Ja perse Nenat marrin Qumesht me vete ne Maternitet

Nga diskutime te ndryshme neper grupet e nenave, me bente pershtypje nje fakt qe ato permendnin vazhdimisht. Shume nena tregonin se kur shkonin per te lindur merrnin me vete edhe qumesht per femijen. Kjo si mase paraprake nese qumeshti i vet nuk vinte menjehere pas lindjes.

Gjithnje me cudiste ky fakt, pasi une vete as nuk e kam menduar nje gje te tille, pjeserisht nga mungesa e pervojes. Por, pasi lexova per ngjarjen e tmerrshme qe kishte ndodhur para disa javesh ne nje spital ne SHBA, u dhashe te drejte nenave shqiptare.

Ngjarja ne Amerike

Ngjarja tragjike ndodhi ne spitalin Geisinger Medical Center (GMC) ne Danville. 8 foshnjat te lindura premature ne kete spital u infektuan ne te njejten kohe. Fatkeqesisht 3 prej tyre gjeten vdekjen nga infeksioni. Ndersa nga 5 foshnjat e tjera te infektuara, 4 e kaluan rrezikun, ndersa i pesti vazhdon te mjekohet me antibiotike.

Sipas burimeve te spitalit, infektimi kishte ardhur nga ndotja me bakterin pseudomonas e nje pajisje ne spital. Pajisja qe peshonte qumeshtin e dhuruar te gjirit, qe perdorej per te keto foshnja premature ishte infektuar me kete bakter. Dhe duke qene se foshnjat premature jane organizma shume delikate, ato u semuren rende nga ky bakter. Nje ngjarje shume e rende dhe me pasoja te tmerrshme! Dhe te mendosh qe ky spital renditet i 4-ti per nga standarti i sherbimit ne te gjithe Bregun Lindor te SHBA-ve. Familjet e foshnjave te vdekura kane ngritur padi ndaj spitalit per humbjen e tyre.

Ngjarja ne Gjermani

Por, ky nuk eshte rasti i vetem kete vit per infektimin e te porsalindurve ne spitale. Nje rast tjeter u regjistrua kete shtator ne nje spital ne Gjermani. 13 foshnja te porsalindura dhe 1 femije pak me i rritur u semuren, teksa ishin te shtruar ne spital. Shkaku? Nje bakter i quajtur Klebsiella oxytoca ishte ngjitur tek rrobat e lara te femijeve dhe i kishte infektuar ata. Per fat te mire infeksioni nuk ishte shume i rende dhe te gjithe femijet e infektuar e kaluan pa nderlikime shendetesore. Kjo ngjarje mund te konsiderohet fatlume, pasi bakteri k. oxytoca hyn ne grupin e baktereve shume rezistente ndaj antibiotikeve. Ndaj, nese femijet do kishin nderlikime te metejshme, do ishte shume e veshtire te kuroheshin.

Sipas burimeve te spitalit ne fjale, fajtori kete rradhe ishte nje lavatrice, ku laheshin rrobat e femijeve. U zbulua se ajo ishte jashte standarteve spitalore dhe se rrobat e femijeve ishin lare me temperatura te uleta. Serisht siguria e standarteve spitalore le per te deshiruar.

Sot vendosem te zgjedhim disa produkte per bebet tuaja te bukura: (i) Baby wipes for sensitive skin, (ii) Set me 3 batanije per te mbeshtjelle bebin, (iii) Set me mjete per perkujdesje ndaj bebit, dhe (iv) Jastek per Bebe. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere.

Per te pare me shume produkte te nevojshme per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Wish Lists me produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Keshilla per t’u mbajtur Parasysh

Dy ngjarje qe te ngjethin mishin, dhe njekohesisht na ben te mendojme se asnjehere nuk duhet t’i marrim si te mireqena ceshtjet e sigurise se bebeve tona. Te porsalindurit kerkojne kushte te vecanta higjene persa i perket te gjitha aspekteve: te ushqyerit, te veshurit, te larit, te fjeturit, etj.

Gjithnje kontrolloni me kujdes sa i fresket eshte qumeshti qe i jepni femijes (provojeni vete paraprakisht). Nje kujdes te vecante duhet t’iu japim eneve qe perdorim per pergatitjen dhe dhenien e qumeshtit. Uji qe perdorim per enet, ushqimin dhe larjen e femijes ka rendesi te vecante. Une kam zgjedhur te marr filtrin e ujit qe perpara se te me lindi vajza, duke shmangur keshtu problemet me ndotjen e ujit (bakteri ne spitalin amerikan kishte ardhur ne spital permes ujit).

Rrobat e femijeve duhet te jene 100% pambuk dhe pervec se te lahen me temperature te larte 60 grade apo 90 grade, gjithashtu duhet te hekurosen per 6 muajt e pare te jetes (nga brenda dhe jashte).

Nje kujdes i vecante duhet treguar per higjenen e dhomes se femijes: krevati, shtresat, lodrat, etj. Pasterti maksimale dhe hekurosje e te gjitha shtresave (carcafe, kuverta, etj.)

Vetem duke marre keto masa dhe duke mos neglizhuar per asnje moment dhe askend, ne sigurohemi qe te ruajme femijet nga infeksionet me bakteriet e shumta qe qarkullojne ne ajer, uje dhe toke.

Ne fund te ketij artikulli mund ta them me gojen plot se: nenat kane te drejt, qe marrin masa deri ne detajet me te vogla kur shkojne te lindin. Pervoja, por edhe instikti i tyre mbrojtes i memesise, i shtyn qe te mos lene asgje ne dore te fatit apo te personelit te spitalit. Ju lumte Nena te Palodhura! Ju jeni engjejt mbrojtes te femijeve qe ne momentet e para te jetes se tyre ne kete bote. Prinderim te mbare!

Featured image: https://www.needpix.com

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.