet ne kohe, ky lloj kanceri mund te kurohet me nje norme sherimi 99% – 100%.

Karcinoma Duktale invazive (IDC)

Njihet ndryshe edhe si Karcinoma Duktale Infiltrative. Ne kete lloj semundje qelizat anormale te kancerit qe formohen fillimisht ne kanalet e qumeshtit, perhapen edhe ne pjese te tjera te indeve te gjirit. 70% – 80% te rasteve te diagnostifikuara i perkasin kesaj kategorie te kancerit te gjirit. Nga ky lloj kanceri preken me ne shumti edhe meshkujt.

Kanceri i Trefishte Negativ i Gjirit

Ky lloj kanceri ndodh e 10% – 20% te te diagnostifikuarve dhe konsiderohet shume i veshtire per t’u kuruar. Nga ana shkencore ndodh kur ne gji mungojne elementet qe perthithin tre hormonet: estrogjenin, progesteronin dhe gjenin HER-2/neu. Ky lloj kanceri duhet te trajtohen me kimioterapi qe ne fazat e hershme.

Kanceri inflamator i gjirit (IBC)

Ndryshe i njohur si kanceri i stadit 3. Eshte nje kancer agresiv dhe me zhvillim te shpejte, ku qelizat kancerogjene depertojne ne lekuren dhe enet limfatike te gjirit. Ky lloj kanceri shfaqet vizualisht me zbutje dhe renie te gjirit, por mund te diagnostifikohet vetem me anen e biopsise.

Kanceri i gjirit gjate shtatzanise

Ky eshte nje lloj i rralle kanceri, qe shfaqet gjate shtatzanise por nuk shkaktohet prej saj. Per fat te mire me nje bashkepunim te mire mes gjinekolokeve dhe mjekeve onkologe ekzistojne trajtime qe mundesojne lindjen me sukses te femijes dhe jeten e nenes. Por, duhet thene se shfaqja e nje semundje te tille e veshtireson shume shtatzanine per nenen e ardhshme.

Karcinoma medulare

Ky lloj kanceri perben 3% – 5% te llojeve te kancerit. Zakonisht zbulohet permes mamografise, pasi nuk eshte shume i dukshem me sy te lire apo me kontrollet e gjirit me dore.

Karcinoma tubulare

Shfaqen tek grate mbi 50 vjec dhe perben rreth 2% te rasteve te diagnostifikuara me kancer te gjirit. Zbulohet permes mamografise dhe raste te tilla zakonisht i pergjigjen mire terapise hormonale.

Karcinoma mukoze

Ky lloj kanceri perfshin afersisht 1% deri 2% te te gjitha rasteve te kancereve te gjirit. Edhe ky lloj i kancerit te gjirit i pergjigjet mire trajtimeve ekzistuese.

Kanceri i Thithkes se Gjirit

Eshte nje lloj i rralle i kancerit, qe prek lekuren e thithkes se gjirit, pjesen e erret te saj. Per fat te keq, shfaqja e ketij problemi paralajmeron per lloje te tjera kanceri brenda ne gji si: DCIS apo IDC.

Duke qene se kjo semundje e tmerrshme prek me se shumti grate, ne zgjodhem disa produkte per zonjat sot: (i) Vathe te mrekullueshem Swarovski (platin + kristale), (ii) Byrzylyk i Bukur qe ndihmon me Dhimbjet e Artritit, (iii) Kapele qe shkon me cdo lloj veshje (me mase te pershtatshme dhe 10 ngjyra te ndryshme), dhe (iv) Cante dore me 30 dizajn te ndryshem. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere ato.

Per te pare me shume produkte te nevojshme per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Wish Lists me produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Vaksina

Tani qe u njohem me llojet e shumta te kancerit te gjirit, kthehemi tek lajmi i vaksines. Ky lajm i perket llojit te kancerit jo-invaziv te rrugeve te qumeshtit (DCIS). Klinika Mayo ne SHBA, ka realizuar nje vaksine per te prekurit nga ky lloj kanceri, e cila stimulon qelizat imunitare te trupit per te luftuar qelizat kancerogjene. Tashme pacientja e pare vullnetare, nje zonje e diagnostifikuar ne Mars 2019 me fazen fillestare te kancerit, eshte sheruar plotesisht pas 12 javeve te marrjes se vaksines. Vaksina eshte e ngjashme me vaksinen e gripit dhe lehtesisht e aplikueshme. Pacientja e dyte qe ka marre vaksinen po shfaq rezultate pozitive gjithashtu.

Ky eshte nje lajm i mrekullueshem, i ngjashem me ate te vaksines se HIV Aids. Nese vaksina ne fjale do miratohet nga autoritetet e barnave, nje vaksinim i tille i popullsise do parandalonte ndjeshem semundjen e kancerit te gjirit. Te shpresojme te dashur miq, qe gjithcka do shkoje mire me vaksinen dhe se shpejti ta leme pas friken e kancerin e gjirit, njesoj si shume semundje te tjera si: fruthi, poliomeliti, etj.

Featured Image: By MesserWoland – own work created in Inkscape, based on the graphics by Niki K, CC BY-SA 3.0, Link

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.