A e dini se: Vrapimi parandalon Kancerin?

Pervec perpjekjeve te njerezimit per te gjetur kuren sheruese te semundjeve terminale si kanceri, mjeket i kushtojne nje rendesi te vecante parandalimit te tij. Per kete jane bere shume studime, te cilat kane konkluduar se: Vrapimi parandalon kancerin!

Vrapimi, ky aktivitet kaq i thjeshte dhe pa kosto, mbart ne vetvete shume perfitime. Besoj ju kujtohet shprehja qe vjen nga Greqia e Lashte, vendi i olimpiadave dhe maratonave:

“Do te jesh i bukur? Vrapo.

Do te jesh i shendetshem? Vrapo”

Dhe duket se mjeket ne lashtesi dinin se c’thonin. Ne nje studim te publikuar ne Britisht Journal of Sports Magazine, studiuesit moren ne konsiderate te analizonin te dhenat e 14 studimeve te bera ne lidhje me vrapimin dhe efektet e tij. Ne total u analizuan mbi 232,000 pjesemarres per nje periudhe deri 30 vjecare vezhgimi.

Rezultatet e Studimit

Rezultatet e ketij studimi ne tavoline jane si me poshte:

  • Vrapimi eshte nje aktivitet i cili sjell shume perfitime per shendetin e njeriut.
  • Te vrapuarit te pakten 1 here ne jave, automatikisht ndikon ne permiresimin e shendetit te njeriut.
  • Vrapimi ul me 27% rreziqet shendetesore ne pergjithesi. E thene ndryshe, shendeti ne pergjithesi permiresohet me 27% probabilitet.
  • Vrapimi ul me 30% rrezikun e semundjeve te zemres.
  • Vrapimi ul me 23% rrezikun per diagnostifikimin dhe vdekjen nga kanceri.
  • Shtimi i oreve te vrapimit ne jave, jo domosdoshmerisht rrit perfitimet mjekesore te permendura ketu. Nese teprohet me vrapin mund te ndodhe qe te demtoni shendetin.

Te gjitha keto rezultate jane te krahasueshme me rastet kur individet nuk perfshihen ne vrapim. Pra, personat qe vrapojne kane 23% me pak shance te vdesin nga kanceri, krahasimisht me ata qe nuk vrapojne fare.

Te tjera Perfitime nga Vrapimi

Rezultatet e nxjerra per vrapin jane te ngjashme me ato te ecjes qe i kemi permendur ne nje artikull te meparshem. Eshte e mrekullueshme kur mendon se vetem me nje aktivitet kaq te thjeshte si vrapi, ne mund te kemi kaq shume perfitime teper te vlefshme shendetesore. Gjithashtu mund te perfitojme nga djegia e kalorive dhe permiresimi i look-ut tone. Shkarkimi i stresit eshte nje tjeter perfitim mendor qe sjell vrapi ne jeten tone.

Te dashur miq, merrni kohe te vraponi. Programoni te pakten 1 ore ne jave te vraponi ne ajer te paster apo ne palester. Ka kaq shume perfitime qe mund te merrni nga kjo, sa nuk krahasohen me te gjitha dietat, terapite, masazhet apo ku e di une cfare tjeter te marra sebashku. Ftoni miqte tuaj ne fundjave qe ne vend qe te bisedoni ne kafe: te bisedoni duke vrapuar. Organizoni kohe vrapimi per te gjithe familjen tuaj, si nje aktivitet argetues dhe kujdes ndaj shendetit. Keshtu, ju do arrini te edukoni veten dhe femijet me stil jete aktiv dhe te shendetshem. Qofshi mire!

Per te ndihmuar lexuesit tane te ushtrojne sa me shume aktivitet fizik, ne kemi krijuar nje liste te dedikuar produktesh te zgjedhura per ta: PHYSICAL ACTIVITIES Wish List. Ju mund ta aksesoni kete liste duke vizituar dyqanin tone online FAMILY+ e-SHOP. Per sot po ndajme disa nga produktet qe duhen per vrapimin: Veshje dhe Atletike per femra, Veshje dhe atletike per meshkuj, Corape qe ndihmojne qarkullimin e gjakut, Mbajtese Celulari. Klikoni mbi fotot e produkteve per t’u njohur me detajet dhe per t’i blere ato.

Per te pare me shume produkte te nevojshme per ju dhe familjen tuaj, ju ftojme te vizitoni FAMILY+ e-SHOP. Klikoni mbi emrin e dyqanit per te pare Wish Lists me produktet e perzgjedhura sipas kategorive. Lutemi mbani parasysh se faqja jone permban linja promovimi per produkte, dhe blerja e produkteve qe ne promovojme do kontribuoje ne ecurine e suksesshme te punes tone. Faleminderit!

Featured image: https://www.goodfreephotos.com/

Nese mendoni se ky artikull eshte interesant dhe i dobishem, lutemi Pelqejeni (LIKE) dhe Ndajeni (SHARE) me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale.

Na ndiqni ne Mediat Sociale: Instagram, You Tube, Facebook, Twitter, LinkedIn, Pinterest.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.